Sali Berisha do ta padiste Serbinë për gjenocid, por Edi Rama kurrën e kurrës !

Sali Berisha do ta padiste Serbinë për gjenocid, por Edi Rama kurrën e kurrës !
Sali Berisha do ta padiste Serbinë për gjenocid, por Edi Rama kurrën e kurrës !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 29 June 2021 - 09:07

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Për ne shqiptarët në Kosovë, RTV-ja e Tiranës ishte dritarja jonë e botës. Ndërkaq, për Edi Ramën, RTV-ja Jugosllave me gjuhën e saj të “shëndoshë” dhe “shpëtimtare” paska qenë “dritarja e botës” !!!

-Mjafton ky prononcim në frymën projugosllave, që të kuptojmë prapavijën politike, pse kryeministri i qeverisë së Shqipërisë, “ Edi Rama është deklaruar kundër padisë së Kosovës për gjenocid ndaj Serbisë “ në   intervistën dhënë autorit Marko Subotiq për “Euronews” në gjuhën serbe (10 qershor 2021).

Prandaj, mos prisni se ky do ta paditë Serbinë dhe “gjuhën e shëndoshë” dhe “civilizuese”  të saj për kryerjen e gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999). 

Ja, se si Edi Rama e lavdëron Serbinë kolonialiste:

“Kur themi Serbi, do të kuptojmë atletë të mahnitshëm, filma të pabesueshëm, krijimtari, disa cilësi krijuese, do të thosha, dhe në fund, kur kemi gjithë atë në mendje, imponohen dy gjëra: një gjuhë (aludon në gjuhën serbishte –M.H.) e cila u bë e njohur për ne si e shëndoshë, jo sepse e kuptonim, por sepse u përpoqëm të prishim murin e izolimit, duke shikuar televizionin jugosllav, i cili ishte i ndaluar, dhe ishte dritarja e vetme në botë, sepse televizioni italian nuk mund të shihej në dy të tretat e Shqipërisë.” 

Duke e shikuar fshehurazi TV-në serbojugosllave, gjatë kohës së Enver Hoxhës, Edi Rama pas një gjysmë shekulli, së pari,  e falënderon RTV-në Jugosllave për “gjuhën serbe, të njohur dhe të shëndoshë, duke e quajtur si një dritare e vetme në botë,  jo se e ka kuptuar atë, por përmes saj ka shpërthyer murin e izolimit…”!

–Çfarë turpi dhe çfarë gënjeshtre propagandistike, se gjoja RTV-ja Jugosllave paska qenë “çelësi kryesor” për të dalë nga “izolimi” shqiptarët e Shqipërisë !?

-Eh, pikërisht, edhe sot(shekulli XXI) këtu qëndron dallimi i mentalitetit të shqiptarëve të Kosovës së kolonizuar dhe të Shqipërisë së Enver Hoxhës, sepse ata fshehurazi ngopeshin me propagdandën e regjimit titist-rankoviqian antishqiptar,  duke iu mohuar shqiptarëve të Kosovës të drejtat kolektive kombëtare dhe të drejtën e vetëvendosjes, që u garantonin lirinë, pavarësinë dhe bashkimin me Shqipërinë.

Ky ishte motivi dhe arsyeja kryesore, pse ne, shqiptarët e Kosovës fshehruazi dhe haptazi i shikonim me pasion dhe me dashuri të veçantë emisionet e   Radio Televizionit Shqiptar të Tiranës.

Gjithashtu, dëgjonim rregullisht Radio Tiranën dhe Radio Kuksin, si dhe fshehurazi lexonim literaturën që vinte nga Tirana, e cila ishte e ndaluar nga qarqet udbeske serbo-jugosllave (ata që ziheshin dhe që zbuloheshin se dëgjonin Rdio Tiranën dhe Radio Kuksin, apo shikonin TV-në shqiptare, dënoheshin me burg dhe keqtrajtoheshin nga UDBA serbojugosllave).

Për Edi Ramën gjuha serbe “paska qenë gjuhë e shëndoshë”, sepse përmes saj paskanë “thyer izolimin” dhe paskanë “hapur dyert e botës”!?

Ndërkaq, për ne shqiptarët në Kosovë, ajo gjuhë  nuk ishte fare e “shëndoshë”, sepse  përmes saj na u imponua konevrtimi, asimilimi, shfarosja dhe kolonizimi, që nga viti 1878, kur pas njohjes së pavarësimit të Serbisë nga Kongresi i Berlinit (13 korrik 1878), pikërisht në Nish filloi procesi shekullor i shfarosjes së shqiptarëve (gjenocidi).  Kushtu, në vend të mësimit të gjuhës shqipe, shteti dhe kisha kolonziuese serbe na imponoi me dhunë gjuhën e “shëndoshë” serbe të Edi Ramës, të cilën sot, pas  70 vitesh (1945-2021) e kujton si   “gjuhë të shëndoshë’ dhe “shpëtimtare” për shqiptarët e “izoluar” të Shqipërisë së Enver Hoxhës. –Çfarë turpi dhe idiotizmi? – Gjuhën e armikut shumëshekullor e quan të “shëndoshë” dhe “civlizuese” në hapjen e Shqipërisë ndaj botës!?

