Me çlirimin e bordeve të ndërmarrjeve nga militantët, po fillon të ç’kapet shteti!

Me çlirimin e bordeve të ndërmarrjeve nga militantët, po fillon të ç’kapet shteti!
Me çlirimin e bordeve të ndërmarrjeve nga militantët, po fillon të ç’kapet shteti!

Faik Krasniqi

  • 28 June 2021 - 08:26

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

 Ndërmarrjet publike në Kosovë janë keq menaxhuar ekstremist dobët në gjithë këto vite që po i lëmë pas. Njerëzit e emëruar në ato borde nga politika, kryesisht nga familjare dhe militantë të tyre, kanë qenë të korruptuara skajshmërish, dhe të emëruarit zhvatës të parasë publike.

 Gjendja e ndërmarrjeve është treguesi më i mirë se çfarë kasaphane është bërë në ato ndërmarrje përgjatë këtyre viteve të kaluara. Është vendim shumë i drejtë shkarkimi i shumë bordeve të këtyre ndërmarrjeve.

Por jam kundër që në ato ndërmarrje të emërohen njerëz që kanë lidhje familjare ose partiake me njerëz të pushtetit aktual. Mbi të gjitha duhet të emërohen njerëz profesionistë, kurse ish anëtarët e këtyre bordeve, mos të ngelin pa u dënuar për dëmet që i kanë shkaktuar. Atëherë do të kishim menaxhim të mirë dhe të drejtë të këtyre ndërmarrjeve të dërmuara!

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".