Serbia gënjen, Evropa hesht, Kosova në geto, s’ka liberalizim !

Serbia gënjen, Evropa hesht, Kosova në geto, s’ka liberalizim !
Serbia gënjen, Evropa hesht, Kosova në geto, s’ka liberalizim !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 25 June 2021 - 17:27

Barometri diplomatik

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI

  *** Për të mbajtur të izoluar  edhe më tej Kosovën, pa ia njohur të drejtën e liberalizimit të vizave, Ivica Daçiqi shpiku edhe këtë RRENË TË MADHE gebeliste  se gjoja “GENOCID JE POČINJEN NAD SRBIMA, NE NAD ALBANCIMA” !

Pas kësaj gënjeshtre të shpifur dhe të turpshme të Ivica Daçiqit (kryetar i kuvendit të Serbisë), në praninë e presientit serb Aleksandar Vuçiq (pas raportimit të tij në dialogun me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel, më 15 qershor 2021)  në seancën plenare të parlamentit të Serbisë, më 22 qershor 2021,  edhe çfarë  ka mbetur që BE-ja  dhe Kosova të dialogojnë me Aleksandër Vuçiqin dhe me Ivica Daçiqit, të cilët, pa asnjë argument fajësojnë NATO-n, UÇK-në dhe shqiptarët, duke ndërruar tezat se, gjoja këta “kanë kryer gjenocid” ndaj serbëve dhe Serbisë, jo serbët dhe Serbia !

 Be-ja duhet ta sanksionojë Serbinë për gënjeshtrat dhe për shpifjet e saj kundër NATO-s  dhe kundër viktimave shqiptare  të gjenocidit serb  (1989-1999) në Kosovë.

Tanimë, jo vetëm se është tepruar me tolerancën ndaj Serbisë, por është bërë shumë e çuditshme dhe paradoksale se BE-ja, qe më se 10 vjet kinse zgjodhi garniturën udhëheqëse politike “më demokratike” në Serbi me në krye drejtuesit e saj Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq, mirëpo, këta në praktikë nuk u dëshmuan aspak si demokratë dhe si evropianë, por si rrencat dhe shpifësit më të mëdhenj. sepse qe një dekadë po e rrejnë BE-në se gjoja “mioriteti serb është i rrezikuar dhe, po i mohohen të drejtat dhe liritë elementare të ekzistencës… në Kosovë!” Pikërisht, kjo rrenë serbomadhe Kosovën po e mban në geton e hekurt izoluese pa liberalizimin e vizave, edhe pse Kosova ishte viktimë e gjenocidit serb (1989-1999).  Edhe pse Kosova i plotëson të gjitha kushtet dhe standardet, që ndër vendet e para ballkanike, të fitonte të drejtën e liberalizimit të vizave.

 Kjo është padrejtësi dhe antidemokraci, kur dihet se Serbisë agresore dhe gjenocidale iu lejua liberalizimi i vizave (2009), ndërkaq, Kosova po mbahet si “peng” i gënjeshtrave dhe i shpifjeve të Serbisë gjenocidale, pa liberalizimin e vizave për qytetarët e saj!?

-Edhe sa dekada të tjera i nevojiten BE-së, që t’i mirëkuptojë dhe t’i tolerojë rrenat dhe shpifjet e Serbisë kundër  të drejtave dhe lirive  të shqiptarëve në Kosovë? –Ky është nonsens jo vetëm juridik ligjor, por edhe human dhe demokratik.

 –Viktimës së gjenocidit i mohohet e drejta e liberalizimit të vizave, kurse agresorit pushtues i njihet një e drejtë e tillë, pa asnjë kushtëzim !  Edhe kjo na qenka drejtësi dhe humanizëm !

 Daçiq është rrenc dhe ultranacionalist si Vuçiqi, Shesheli dhe Milosheviqi. Këta nuk janë demokratë !

 Mirëpo, të gjithë këta monstrumë çetniko-fashistë  nuk janë fajtorë për të gjitha gjenocidet e derisotme serbe ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike(1878-2021), por ne shqiptarët, që kurrë nuk ua kemi kthyer borxhin për asnjë gjenocid të kryer ndaj nesh. Asnjëherë! Në të kundërtën, të kishim vepruar sikurse kroatët, që ASNJËHERË nuk ua kanë falur borxhet për krimet e gjenocidit serb ndaj tyre, sigurisht se sot nuk do të kishim pasur asnjë problem me kolonistët pushtues serbë në Ballkan.

 Prandaj, si rrjedhim i amnisimit të kriminelëve serbomëdhnej në shekuj, sot Ivica Daçiq (kryetar i parlamentit të Serbisë), në seancën plenare të kuvendit të Serbisë, bërë më 22 qershor 2021, duke polemizuar me deputetin shqiptar Shaip Kamberi, “zbuloi” NJË RRENË TË MADHE EPOKALE PARA GJITHË BOTËS se gjoja “SHQIPTARËT NË KOSOVË KANË KRYER GJENOCID NDAJ SERBËVE” !!!???  

