Pse shqiptarët u besojnë aq verbërisht të huajve!

Pse shqiptarët u besojnë aq verbërisht të huajve!
Pse shqiptarët u besojnë aq verbërisht të huajve!

Fadil Maloku

  • 24 June 2021 - 16:17

Shkruan: SOCIOLOGU: Fadil Maloku

 1. Historikisht, prej që shqiptarët janë identifikuar si komunitet, si etni, si komb, e si organizim socio politik, por, jo edhe si individ e familjar, gjithnjë kanë pasur probleme të akomodimit me të tjerët! Jo me fajin e tyre sa me fajin e tjerëve, të cilët u dëshmuan si më të shkathët në krijimin dhe organizmin e jetës së vetës së tyre individuale e kolektive. Dhe jo vetëm kaq, këta të “tjerë” këtë shkathtësi dhe organizim politik, social, kulturor, e besa edhe sish ushtarak e “mirëmbajtën” edhe përmes pushtimit dhe imponimit të vullnetit të tyre mbi shtetet, kombet dhe shoqëritë tjera të shquara sociologjikisht si “periferike”, ku në vorbullën e saj, e gjetën veten edhe paraardhësit e shqiptarëve të sotëm. Këta paraardhës tanë, që historia i identifikon herë si pellazgë e herë si ilirë, me indiferencën dhe jo gatishmërinë për ta udhëhequr vetën e tyre mbetën peng (qysh në Iliri e Dardani, e për të vazhduar më tej këtë “traditë” famëkeqe, me Skënderbeun… e deri në ditët e shekullit tonë) të ambicieve dhe synimeve të këtyre “tjerëve”. Tani duke u munduar që ta zbërthejmë, lojalitetin besimin, apo edhe “aftësinë ose prirjen” e akomodimit të shqiptarëve, ndaj pushtuesve, sunduesve (që shpeshherë ngatërrohej (pa)qëllimshëm me termat dhe konceptet e miqësisë (shih ti edhe epike!) dhe aleancave të ndryshme që u “evidentuan” nëpër gjithë katalogët e historisë së qetësimit të tyre si organizëm socio politik. Dhe po më duket që krejt kjo logjikë për një besim blanko, e do shtoja ngandonjëherë edhe skajshmërish të verbër e tyre, që sa herë e donte nevoja ua dëshmonin (hiq pa na e kërkuar!) personave, komuniteteve, popujve dhe shteteve të huaja!

2. Dhe se e gjithë kjo temë e shtruar kështu me qëllim të zbërthimit të origjinës së kësaj rrjedhje, apo s’po di sa ta shquaj ndryshe, po më duket që më shumë është tematikë etike se sa antropologjike. Nëse është etike, kjo i bie që “verbëria” jonë individuale, po edhe ajo kolektive sociologjikisht duhet gjurmuar tek kodet, normat dhe dosido edhe te periferizimi i tyre në gjithë historinë e organizimit psiko  social. Por, nëse është antropologjike (gjë që shumë pak gjasa argumentuese), atëherë, këtë lloj besimi të verbër që e kanë demonstruar shqiptarët ndaj të huajve, duhet kërkuar tek veçoritë biologjike të tyre. Që është jo vetëm një adresë e gabuar, por na del edhe si një “dëshmi” antisociale e antihistorike!

3. Së këndejmi, dioptria sociologjike duket mund që na jap shpjegimin më të përafërte e do thoja edhe më të besueshëm për këtë farë veçorie e “produkt” historik të identifikuar simom “made in albania”. Sociologjikisht, mungesa e një përvoje historike e qeverisjes me vetën e tyre (sepse, me të tjerët/si në perandorinë romake, ashtu ate otomane dhe atë serbe/ janë dëshmuar si mjaft të shkathët dhe të zotë) mendoj që egoizmi, indiferenca, prirja për akomodim të shpejt individual, mos përvoja në sundimin e vetvetes, mungesa e përgjegjësisë në qeverisje nga ana e politikanëve vendas. S ‘këndejmi, përgjigjeje sociologjike në pyetjen se; përse shqiptarët u besojnë aq shumë të huajve, qëndron në; historinë e tyre mbijetuese; në mungesën e traditës qeverisëse me vetën e tyre; në përvojën stereotipie ndajë vetës; në glorifikimin e aftësive të huajve, në…

Epilogu; Besnikëria e verbër e shqiptarëve ndaj popujve të huaj; historikisht, u dëshmua si e padobishme; kulturalisht madje mjaft e rrezikshme; ndërkaq, duket që vetëm ushtarakisht e leverdishme!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".