Kushtëzimi i liberalizimit të vizave, ndëshkim që nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës

Kushtëzimi i liberalizimit të vizave, ndëshkim që nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 22 June 2021 - 18:38

Shkruan:Analist- Hajrullah Tërnava

Kjo situatë e krijuar tani me këto veprime të ndërkombëtareve, po na i humbë edhe shpresat e të drejtave ndërkombëtare sepse lirit e lëvizjes janë të drejta ndërkombëtare që në esencë nuk mund askush ti kufizoj, prandaj është e habitshme një situatë e tillë e krijuar ndaj kosovarëve, edhe me këto qëndrime të ndërkombëtarëve po vërehet qartë se Serbia  është e ledhatuara e BE-së, dhe  tani kërkohet nga qeveritarët tanë, së bashku pozitë dhe opozitë,  që në takimet me ndërkombëtarët t’iu japin prioritet këtyre qëndrimeve, të drejtave të lëvizjeve të lira, sepse nëse i tërë populli evropian e ka atë të drejtë të lëvizjes, bëhet pyetja se çfarë të këqija paskan bërë kosovaret që tani janë të dënuar me përkufizime të lëvizjeve të lira, padrejtësi që po vazhdojmë ta përjetojmë.

 

Kishte me qenë shumë e natyrshme që dialogu me Serbinë mos të kushtëzohej me procesin e vizave, nëse i kemi plotësua tjerat kushte sikur që këtë e pranonin ndërkombëtarët, sepse në këtë rast po pason populli i pafajshëm me liri të kufizuara të lëvizjeve. Tash po flitet edhe për këtë kushtëzim prandaj vërtetë është shqetësim i madh, pse  më në fund prapë kosovarët po u dashkan me u sakrifikua,  kur dihet çfarë ferri kanë kalua deri këtu ku ndodhen tani, vetëm ai sistemi shfarosës i Milosheviqit çfarë të këqija iu kanë bere kosovarëve, e ajo më e rënda është sikur që e dinë e  tërë bota,  vuajtjet që ia ka sjellë popullit shqiptar me gjithë ato masakra gjenocidiale, dëbime masive,  rreth një milionë i popullatës  larguan  nga trojet e tyre, e sa e sa dëmtime të patundshmërive e vrasjeve të tëra që sot e mbas sa viteve ende nuk ju dihen varret e atyre të vrarëve. Diela shtrohet se a dot thotë qe tani kosovaret prapë duhet të ballafaqohen me këto kufizime të lirive e të lëvizurit nëpër botë me kushte të ashpra, si i vetmi shtet që ka mbetur më i izoluar në botë. Tani aspak  s’po e kuptojmë pse po heshtë politika Kosovare, pozitë dhe opozitë, dhe nuk po kërkon me ngulëm që  procesi për vizat të ndahet nga dialogu me Serbinë, sepse është çështje ligjore dhe teknike, e nuk është çështje e raporteve ndërkombëtarë, ndërshtetëror edhe politike sikur që se fundi ashiqare po kushtëzohet me dialogun dhe kompromisin në dialog.  Po bëhet gjithnjë e më e pa pranueshme për palën kosovare, përfshirja procesit të vizave në pritje të finales së dialogut me Serbinë dhe shantazh për arritjen e marrëveshjes finale. Këtë strategji tani më e ka bërë shumë publike, për të mos thënë zyrtare Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbisë, Mirosllav Lajçak, i cili pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, ka theksuar edhe një herë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm, dhe se pa rezultate të prekshme në  këtë proces nuk mundë të këtë as përparim- vendim pozitiv për vizat.  Lajçak ka theksuar se 18 vjet pas takimit të Selanikut, ku u shqiptua një deklaratë për të ardhmen e BE-së, por  tash e ndodhemi në një situatë ku vetëm një shtet i Ballkanit Perëndimor është bërë anëtar i BE-se, me Serbinë që s’ka pasur përparime, të tjerët presin dhe dy të tjera shpresojnë̈ ta marrin së shpejti por Kosova mbete akoma larg me qeshjen e liberalizimit të vizave, prandaj është e rëndësishme të niset dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, prandaj do të ketë shumë aktivitete këtë vit.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".