Në Bruksel nuk po kërkojmë “zgjidhje teknike”, por zgjidhje antikoloniale për Kosovën !

Në Bruksel nuk po kërkojmë “zgjidhje teknike”, por zgjidhje antikoloniale për Kosovën !
Në Bruksel nuk po kërkojmë “zgjidhje teknike”, por zgjidhje antikoloniale për Kosovën !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 23 qershor 2021 - 09:19

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

***- Dhe, pa këtë zgjidhje mbi bazën e së drejtës historike dhe mbi të drejtën e vetëvendosjes, kurrë nuk do të ketë  marrëveshje paqësore me Serbinë kolonialiste.  Kontesti me Serbinë ka vetëm karakter kolonial, jo as “teknik” e as minoritar serb. Prandaj, ky problem nuk mund të zgjidhet në Dialohun e Brukselit, por, patjetër duhet të zhvendoset në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

  Traktati paqësor, dëshirë e mirë, por i paarritshëm brenda një dekade të plotë (2011-2021)

-Po vetëm ndonjë i verbër dhe mendjeshkurtër nuk do të pranonte një traktat paqësor me Serbinë. Ky propozim i palës negociuese të Kosovës, është i ditur që nga viti 2012, kur ish-kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuqi ia pati propozuar palës negociuese serbe. Mirëpo, ishpresidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ish-kryeministri Aleksandër Vuçiq (aktualisht president) atë e kanë hedhur poshtë, me jusitfkimin se lidhja e një marrëveshjeje të tillë paqësore , do të ishte në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare sipas së cilës Kosova nuk është subjekt juridik i së drejtës ndërkombëtare. Ky kosntatim de jure  është i qëndrueshëm, mbase vetëm dy subjekte të barabarta juridike të së drejtës ndërkombëtare, mund të jenë palë nënshkruese e ndonjë traktati, konvente, marrëveshjeje, deklarate a protokolli ndërkombëtar.

Çfarë traktat paqeje me Serbinë?!

 (nga viti 2014)

Duke mos e perseritur ate cfare kam shkruar para nje viti ne kete teme, thjesht, nuk do te kete kurrfare efekti juridik pozitiv nderkombetar asnje traktat politik, miqesor dhe paqesor me Serbine, sepse Kosova ende nuk eshte njohur nga OKB-ja, as nga vete Serbia.

Përfundimi i një traktati të tille, do te kishte vetem karakter politik te vullnetit te mire te dy paleve, por pa asnje obligm juridik nderkombetar ngase fjala eshte per dy shtete te ndryshme te pabarabarta sipas se drejtes nderkombetare. Kosova ende nuk eshte SUBJEKT JURIDIK I SE DREJTES NDERKOMBETARE, nderkaq Serbia po.

Prandaj, kalkulimet dhe simulimet politike dhe diplomatike te pales shqiptare lidhur me parashikimin e nje traktati paqesor me Serbine, do konkretizoheshin vetem atehere, pasi OKB-ja ta kete njohur Kosoven, e cila automatikisht do te fitonte cilesine e SUBJEKTIT JURIDIK te se drejtes nderkobmetare. Ndryshe jo, hiq. Te gjithe shqiptaret duan te kene marredhenie te mira dhe miqesore me Serbine, por vetem mbi BAZEN RECIROPROKE si dy shtete te barabarta.

Mirepo, derisa Serbia ne Kushtetuten e saj (2006) Kosoven e konsideron "province serbe". Cdo lidhje Traktati me Serbine, eshte vetem nje cirk dhe humor politik. Eshte nje iluzion i kote i atyre qe u eshte bere mendja "Beograd", duke mos pare se Serbia ende nuk ka hequr dore nga Kosova.

Kete e deshmon, edhe Marreveshja e Brukselit Thaci-Daciq (19 prill 2013), sipas se ciles Serbia me ndihmen dhe me nenshkrimin e BE-se dhe te qeverise se Kosoves, llogarit ne shkeputjen e pjeses Veriore te Kosoves (gradualisht dhe ne menyre paqesore me vullnetin e qeverise dhe te parlamentit te Kosoves, i cili, edhe e ka ratifikuar Marreveshjen e Brukselit, me 27 Qershor 2013).

Zgjohuni nga "gjumi dimeror" derisa nuk eshte bere vone, e refklektoni me thell dhe me gjithanshmerit pse Beogradi ,duke e keqperdorur BE-ne, me cdo kusht po ngulmon qe te finalizohet Marreveshja e Brukselit, me qellim qe t’i normalizoje marredheniet me Prishtinen, ne menyre qe brenda nje kohe te shkurter, ta shkepute dhe rianeksoje pjesen Veriore te Kosoves, madje me vetenenshrkimin e pales shqiptare te Kosoves.

Ky do te ishte suksesi me i madh profitabil i politikes dhe i diplomacise se Beogradit zyrtar, i cili perdite po trumbeton para bashkesise nderkombetare, qe kurre nuk do ta njohe Republiken e Kosoves!

- Cfare do te thote kjo politike, propagande dhe diplomaci antishqiptare e Beogradit zyrtar per politikën dhe diplomacine zyrtare te Prishtines dhe te Tiranes?