 -BE-JA, NATO-JA, OKB-JA  dhe AMERIKA, duhet të reagojnë ashpër kundër kësaj RRENE TË RE të kryetarit të parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq, të pohuar në seancën plenare të këtij parlamenti, bërë më 22 qershor 2021, ku në “rend dite” kishte debatin lidhur me  “raportin” e presidentit Aleksandër Vuçiq pas takimit të tij me kryeministrin Albin Kurti në Dialogun e Brukselit, më 15 qershor të këtij viti.

Për këtë deklaratë të ndyrë, idiotike, të turpshme, të shpifur dhe antinjerëzore, që ka për qëllim frymëzimin dhe mobilizimin e nacionalshovinistëve serbomëdhenj për t’u  përgatitur për një luftë të re agresive pushtuese në Kosovë, Bashkimi Evropian (BE-ja), Amerika dhe NATO-ja, duhet të marrin masa serioze  sanksionuese kundër Ivica Daçiqit, Aleksandar Vuçiqit, Ana Bërnabiqit dhe Aleksandar Vulinit, të cilën nën  “vellon paqësore” ( duke mbrojtur strategjinë e politikës shfarosëse të Sobodan Milosheviqit se “Kosova është Serbi”) po propagandojnë rrjeshëm se “SHQIPTARËT KANË KRYER GJENOCID NDAJ SERBËVE NË KOSOVË, JO SERBIA”!?

-Kjo psikopatologji politiko-propagandistike shoviniste dhe fashiste, është e paqëndureshme dhe krejtësisht fantazi e shfrenuar e kriminelëve çetniko-fashistë të tipit Ratko Mladiq, Radovan Karaxhiq, Slobodan Milosheviq, Vojislav Sheshel, Arkan… etj., të cilët kanë planifikuar, kanë urdhëruar dhe kanë marrë pjesë në krimet e gjenocidit serb në Kosovë, në Kroaci dhe në Bosnjë (1990-1999). Këtë të vërtetë e di gjithë bota (BE-ja, NATO-ja, Amerika, OKB-ja).

 

  Për krime gjenocidi u bombardua Serbia, jo Kosova e as UÇK-ja !

Këtë të VËRTETË HISTORIKE , tanimë e di mbarë bota, përveç rrencave dhe mashtruesve serbomëdhnj në Beograd e gjetiu.

Sikur rrena më e re e Daçiqit të kishte qenë e vërtetë, NATO-ja dhe Amerika nuk do ta kishin bombarduar Serbinë e Slobodan Milosheviqit (24 mars – 10 qershor 1999, 78 ditë rresht), që ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë (1989-1999), por do ta kishin bombarduar Kosovën dhe UÇK-në, e cila si faktor vendimtar historik, ushtarak, politik dhe diplomatik së bashku me Amerikën dhe me NATO-n i sollën lirinë dhe pavarësinë Kosovës dhe mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarëve. KJO ËSHTË E VËRTETA, që përtrollis RRENËN E SHPIFUR të kryekuvendarit serb, Ivica Daçiq

Kësaj  deklarate të rreme nuk i beson askush në botë (përpos atyre  që janë lindur pas vitit  1999, të cilët nuk kanë njohuri se çfarë ka ndodhur në Ballkan, ose që janë të indoktrinuar, të mashtruar dhe të manipuluar nga politika propagandistike  çetniko-fashiste e serbomëdhenjve të tipit Daçiq, Vuçiq, Sheshel, Bërnabiq, Vulin, Perforije… etj.) gjatë viteve 1989-1999), mbase  e vërteta është kjo : Gjatë gjithë historisë së derisotme, që nga shfaqja e “doshlakëve” serbë në trojet tona pellazgo-ilire-shqiptare në shekullin XII e deri më 1999 të shekullit XX, kur Serbia kreu gjenocidin monstruoz të fundit në Kosovë (1989-1999), me ç’rast barbarisht masakroi mbi “11.800” shqiptarë, si dhe zhduku mbi “1647” shqiptarë, përdhunoi mbi “20.000” femra shqiptare, shpërnguli mbi 1 milion shqiptarë, si  dheplaçkiti pasurinë e lujatshme dhe të plaujatshme, duke shkatërruar shkolla, objekte fetare, shkolla, spitale, shtëpia, banesa, fabrika…etj. . Të gjitha këto krime ataviste çnjerëzore përbëjnë gjenocid serb, me qëllim për t’i shfarosur shqiptarët, edhe si rracë, edhe si etni, edhe si komb, edhe si  qenie autoktone dhe civilizuese evropianoperëndimore me rrënjë të lashta të historisë antike pellazgo-ilire.

