Ata që i dhuruan 'bakshish' 8300 hektarë tokë Malit të Zi, nuk kanë ftyrë ta akuzojnë qeverinë

Ata që i dhuruan 'bakshish' 8300 hektarë tokë Malit të Zi, nuk kanë ftyrë ta akuzojnë qeverinë

Gani Qarri

  • 27 June 2021 - 15:32

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Sulmet që po i bëhen kohët e fundit, kuturu dhe në vijimësi Qeverisë Kurti për kinse mos angazhimin e saj në kthimin e 8 maj e 300 hektarëve tokë të Kosovës që Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Harakiri, me të dy duart e përlyera ia falën Malit të Zi, duke e nënshkruar dhe votuar edhe në Kuvend  të ashtuquajturën marrëveshje për demarkacionin, jo vetëm që janë të pa tolerueshme, por dhe të dënueshme ligjërisht. Madje, aktet e tyre duhet urgjentisht të përdoren nga prokuroria, për ngritjen sa më parë, të aktakuzës kundër kësaj tresheje makabre dhe dënimin e tyre të menjëhershëm nga gjykatat vendore, për tradhti të lartë dhe rrezikim të tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës. 

 

Për turpin e madh të po kësaj treshe musketarësh, çështja e ndjeshme e tokave të Kosovës, të falura me vetëdije dhe vullnet të plotë, fqinjëve hegjemonist, si 8300 hektarët e ofruara "bakshish" Malit të Zi, përsëri ka filluar të keqpërdoret nga vet aktorët e kësaj vepre të rëndë penale, për sulme perfide ndaj Qeverisë Kurti, duke filluar nga vet ish kryeministri Haradinaj i cili ishte në koalicion me PDK-së, mu në  kohen e  ratifikimit të kësaj marrëveshje të turpit, përveç nënshkrimit që kanë vendosur vet në vendim, ata kanë detyruar edhe deputetët ta votonin, dashtë e pa  dashtë, në Kuvendin e Kosovës, faljen e 8300 hektarëve tokë të Kosovës, shtetit xhuxh të Malit të Zi! Temë kjo e ri aktualizuar serish nga vet kreu i AAK-së, në  pjesën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, gjatë seancës së fundit të Kuvendit, duke i kërkuar Qeverisë Kurti që kjo ta formojë komisionin për shënjimin e kufirit, ngase Qeveria e Haradinajt, nuk kishte kohë, sepse ishte e zënë me aferat e pagesave të firmës franceze Marjorelle + PR, përmes ministres  nga PDK, për integrime evropiane dhe këshilltares së Kadri Veselit e Hashim Thaçit, Dhurata Hoxhës për propagandimin edhe të ndarjes së Kosovës kudo në botë. Madje Ramush zeza, pas dështimit të tij tragjik, e arsyeton kërkesën e vet bizare, se kinse Qeveria Kurti u dashka  të ndërmarr masa, derisa nuk janë vendosur gurët në kufirin Kosovë Mali i Zi, dhe kjo gjë u dashka të bëhet sa më shpejtë, për ti korrigjuar dështimet e tij dhe të Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që janë bërë qëllimshëm, duke ua falur me vetëdije vendeve fqinje, tokat e Kosovës dhe detyruar edhe forcërisht deputetët që ti votonin ato vendime renegate, për faljen e tokave tona, vendeve fqinje dhe gjymtimin e shtetit të Kosovës, për të cilat herët a vonë Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa duhet të marrin dënimin më të rëndë të merituar dhe të shkojnë në burg. Kjo edhe për faktin se pikërisht nga krye dështaku më skandaloz, po bëhet presioni më i madh dhe më i pa sinqertë ndaj Qeverisë së re, e cila jo vetëm që nuk mbanë kurrfarë përgjegjësie por edhe është maltretuar fizikisht dhe ligjërisht për shkakun se edhe derisa ishte në opozitë e ka kundërshtuar me të gjitha mjetet dhe mundësitë, faljen e tokave të Kosovës nga renegatët maskarenj, vendeve hegjemoniste fqinje, të cilët në vend se të ishin në burg për shitjen e tokave të Kosovës dhe interesave të shtetit, tani përpiqen ti aktualizojnë temat e së kaluarës, në përpjekje për ta bërë fajtore Qeverinë e re, për të cilat, në fakt, fajtore janë ish partitë e qeverisjeve të kaluara, bashkë me udhëheqësit e tyre, të gjithë së bashku, tanimë të dërguara nga votuesi i vendit,  në opozitë afatgjate. Akuza të  cilat po i bëjnë në mungesë të veprimit të ligjit kundër akteve të tyre renegate në kurriz të popullit dhe shtetit të Kosovës, mungesës së alternativave dhe të fakteve reale, për të sfiduar Qeverinë Kurti e cila ka  trashëguar një gjendje tepër të rëndë e kaotike në të gjitha fushat, si në politikën e brendshme dhe politikën e jashtme, ashtu edhe në kapjen e shtetit dhe kaosin total në siguri dhe sundim të ligjit, të cilat, nën diktatin e tyre, faktikisht vetëm kanë ekzistuar në letër, por nuk janë lejuar asnjëherë edhe të funksionojnë praktikisht.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".