Ja  sa e “bukur” ishte “gjuha e shëndoshë”, të cilën kurrë nuk do ta kuptojë Edi Rama dhe të tjerët shqipfolës si ky : “Smrt Albancima, “Dajte nam oruzje”, “Ubicemo zaklacemo ko sa nama nece”, “Ne damo te zemljo Obilica”, “Ne damo te bez krvoprolic”… “Kosovo je Srbija”…

Të gjitha këto kërcënime të kasapëve kriminelë dhe piromanë  serbë i ka kritikuar dhe denoncuar ashpër para gjithë botës socialdemokrati serb Dimitrije Tucoviq (dëshmitar në front i ekspeditave gjenocidale serbe kundër shqiptarëve), të cilin regjimi çetniko-fashist i Beogradit të Nikola Pashiqit (kryeministër) e “shpërbleu” vetëm me një plumb pas shpine në Betejën e Kollubarës , gjatë Luftës së Parë Botërore mes Austro-Hungtarisë dhe Serbisë (nëntor-dhjetor 1914).

Kjo është logjika e “gjuhës së shëndoshë” e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve (1878-2021). Prandaj, ne shqiptarët e kolonizuar dhe të robëruar me të drejtë e urrjemë këtë gjuhë të sëmurë të aparteidit, të racizmit dhe të fashizmit serb në trojet tona shqiptare të Shqipërisë etnike.

Sali Berisha do ta padiste Serbinë për gjenoicidin serb në Kosovë (1989-1999) !

Ndërkaq, Edi Rama ka deklaruar të kundërtën, se nuk do ta paditë Serbinë për kryerjen e gjenocidit të saj në Kosovë. Ndoshta  kjo mosgatshmëri e kryeministrit të qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama ka në prapavijë “kthimin e borxhit” Serbisë, e cila votoi  Shqipërinë që të zgjedhej anëtare e përkohshme në KS të OKB-së, më 11 qershor 2021.

Një pozicionim i tillë negativ i qeverisë së Edi  Ramës, nuk është kurrfarë befasie, sepse politika dhe diplomacia zyrtare e Shqipërisë, kështu indiferente ka qëndruar anash, duke mos u involvuar në konfliktin e armatosur  mes  Serbisë dhe  Kosovës, edhe gjatë dekadës së fundme të shekullit XX (1989-1999). Kështu që, si rrjedhim Serbia çetniko-fashiste e Slobodan Milosheviqit pati duart e lira, që të kryejë krime të gjenocidit serb ndaj 2 milionë e gjysmë shqiptarëve në Kosovë.

Nga burrështetasit e Shqipërisë vetëm Sali Berisha është pjesë e pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) ! 

Sepse për këtë qëllim pati ftuar presidentin e Amerikës, George W. Bush që zyrtarisht ta vizitonte Tiranën, më 10 qershor 2007. Pra, pikë qendrore e axhendës protokollare diplomatike e kësaj vizite historike të George W. Bushit, pa dyshim se ishte ngritja e kërkesës së kryeministrit Sali Berisha  për pavarësimin e Kosovës ( e cila plot 8 vite  dergjej nën protektoratin administrativ të UNMIK-ut, pa asnjë përparim drejt realizimit të së drejtës së vetëvendosjes, që nënkuptonte pavarësimin de fakto dhe de jure të Kosovës nga Serbia).

Në këtë pikë, presidenti George W.Bush u dakordua me kërkesën e Sali Berishës,  të cilit i premtoi se Amerika do ta njihte Kosovën. Këtë e dëshmuan edhe fjalët e  shprehura në këtë deklaratë  të tij : “Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur. Ky është qendrimi im! Ky është një qendrim i prerë dhe i fortë”.

Prandaj, nuk ka asnjë dyshim se kjo është merita më e madhe  dhe, në të vërtetë, është merita e vetme historike, politike, diplomatike dhe patriotike e ish-kryeministrit Sali Berisha, që  arriti mirëkuptim dhe mirëbesim te miku i tij, presidenti George W.Bush, që Amerika “8  muaj më pas”, saktësisht më 17 shkurt 2008  ta njihte pavarësinë  e Kosovës. Kësaj iu bashkuan edhe shtetet aleate tradicionale të Evropës Perëndimore.

Këtë vepër të madhe dhe të çmueshme të ish-kryeministrit Sali Berisha, historia kombëtare, tanimë e ka  të “regjistruar” në faqen e bardhë të pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008).  

Vëllezërit e gjakut, të kombit, të gjuhës, të flamurit dhe të pushkës nga Shqipëria iu bashkuan UÇK-së fitimtare !

Vullnetarët e Shqipërisë ishin krah për krah me UÇK-në në Kosovë. Ishin në vijat e para të frontit të luftës çlirimtare të UÇK-së, duke endihmuar me dhjetëra e qindra vullnetarë civilë dhe ushtarakë nga Shqipëria, por jo të organizuar  nën komandën e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Kjo do të thotë se, Shqipëria si shtet amë nuk e ka ndihmuar Kosovën luftarakisht me forcat ushtarake të saj (1989-1999), por vetëm individët vullnetarë të përfshirë në betejat e UÇK-së në Kosovë. Si rrjedhojë, Serbia militariste pushtuese e pati djegur Kosovën shkrum e hi, dhe vrau e masakroi me qindra e mijëra shqiptarë (“11.800” të vrarë, “1647” të zhdukur dhe mbi “20000” femra të dhunuara”), si dhe me dhunë e terror dëboi mbi  “  1 milion” shqiptarë jashtë Kosovës. Ky ishte bilanci tragjik i Kosovës së braktisur në zjarrin dhe në flakën terrorit dhe të gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".