- Është ky ÇELESI I PAJTIMIT, I KOMPROMISIT POLITK RECIRPOK, QE DO TE CONTE DREJT NORMALIZIMIT TE MARREDHNEIEVE ME SERBINE? - Apo eshte vetem nje cirk politik dhe diplomatik i radhes, qe do te perfundonte sikurse NDESHJA FUTBOLLISTIKE E KOMEBTARE SHQIPTARE NE BEOGRAD, ME 14 TETOR 2014?

Sido qe te jete, pajtimi i shqiptareve dhe i serbeve ne Ballkan, nuk do behet kurre vetem duke u perqafuar dhe, duke ngritur dolli lideret politike dhe shtetaret tane me ata serbe qofte ne Beograd apo jashte Serbise, para se Serbia te jape prova te forta materiale dhe konkrete mbi BAZEN E RECIPROCITETIT.

SE PARI, ta njohe Kosoven si shtet te pavarur dhe sovran;

SE DYTI, t’u kerkoje falje kolektive shqiptareve per gjenocidin e kryer ne Kosove gjate viteve 1989-1999;

SE TRETI, t’i zbulojë të gjitha varrezat masive ne Serbi;

SE KATERTI, te jape llogari edhe për “1665” shqiptare te zhdukur ne Kosove;

SE PESTI, te pezulloje aktpadine per themelimin e Gjykates Speciale Evropiane per denoncimin e krimeve te luftes ne Kosove te pjesetareve te UCK-se;

SE GJASHTI, t’i paguaje reparacionet e luftes per te gjitha viktimat, shkaterrimet dhe demet materiale, te shkaktuara ne Kosove (1989-1999);

SE SHTATI, t’ua njohë të drejten e vetevendosjes shqiptareve te Presheves, te Bujanocit dhe te Medvegjes, qe te ribashkohen me Kosoven, përkatësisht me Shqiperine etnike, jo te kerkoje “kembimin” e Presheves shqiptare, duke ia hequr pjesen veriore Kosoves shqiptare, ne menyre qe atje, te krijonte edhe nje Republika srpska te Bosnjes per te zgjeruar kufijt territoriale te Serbise se madhe te Slobodan Milosheviqit, i cili per te arritur kete qellim fashist gjeopolitik “lebensraum” ne kurriz te territoreve te shteteve fqinje (Kroacia, Bosnja dhe Kosova), edhe i pat kryer tri agresione dhe gjenocide kunder Kroacise, Bonsjes dhe Kosoves.

Pa plotesimin e ketyre kushteve çdo marreveshje me Beogradin, do te jete vetem “nje shkronje ne akull”, asgje me teper.

Vetem kur Serbia t'i kete plotesuar keto kushte, politika zyrtare shqiptare, do te mund te hidhej ne veprim konkret per t'i normalizuar marredheniet ndershteterore me Serbine. Ndryshe, do te reprizohej ndeshja futbollistike Serbi-Shqiperi per kualifikimet e Kampionatit Evropian te Futbollit me 2016, e cila u nderpre, pikerisht per shkak te demonstrimit te politikes dhe te praktikes raciste, barbarike dhe fashiste te Serbise, me c'rast u demtua pala shqiptare, e cila, jo vetem se u ndeshkua fizikisht nga dhuna dhe nga terrori ultranacionalist serb ne terren, por me pas, edhe nga UEFA, e cila mbeshteti dhe legalizoi racizmin dhe fashizmin serb, duke mos i denuar me rastin e marrjes se vendimit te saj.

Deri kur politika dhe diplomacia e Kosoves dhe e Shqiperise, do t’i “vardisen” politikes dhe diplomacise se Beogradit, ne menyre qe Serbia te hyje sa me pare ne BE, ashtu sikurse qe ndodhi me dialogimin e deritashem me Prishtinen dhe me Tiranen, te cilat i ndihmuan Serbise, qe te fitonte statusin e kandidatit per te aderuar ne BE?!

Kete te vertete e deshmoi edhe ministri i Jashtem i Kosoves, Enver Hoxhaj, i cili ne nje interviste te gjate dhene gazetes serbe “Blic” te Beogradit, deklaroi: “ Dialogu me ne i mundesoi Serbise, qe ajo te fitonte statusin e kandidatit per ne BE”. ((//http://www.blic.rs/Vesti/Politika/505472/Enver-Hodzaj-Hocemo-mirovni-sporazum-sa-Srbijom-za-tri-do-pet-godina//).

-E, çfarë fituan Shqipëria dhe Kosova për atë ndihmesë që ia bënë Serbisë, në mënyrë që ajo të fitonte statusin e kandidatit në BE?

-Asgjë, pëpos që diplomacia e enver hoxhajve ia krijoi kushtet dhe mundësitë Serbisë, që t’ia impononte kërkesat e saj BE-së lidhur me ndërkombëtarizimin e çështjes veriore të Kosovës. Këtë e provoi edhe lidhja e Marrëveshjes së Brukselit, e nënshkruar nga të dy ministrat Thaçi-Daçiq me ndërmjetësimin e ish-shefës së diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton (13 prill 2013).

Pavaresisht se çfare pohojne edi ramet dhe enver hoxhajt, pa kerkimfalje, pa njohjen e Republikes se Kosoves, si dhe pa braktisjen e politikes serbomadhe, Serbia kurre nuk do te kete marredhenie te mira me Kosoven. Nuk ka pajtim me ate politike te pretendimeve territoriale te saj ndaj shqiptareve dhe Shqiperise etnike.

Shkurt e shqip, pa njohjen e Kosovës, s’ka kaptinë të re historike dhe paqësore me Serbinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".