Trashëgimia politike e Sllobodan Millosheviqit në krye të shtetit serb e bënë të pamundur dialogun dhe marrëveshjen pa ndërhyrje të ashpër të perëndimit

Trashëgimia politike e Sllobodan Millosheviqit në krye të shtetit serb e bënë të pamundur dialogun dhe marrëveshjen pa ndërhyrje të ashpër të perëndimit
Trashëgimia politike e Sllobodan Millosheviqit në krye të shtetit serb e bënë të pamundur dialogun dhe marrëveshjen pa ndërhyrje të ashpër të perëndimit

Dr. Hysni Aliu

  • 26 June 2021 - 10:55

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

 Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë eshte një domosdoshmëri e dhimbshme, por e mira e këtij dialogu është se në të kërkohen zgjidhje qe sigurojnë një jetë  të mirë për të dy shtetet. E kam dëgjuar fjalimin e presidentit Serb në parlamentin e Serbisë pothuajse të tërësi, dhe atmosfera atje më kthente në vitet 1988 në kohën e ngritjes së Millosheviqit. Ai vajtonte,  sepse perëndimi sipas tij ja shkëputi një pjesë të territorit të vetë, duke harruar tërësisht atë që bëri shteti serb në Kosovë, para se të përzihej nga NATO-ja . Mohonte  faktin që u përzunë 1 milion shqiptarë, mohonte  vrasjet e dhunimet. 

Aleksandër Vuçiq, në fjalimin para parlamentit të Serbisë e bënte një barazim në mes xhelatit dhe viktimës, duke thënë se , mos vetëm ne serbët i kemi duart e përgjakura, sulmonte perëndimin, por në të njëjtën kohë numëronte ngritjen ekonomike që është bërë pikërisht si rrjedhojë e ndihmave dhe përkrahjen  nga BE dhe SHBA. Gjersa ish presidenti ynë Thaçi, shkoj dhe u përkul para viktimave serbe në Kosove, Serbia, dhe presidenti i saj Vuqiq, nuk u përul kurrë ndaj viktimave shqiptare, e as nuk kërkoj falje. Vrapi, i ish presidentit Thaçi, që të kërkoj falje për të bërat e shqiptarëve, si një popull që ju nënshtrua gjenocidit, e bëri plotësisht të panevojshme kërkim faljen e Serbisë, sepse presidenti ynë duke u paraqitur si extra demokrat, ose duke qenë i shantazhuar e njollosi Kosovën si shkaktare të krimeve kundër popullatës serbe në Kosovë. 

Mospranimi i Serbisë që në tërësi ta pranon fajin për të bërat e veta, si një shtet agresor, po e pengon edhe Kosovën, që të flet hapur për çdo gjë të keqe që ka mundë të ndodhë në Kosovë. Gjërat e kanë një radhitje logjike, andaj në rastet e krimeve të ndryshme domosdo analizohet, ku filloj, si vazhdoi dhe ku përfundoi. Pa e zvogëluar me asgjë peshën e krimit ndaj civilëve, është më  se e qartë, që një krim i provokuar është me peshë tjetër në krahasim me krimin e paprovokuar edhe pse për individin është e njëjta gjë. Kurrë nuk do ta ndryshosh të tanishmen dhe të ardhmen, nëse nuk ke reflektuar për të  kaluarën. Një Serbi e tillë, e cila sillet  si viktimë e perëndimit, duke harruar që Millosheviqi dhunshëm rrëmbeu autonominë e Kosovës,  nuk ka gjasa që të ngritët në nivelin e të dialoguarit racional , përkundrazi me kërkesat joreale dhe të pa balancuara e bën dialogun të pamundshëm. 

Tanimë që kemi një kryeministër dhe presidente te besueshme, Kosova duhet te vazhdoj se dialoguari, duke i menduar gjerat, çka tani dhe çka mbas 100 viteve për kombin shqiptarë. Mërdhezjet me Shqipërinë duhet thelluar. Kurti duhet ta ftoj kryeministrin Rama për vizitë në Kosove, sepse fundi i fundit, sjellja e Rames, ka qen në përkrahje të presidentit të Kosovës, si një përfaqësues suprem i shtetit tonë. Nuk i ka fajet kryeministri Rama, që politika e Kosovës lejoj që të dirigjohet nga Serbia dhe lista serbe. Forca e NATO-s detyroi Millosheviqin të tërhiqet nga Kosova, dhe tani forca demokratike e kombit shqiptar është e vetmja që do ta detyron Serbinë që ta pranon pavarësinë e Kosovës si një kompromis që e bëjnë shqiptarët ndaj Serbisë. 

 Unë besoj që përveç forcimit të kombit shqiptarë, perëndimi duhet të vendos Serbinë me këmbë në tokë, duke i treguar që atë që po e kërkon  për serbët në Kosovë, Bosnjë e gjetiu, do ta kërkojnë edhe pakicat shqiptare, boshnjake e hungareze në serbi. Gjithë bota e din që Serbia nuk lëshon pe duke e lutur, nuk lëshoj pe as në Kroaci, as në Bosnjë e as në Kosovë. Perëndimi duhet ta mban mend Srebrenicen, Vukovarin, Raçakun  por edhe rastet kur paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuar  i lidheshin për  shtyllave elektrike në Bosnjë  pikërisht nga një regjim të cilit i ka shërbyer Vuçiq si ministër. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".