Çështja e të pagjeturve merr fund vetëm me Qeverinë Kurti

Çështja e të pagjeturve merr fund vetëm me Qeverinë Kurti
Çështja e të pagjeturve merr fund vetëm me Qeverinë Kurti

Arsim Haziri

  • 24 June 2021 - 18:45

Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri

Çështja e të pagjeturve pothuaj asnjëherë nuk është trajtuar ashtu siç është dashur prej institucioneve relevante dhe kjo neglizhencë ka shpërfaqur rëndë injorancën e figurave politike,  njeherit një dëm i tillë sikur  e ka “shmangur” Serbinë prej politikës fashistë që e ka implementuar në Kosovë. Qeveria Kurti është nisur për ta vazhduar dialogun me Serbinë krejtësisht të rirreshtuar dhe reformuar, prandaj krimet e luftës do të jenë  në top prioritet krahas insistimit për njohën e pavarësisë së shtetit të Kosovës pa kushte nga ana e Serbisë. Kjo mendoj se është pesha kryesore e pozitivi tetit të këtij dialog  që duhet dhe po zhvillohet me shtetin serb.

Kësaj radhe konsideroj se jemi me fat, më të fortë, me mbështetje edhe ndërkombëtare në finalizimin e dialogut me Serbinë të filluar tash e një dekadë më parë. Mbase çështjet me rëndësi vitale për shoqërinë kanë filluar të marrin kahe konstruktive që nga takimi i parë  15 Qershorit,  duke ndikuar direkt në kthimin e perspektives sociale për ditë më të mira. Fakti se ka ndërruar mënyra e politik bërjes, duke konsistuar në figura dhe mendësi të re, gjërat kanë marr hap pozitiv, shtuar kësaj edhe konceptin qeverisës që po e implementim kjo qeveri, përbëjnë zhvillime të nevojshme dhe racialë për vendin. Në këtë aspekt kemi edhe një  qasje krejtësisht tjetër, jo të abstrahuar por të konkretizuar për temat që do të  diskutohet dhe për të cilat ka interes politik e strategjik shteti i Kosovës. Tashmë si funksionaliteti i brendshëm institucional po ashtu edhe ai i jashtëm si aktor shtytës, kanë figura me kredenciale të larta politike e morale përfshi edhe intelektuale, prandaj çështjet gjithsesi se do të kenë karakter kombëtar. Ata të cilët do ta shohin rezultatin final të këtij procesi të cilit po i prin Qeveria Kurti me platformën e vetë të ndryshuar, do ta ulin kokën para dështimit prej një dekada, do të detyrohen të ju kërkojnë falje qytetarëve sepse do të ndjehen detyrimisht të turpëruar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".