Asociacioni është mollë sherri në mes ideologut patriot Albin Kurti dhe perëndimit! 

Asociacioni është mollë sherri në mes ideologut patriot Albin Kurti dhe perëndimit! 
Asociacioni është mollë sherri në mes ideologut patriot Albin Kurti dhe perëndimit! 

Blerim Burjani

  • 21 June 2021 - 18:37

Shkruan:ANALISTI: Blerim Burjani

Kurti nuk është politikan por është ideolog patriotik, e tash vështirësitë janë te ideologjia e jo diku tjetër. Ideologjia patriotike e shoqëruar me politiken e karakterizon thellësisht personalitetin e kryeministrit Albin  Kurti edhe në dialog me Serbinë.

Tash është edhe problemi jo i kreativitetit dhe i dijes,  edhe pse ai do të vazhdoj krye në vete të sillet duke mos i përfillë kërkesat ndërkombëtare deri te dështimi i negociatave. Kjo i kontribuon shumë një  status-quo ose i shkon për shtati Serbisë, të dyja këto  zvarritje i konvenojnë më së shumti Serbisë.

Pra nëse nuk ka kreativitet për zgjidhje nga ana e  Kurtit,  atëherë Kurti do të ballafaqohet edhe me presion edhe me  rrezikun e izolimit nga SHBA-të, nga BE-ja  dhe të tjerët, derisa  të bindet edhe populli që ta rrëzoj  këtë qeveri. Pra kjo  me këto zhvillime duket kështu si është për momentin, por nuk do të thotë se kështu mundë të ndodhë , duhet të presim  edhe për më tepër për konstatime, por po shihet që Asociacioni është mollë sherri në mes Kurtit dhe perëndimit.   

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".