Nervoza e Ramush Haradinaj dhe fusnota e Edita Tahirit!...

Nervoza e Ramush Haradinaj dhe fusnota e Edita Tahirit!...
Nervoza e Ramush Haradinaj dhe fusnota e Edita Tahirit!...

Ismail Muçiqi

  • 23 June 2021 - 09:29

Shkruan:Ismail Muciqi

OPINION ME SHKAS

Opozita në Parlamentin e Kosovës si duket ka humbur rrugën dhe arsyen për të bërë politikë racionale duke e përdorur retoriken politike te shekullit të kaluar. Kështu Ramush Haradinaj ende pa u kthyer nga Brukseli Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ky mori yrysh për të organizuar konferencë shtypi duke e akuzuar qëndrimin e Kurtit në vazhdën e dialogut me Serbinë. Akuzat e tij ishin qesharake dhe me plot shpifje të cilat nuk i përkasin një profili të ndonjë politikani të kohës.

Ramush Haradinaj e akuzoi Albin Kurtin duke e quajtur mashtrues dhe kalkulont rreth vazhdimit të bisedimit me Vuqiqin. Ai kohë më parë në mbledhjen e Parlamentit të Republikës së Kosovës ju drejtua Albin Kurtit me pyetjen banale dhe qesharake e mos të themi të mjerë.. “Allahile Albin mos je i porositur nga Serbia për të punuar në interes të saj e kundër Kosovës”.

Ky Ramushi po harron se ishte mu ai i cili ja delegoi kompetencat e dialogut me Vuqiqin ish Presidentit të Kosovës Hashim Thaqit dhe kështu veproi kundër mandatit dhe përgjegjësisë si Kryeministër vendi. Ramush Haradinaj ishte ai i cili u taku disa here me kryekriminelin serbë në veri të Mitrovicës Radoviqin dhe Vesinoloviqin, të cilët i ftoi edhe në ish kabinetin e ti si Kryeministër i Kosovës.

Ramush Haradinaj po harron se si ish Kryeministër i Kosovës vendimin e par në Qeverinë që ai e udhëheqte ja rriti rogën veti dhe kabinetit të ti dhe kështu nxiti shumë reagime dhe pa kënaqësi tek qytetarët e vendit. Ai i futi duart thellë edhe në Agjencionin e Privatizimit duke privatizuar për veten dhe familjen e ti me qindra e qindra hektarë tokë me qmime qesharake. Ai po harron se në kohën sa ishte në krye të Qeverisë Ministrat e ti fituan tenderë deri në shumën e 5 milion eurove e mos të flasim për nepotizmin politikë dhe partiak të cilin ai e instaloi në institucionet e vendit. Ai ende nuk është këndell dhe vedisuar se kapacitetin dhe fuqinë e ti politike e dhanë qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e fundit nacionale me që rast partia e ti pësoi debakël. Folklorizmi dhe pseudopatriotizmi politikë Kosovës gjatë periudhave të caktuara i solli dëme të pa riparueshme në politikën dhe diplomacinë e jashtme.

Kështu Edita Tahiri sa ishte kryenegociatore e Kosovës në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përpos që nuk i solli asnjë të mirë Kosovës ajo Kosovës ja solli Sihariqin më të keq duke negocuar dhe pranuar fusnotën e cila Kosovës ja ka lidh të dy këmbët. Kjo u pa  edhe këto ditë kur po mbahen takime të ndryshme rajonale të liderëve të Ballkanit perëndimor, fusnota po prezantohet në mënyrë permanente nga ana e serbisë. Këta janë politikajt të cilët tani në këto ditë kur u mbajt takimi i par ndërmjet Delegacionit të Kosovës dhe Serbisë janë ngritë në këmbë kundër Kryeministrit Kurti dhe delegacionit i cili do ta përfaqësojë Shtetin e Kosovës në bisedimet me Serbinë.

Këta të cilët e nënshkruan marrëveshjen për themelimin e [Zajevnicës] këta të cilët që nga viti 2011 nuk arritën që sovranitetin e Republikës së Kosovës ta administrojë në tër territorin e saj, nuk arritën që flamurin dhe stemën e Kosovës ta fusin në institucionet e pushtetit lokal të Komunave Serbe, tani dështimet e tyre po mundohen t’ia ngarkojnë Qeverisë aktuale. Këta ish politikaj të cilët janë bërë të pa durueshëm për kohën tani kanë filluar që edhe ndaj Presidentes Vjosa Osmanit të nënshkruajnë peticion duke e dërguar vendimin e saj në Gjykatën Kushtetuese për rastin e shkarkimit të Valdete Dakes nga Kryetarja e KQZ-së. Këta po vazhdojnë me shantazhe të cilat më së miri këta din ti qëndisin dhe ti ziejnë në kuzhinat e tyre për qëllime të erta. Këta ende spo e kuptojnë se Mazhoranca në pushtet ka vota të mjaftueshme për të marr vendime autonome edhe pa pëlqimin e opozitës të cilës ja treguan fuqinë dhe vendin qytetaret e Kosovës në zgjedhjet e fundit nacionale. Këta nuk arritën asnjëherë të mësojnë dhe të kuptojnë se qytetaret e Kosovës nuk dojnë konflikte, përqarje dhe opstrukcione të cilat u kanë dal mbi kapuç.

E këte më së miri opozita do ti kuptojë në zgjedhjet komunale të cilat po vinë në muajin Tetor e ku si shifet do të pësojnë goditjen më të madhe nga elektorati. Në fund po theksojmë se Republika e Kosovës është demokraci parlamentare e dalur nga vota e lirë e popullit përmes të cilës përcaktohet fuqia dhe përgjegjësia institucionale për shtetin.

Prandaj ata të cilët ja dojnë të mirën këtij vendi kanë detyrë dhe obligim institucional shtetëror dhe kombëtar ti bashkohen konceptit të Qeverisë aktuale për t/ndihmuar dialogun me serbin nga ekspertët dhe politikanët të cilët kanë dije dhe motiv për ta zgjedhur këtë problem shekullor me Serbin. Qdo hile, dhe opstrukcion për interesa karrieriste duhet gjykuar dhe dënuar përmes bekimit të popullit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".