Serbia e Daçiqëve dhe e Vuçiqëve kolonialistë, le të planifikojë çfarë të dojë në dëm të Kosovës, mirëpo, shqiptarët nuk kanë ku të shkojnë përtej Kosovës së tyre  pellazgo-ilire-shqiptare.  Këtë duhet ta mbajnë parasysh agresorët pushtues imperialistë serbë, sepse më nuk ka asnjë gjasë, që përsëritet ndonjë masakër apo gjenocid serb mbi shqiptarët, ashtu sikurse në gjenocidin e fundit serb të Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

 Është e drejtë e ligjshme e shqiptarëve që të mbrohen nga çdo agresion dhe nga çdo gjenocid i huaj qoftë  ai edhe serb !

Nuk do të ketë më falje të  gjenocidit serb në Kosovë sikurse këtu e 140 vjet më parë. Ky “film” tragjik i sajuar nga skenaristët, nga regjisorët dhe nga aktorët fashistë serbë nuk do të rishfaqet më kurrë në Kosovën e Shqipërisë etnike. Këtë fakt, duhet mbajnë parasyshë të gjithë agresorët e huaj pushtues kolonialistë dhe neokolonialistë.

Pra, si theksuam më sipër, duke qenë se gjatë shekujve (XII-XXI) ua kemi falur të gjitha krimet dhe gjenocidet e kryera ndaj shqiptarëve. Kurrënjëherë nuk jemi hakmarrur dhe, nuk kemi kërkuar llogari prej Serbisë, por  në vend të kthimit të borxhit, gjithmonë janë gjetur “shqiptarë të ndershëm” dhe na kanë detyruar që të pajtojohemi dhe të përqafohemi me kriminelët  vrastarë serbë. Kjo logjikë absurde dhe vetëmohuese ka ndikuar, që Serbia dhe serbët të përsërisin edhe gjenocidin e fundit në Kosovë (1989-1999).

Edhe sa dekada duhet t’i humbasin BE-ja dhe Kosova, duke “rrahur ujë në havan” me të ashtuquajturit “demokratë” të përkdhelur të Evropës demokratike, siç janë rrencat më të mëdhenj serbomëdhenj në pushtetin shtetëror  të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq, të cilët qe 10 vjet e rrejnë BE-në, se “Kosova është Serbi” dhe se me  dialog paqësor duam zgjidhjen e këtij problem me shqiptarët?  -Po qe se edhe 10 vite të ardhshme të lihen këta në pushtet nuk do ta zgjidhin problemin e Kosovës, sepse ka karakter kolonial mëse 100-vjeçar, jo karakter  të problemit “minoritar serb”, siç po e rrejnë Evropën, Amerikën, NATO-n, OKB-n, OSBE-në (1999-2021).  Kjo garniturë  e papërgjegjshme e liderëve politikë serbë të Beogradit, duhet të braktiset nga  BE-ja, sepse gjatë 10 viteve (2012-2021) nuk ka treguar asnjë sinjal të gjelbër, se është e gatshme për të normalizuar marrëdhëniet me shqiptarët në Kosovë. Përkundrazi, kursi i politikës, i propagandas dhe i diplomacisë së tyre nuk ka pësuar kurrfarë metamorfoze  e as distancimi nga Serbia gjenocidale e Slobodan Milosheviqit : “Kosovo je Srbija” ! Këtë e thotë edhe Kushtetuta në fuqi e Serbisë (2006)!

Çfarë të dialogohet më tej me palën serbe, kur haptazi kërcënohen se “Kosova është e Serbisë”?!

Kjo do të thotë vetëm një zero, pa asnjë kuptim politik, as juridik, as diplomatik e as demokratik. –Qe 10 vjet BE-ja dhe pala negociuese shqiptare e Kosovës debatojnë  kot, pa asnjë rezultat konkret të arritjes së ndonjë kompromisi  politik në Dialogun e dështuar të Brukeslit (2011-2021).

Pra, ka ardhur koha, që të kuptojmë se, të dialogosh me Aleksandër Vuçiqin dhe me Ivica Daçiqin, është njësoj sikurse të takoehsh dhe të bisedosh me Vojislav  Sheshelin dhe me  Slobodan Miloshqviqin. Këta  dy ultranacionalistë (nxënës dhe pulenë të dëgjueshëm dhe të instrumentalizuar dhe të përpunuar nga ideologjia e naconalshoviniste dhe fashiste e Slobodan Milosheviqit dhe e Vojislav Sheshelit) serbomëdhenj antishqiptarë, antikroatë dhe antimyslimanë boshnjakë  kanë mbështetur politikën terroriste, gjemocidale dhe agresive pushtuese të regjimit çetniko-fashist policor, paramilitar dhe militar të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999). Të dy këta ultranacionalistë serbomëdhenj direkt dhe indirekt janë fjatorë dhe mbajnë përgjegjësi për ndihmën dhe për aktivitetin e tyre politik, organizativ, administrativ dhe propagandistik të kryerjes së gjenocidit jo vetëm në Kosovë, por edhe në Kroaci dhe në Bosnjë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".