Kush na flet për Demarkacionin?!

Kush na flet për Demarkacionin?!
Kush na flet për Demarkacionin?!

Faik Krasniqi

  • 27 June 2021 - 08:27

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi
 
 E di si po thonë këta? Jashtëqitjen që e kemi bërë për më shumë se dy dekada, Albini të na i pastrojë. Kjo nuk shkon. Albin Kurti do të vlerësohet për gjërat që do i bëjë dhe i ka premtuar, për ato do të përgjigjet para elektoratit, por jo edhe për jashtëqitjet e këtyre që dje ishin në pushte e tani janë në opozitë!


 
 Opozita më mirë është të heshtë. Sa herë që flet i irriton njerëzit edhe më shumë. Kush na flet për Demarkacionin? Ramush Haradinaj që kur ishte kryeministër e nënshkruajti për t'i falur Malit të Zi mbi 8200 hektarë. Çfarë hipokrizie. I njëjti e bëri kauzë personale Demarkacionin, por si erdhi në pushtet e fali atë tokë. Mashtrues ordiner. Ky pra ishte qëllimi i tij, posti i kryeministrit. Me çfarë fytyre flet ky njeri? Por ky s'ka pikë dinjiteti njerëzor. Njëri i pangopur. As PDK, LDK e partitë e tjera s'kanë të drejtë të flasin për këtë çështje, sepse vetë e votuan, ashtu siç e votuan Gjykatën Speciale dhe shumë çështje të tjera.
 
 
  Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".