Antishëndetësia tregues i  natyrës antihumane të qeverisë  Rama

Antishëndetësia tregues i  natyrës antihumane të qeverisë  Rama
Antishëndetësia tregues i  natyrës antihumane të qeverisë  Rama

Skender Kapiti

  • 21 June 2021 - 09:10

Shkruan: Skënder S.KAPITI 

Shkalla e mirëqënies së një shoqërie moderne matet me nivelin e lumturisë, mirëqënies,  arsimit dhe sidomos me shëndetin e popullatës. Shëndetësia në kohët moderne është prioriteti i prioriteve të politikave shtetërore, kombëtare e qeveritare sepse ka të bëjë direkt me shëndetin e popullit.

Perendimi investimin kryesor e bën në shendetësi, dhe mjeksia në një vënd apo shtet, shkalla dhe niveli i saj tregon edhe natyrën se sa human është një shtet. Ky është një  shkrim kritik kundër natyrës jo humane të një pushteti e regjimi sic është ky pushteti i Edi Ramës sot në Shqipëri, kur së fundmi mësohet se qeveria Rama krejt papritur i dëbon nga puna 1000 specializantë të shërbimit shëndetësor, për faktin se ata do të specializohen për 4  vite.

Po mirë mor ju miopë e të pashpirt, ju të lig  e të pandjesi humane, ju moj qeveri dhe ju z. Kryeministër a e mendoni Ju se me cfarë do të ushqehen këta mjekë dhe familjet e tyre për këto 4 vite?!

Sa shumë antihumane është kjo natyra e këtij pushtetit, kur juve bëni sikur po kujdeseni per shqiptaret kur atyre u desh që vetë shqiptarëte varfër të paguanin 2-3 mijë euro për t’u shëruar dhe për të paguar ilacet e shtrenjta kundër koronavirusit; sa hipokritë dhe djallëzorë bëheni   edhe sikur ankoheni e sikur po u vjen keq se nga Shqipëria po largohen mjekë dhe infermierë pasi shteti dhe qeveria nuk u krijon kushte, nuk i respekton dhe i keqpaguan ata.

Po mirë si është e mundur që edhe këtyre 1000 specializantëve, kësaj plejade të shkëlqyer intelektuale , akademike e shkencore në fushën e mjekësisë të cilët janë aset i madh kombëtar që do specializohen, në vënd që qeveria të krenohet me ta dhe t’i mbështesë financiarisht bën dhe vepron të kundërtën, i diskriminon ekonomikisht, pasi  në vënd që qeveria të akordojë një fond të vecantë për inkurajimin dhe për mbështetje financiare , pra në vend që qeveria të investojë për intelektin , për zhvillimin dhe për kujdesin shëndetsor qeveria i dëbon dhe u ndërpret rrogën këtyre 1000 mjekëve.

Nuk është se shteti e qeveria Rama nuk ka paratë , pasi kjo qeveri gjen paratë për të blerë votat, gjen miliona euro për të paguar oligarkët dhe hajdutërinë për të famshmet Partneritete Publike e Private; kjo qeveri gjen paratë për ecejaket e shtrenjta me avionë poshtë e lartë të qeveritarëve; kjo qeveri  për zullumet e saj paguan miliona euro për gjyqet e humbura në Strazburg; kjo qeveri gjen dhe jep deri dhe  20 milion euro për 1 km rrugë; kjo qeveri gjen miliona e miliona euro për të paguar pagat e mijra militantëve  mbushur administratën shtetërore me  parazitarë partie për fushatë elektorake.

Prandaj një veprim kundër mjekëve  i qeverisë shqiptare është krejtësisht në kundërshti me atë se taksapaguesit shqiptar paguajnë që qeveria t’u shërbejë atyre, ata paguajnë dhe mbajnë kryeministrin dhe qeveritarët rreth tij e familiarët rreth tyre  me rroga të majme dhe me privilegje të jashtëzakonshme   të cilët duke spekulluar me pushtetin bëhen miliarderë. Taksapaguesi shqiptar paguan edhe për korrupsionin qeveritar dhe administrativ.

Taksapaguesit shqiptarë, shoqëria civile dhe opozita politike shqiptare duhet të reagojnë fuqishëm kundër këtij dhe kësaj sjelljeje egoiste, të paturp dhe antihumane që ka ndërmarrë qeveria shqiptare kundër mjekëve.

Sa mossmirënjohëse dhe e paskrupullt tregohet kjo qeveri , e cila i mbajti këta mjekë në punë sa për të kapërcyer epideminë,ku këta mjekë kanë rrezikuar aq shumë si askush tjetër jetët e tyre në sghërbimtë qytetarëve dhe  për ta mposhtur pandeminë, ndërsa tani i dëbon nga puna ky pushteti i lig dhe i pabesë.

Po i kujtojmë Kryeministrit Edi Rama se kjo sjellje e pushtetit të tij , nuk është parë as në diktaturë, ku ishregjimi komunist specializantët i vlerësonte, dhe për kohën e specilizimit ata e vazhdonin spercializimin pa shkëputje nga puna dhe madje merrnin jo vetëm rrogën por edhe dieta gjatë periudhës së specializimit. Pse të largohen nga puna specializantët e mjekësisë , kur dihet shumë mirë se me mijra   mjek, mësues e pedagogë dhe lloj-lloj komisionerësh e tenderatarësh qeveritarë e administatorë e deri ka edhe deputëte    që bëjnë deri në dy e tri e më shumë punë shtetërore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".