Dhuna, terrori dhe gjenocidi nuk harrohen kurrë, Rama po e injoron Kosovën!

Dhuna, terrori dhe gjenocidi nuk harrohen kurrë, Rama po e injoron  Kosovën!
Dhuna, terrori dhe gjenocidi nuk harrohen kurrë, Rama po e injoron  Kosovën!

Muhamet Kelmendi

  • 20 June 2021 - 08:37

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi


Lulëkuqet e Edi Rames janë të ngjyrës së zezë dhe ato po pikojnë gjak shqiptarësh. Këtë Edi Rama e din. Nuk besoj se e  ka harruar. Por, Kosova nuk duhet kurrë të harron. Plagët janë të freskëta dhe shumë të rënda

Tash e dy decenie pasi që shteti serb iku nga Kosova nuk ka pushuar së punuari ky shtet në drejtim të ripushtimit të Kosovës. Dhe, në mungesë të këtij suksesi, pikësynimi serb është ndarja dhe copëtimi i Republikës. Në këtë anë është puna politike, ajo diplomatike, ushtarake etj. Në çdo fushë, brenda dhe jashtë, ky shtet po punon për ripushtim të Kosovës. Armatimi i blerë dhe i dhuruar nga Rusia dhe Bjellorusia është shembulli më adekuat për qëllimet e shtetit serb. Armët nuk i blenë Serbia për sorra dhe zogj, por për Kosovën kryesisht dhe kundër shqiptarëve. Përndryshe, ky shtet nuk është në rrezik nga askush. Asnjë shtet nuk do të sulmon Serbinë. E kundërta është. Serbia kërcënon Kosovën dhe Bosnien e Hercegovinën, sikundër edhe Kroacinë e Malin e Zi. Por, synimet kryesore janë kundër Kosovës. Prapa nuk është as Mali i Zi. Kundër këtij shteti, Kosova dhe Shqipëria duhet të përgatiten. Lulëkuqet e Edi Rames janë të ngjyrës së zezë dhe ato po pikojnë gjak shqiptarësh. Këtë Edi Rama e din. Nuk besoj se e  ka harruar. Por, Kosova nuk duhet kurrë të harron. Plagët janë të freskëta dhe shumë të rënda. Republika e Kosovës kërkohet të punon në disa drejtime: 1. Në armatosjen e pandërprerë të ushtrisë së Kosovës dhe në futjen në veprim të shërbimit ushtarak të obliguar për të gjithë qytetarët e vendit tonë. 2. Në arenën ndërkombëtare për të sqaruar faktin se armët e shtetit serb janë kërcënim serioz i Kosovës. 3. Në njohje të reja të shtetit tonë. 4. Në sqarimin e shqiptarëve, andej e këndej kufirit, me gjendjen në raport me Tiranën dhe me pikësynimet sllave në Ballkan, sidomos të shtetit serb etj. 5. Në ngritjen e padisë për gjenocid pranë Gjykatës Ndërkombëtare kundër shtetit serb. 6. Në ngritjen e temave që Kosovës dhe paqes i duhen në raport me shtetin serb. Në këto çështje nuk duhet lëshuar asnjë milimetër. Anomalia qëndron te fakti se të mohosh të kaluarën tënde, në gjoja llogari të të tashmes dhe të ardhshmes, është të lësh popullin në baltë dhe pa të kaluar të veten. Kështu nuk ka askund. Kurrë nuk mundë të ndërtohet e tashmja dhe e ardhmja pa të kaluarën. E kaluara mësohet për të njohur atë dhe për të ditur të tashmen e për të planifikuar të ardhmen. Nëse ka vend në botë që kështu nuk punon, atëherë duhet përkrahur ideja e tillë. Por, kësi vendi nuk gjendet askund në botë. Kosova nuk duhet kurrë të harron të kaluarën. Shqiptarët kudo që janë duhet të njohin të kaluare. Vallë a munden shqiptarët për të harruar dhunën greke kundër çamëve apo atë serbe kundër kosovarëve. Ndoshta!? Por tash për tash jo.   


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".