Ligji për Gjykatën Komerciale, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit

Ligji për Gjykatën Komerciale, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit
Ligji për Gjykatën Komerciale, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit

Dardan Grapci

  • 23 June 2021 - 18:52

Shkruan: ANALISTI:Dardan Grapci

Ligji për Gjykatën Komerciale, e cila eshte proceduar nga ministria e drejtësisë ne Qeveri eshte një hap pozitiv dhe i rëndësishëm për krijimin e një klime më të favorshme të zhvillimit ekonomik në vend,  për konkurrencë lojale në mes të investitorëve serioz potencial brenda dhe jashtë vendit, sepse me këtë ligj përfundon ajo historia e mbrapsht  e mbajtjes së monopolit nga ana e mafio-bizneseve në tregun e brendshëm, të lidhura me politikën.

 

Me ligjin për Gjykatën Komerciale, do të krijohet një siguri e plotë dhe barazi për  të gjithë investitorët serioz, jo vetëm atyre që konkurrojnë  nga  rrjeti i bizneseve brenda vendit, por  do të jetë një joshje e madhe edhe  për investitorët nga diaspora,  edhe për investitorët e huaj të cilët do të zgjedhin ofertën e Kosovës dhe të  investojnë në Kosovë,  pa pasur frikë nga mit-marrja apo kërcënimet e biznesmenëve të cilët janë aktualisht në treg të Kosovës. Ligji do të ofron mbrojtje dhe mundësi të drejtë për të gjithë.

Gjithashtu ky ligj do të luftojë konkurrencën e egër jo lojale në  treg, që do të thotë konkurrenca biznesore në Kosove do të jetë  lirë dhe e drejtë sipas ligjit dhe do të vijnë në shprehje vetëm ato kompani serioze legale e të cilat dëshmojnë se  kanë kapacitete për projekte serioze zhvillimore. Monopolet kriminale dhe favoret e bizneseve familjare, ato që kryesisht janë përdorur vetëm për shpërlaje ta parasë së pistë të krimit të organizuar do të shuhen gradualisht,  ku do të ju hapen dyert e atyre bizneseve të cilat  mundë të jenë edhe fillestare në vend por kanë besueshmëri dhe seriozitet në tregun e punës.

dihet fare mire se si në Kosovë për këto dy dekada bizneset e ndershme  që janë hapur dhe kanë konkurruar për projekte apo me projekte  zhvillimore për interesin publik, punësim e zhvillim të qëndrueshëm,  janë penguar, janë shantazhuar dhe nuk janë lejuar nga bizneset monopol të lidhura me krimin e organizuar në maje të shtetit, sepse e kanë konsideruar angazhimin e tyre konkurrencë të rrezikshme që ju   merr tregun, prandaj  shume prej tyre janë detyruar të mbyllen, ose të vendosin që kapacitetet e tyre të teknikës dhe punës ti japin për të tjerat me qira, apo edhe të shiten me çmim shumë të lirë  tek bizneset aktuale ekzistuese që mbajnë monopolin. Ky Ligj le të mbetet vetëm edhe një hap tjetër pozitiv i kësaj Qeveria brenda 100  ditshit të parë të punës, që dëshmon se ka vullnet dhe përpjekje për  ti ndryshuar rrjedhat e zhvillimit të vendit pozitivisht. Me këtë Ligj për Gjykatën Komerciale çdo gjë do të rikthehet në linja normale funksionimi ku edhe bizneseve të vogla  do të ju krijohet mundësia dhe hapësira që të  këndellen dhe veprojnë në fushën e vetë, sidomos ato që kanë qenë në prag të bankrotimit, si nga konkurrenca jo lojale në treg, edhe nga  shkaku i pandemisë, por edhe nga ndarja e pa drejtë e drejtësisë në gjykata kur është bërë fjalë për ndonjë rast të natyrës ekonomike-komerciale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".