Zgjedhjet lokale të mbahen nën vëzhgim të kamerave dhe me staf të dekriminalizuar

Zgjedhjet lokale të mbahen nën vëzhgim të kamerave dhe me staf të dekriminalizuar

Hajrullah Tërnava

  • 27 June 2021 - 08:34

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava
 
Pas shkarkimit të kryetares së KQZ-së Valdete Dakes, tani nga KQZ- do të fillojnë ndryshimet e menjëhershme esenciale në funksionimin e KQZ-së, si vegël, sepse zonja Daka e mbante peng dhe të kapur me ndikimin e saj këtë institucion, si besnike e përbetuar e Hashim Thaçit e cila ishte edhe një̈ nga kundërshtaret e fillimit të reformave të thella në sistemin zgjedhor. KQZ-ja me kryesuesin e ri ka vendosur të ndërmerr hapat e parë të ndryshimit pozitiv. Në funksion të parandalimit të abuzimit në procesin e votimit dhe numërimit të votave në zgjedhjet lokale të vjeshtës, do të të instalohet sistemi i votimit të plotë me kamera, hera e parë e një̈ praktike të tillë në zgjedhjet e Kosovës.


 
Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka njoftuar se në përgatitjen për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 17 tetor të këtij viti janë̈ përgatitur specifikat shtesë, ndër të tjera edhe vendosja e masave shtesë të sigurisë̈ në vendvotime. Me që QNR është̈ e vëzhguar 24 orë, si masë shtesë do të vendosen kamerat e sigurimit ku do të bëhet regjistrimi me kamera i procesit të numërimit nëpër tavolina. Kamerat që janë̈ planifikuar, janë̈ ato të cilat kamera i ka përdoruar edhe Shqipëria dhe ka një̈ marrëveshje me KQZ-në në Shqipëri për huazimin e këtyre pajisjeve. Gjithashtu ai ka thënë̈ se do të ashpërsohen edhe masat në fushën e rekrutimit të stafit sepse do të ketë̈ verifikim të detajuar dhe, për çka është̈ paraparë̈ që secili person i cili do të angazhohet në këtë̈ proces, nga vëzhguesit e deri te komisionarët dhe menagjerët e qendrave të votimit, që të ofrojnë̈ dëshmi që nuk kanë qenë dhe nuk janë̈ të inkriminuar në vepra penale, dhe nuk kanë ndonjë̈ lidhje të ngushtë familjare me ndonjërin nga kandidatet që do ta jenë në listat zgjedhore. Ashpërsimi i këtyre masave të mbikëqyrjes dhe të kritereve për personel është̈ vetëm një̈ tentativë e vogël e përpjekjes për të kompensuar mos realizimin e reformës zgjedhore e cila ka vite që është̈ bllokuar nga interesat kriminale të partive politike, avokatinë̈ e të cilave e bënte edhe ish kryetarja Vadete Daka. Një disiplinë e tille kur të krijohet në KQZ me ato rregulla kontrolli, edhe zgjedhjet detyrimisht  do ta dëshmojnë se sa efektive  janë veprimet ligjore të një shteti i cili deri me tani ka çaluar në këtë drejtim, sepse po në këtë institucion të KQZ-së, janë bërë keqpërdorime të hatashme duke iu shërbyer atyre të fortëve, shefave të tyre që i kanë emëruar përfaqësuesit e KQZ-së dhe strukturat tjera  në nivelet tjera të trupave zgjedhore, e që iu kanë dhënë detyra edhe kush duhet patjetër të zgjidhet edhe si deputet, edhe si asamblist, pavarësisht se a i ka fituar votat nga elektorati apo jo, prandaj deri në këto zgjedhjet e fundit e kishim një situatë të kriminalizuar brenda KQZ. Si dëshmi të tillë e kemi edhe pasqyrën në Parlamentin e Kosovës, që edhe këtë fakt e argumentojnë ata deputet të zgjedhur në këtë, e që na kanë bindur me qëndrimet dhe diskutimet e tyre se janë të kontrabanduar shumica dhe jo të merituar. Tani është koha dhe momenti që të spastrohen gjërat edhe në  KQZ, dhe të filloj njëherë e përgjithmonë të jetësohen ligjet e shtetit të Kosovës dhe ti vjen era shtetit shtet.
 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".