Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani duhet të reagojnë për gabimet serioze, Donika Gërvalla të lirohet nga pozita e ministres së jashtme

Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani duhet të reagojnë për gabimet serioze, Donika Gërvalla të lirohet nga pozita e ministres së jashtme
Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani duhet të reagojnë për gabimet serioze, Donika Gërvalla të lirohet nga pozita e ministres së jashtme

Dr. Hysni Aliu

  • 29 June 2021 - 11:56

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

 Kosova ka formuar institucionet e veta demokratike pas zgjedhjeve të fundit, ku opozita fitoj mbi 50% të votave. Nëpër ministri janë vendosur njerëz që është besuar që din dhe duan ta përfaqësojnë vendin tonë më së miri, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. 

Të jesh ministër i një qeverie të një shteti që është duke luftuar për të fituar mbi korrupsionin e krimin  dhe ku negociatat me Serbinë që po bëhen gjithnjë e më të komplikuara,  do të thotë më shumë se sa përgjegjësi. Në këtë kohë, Kosovës nuk i lejohen gabime, e sidomos gabime të njerëzve që janë funksion të lartë dhe që na përfaqësojnë në arenën ndërkombëtare.  Nuk jam as Adil Behramaj ish këshilltarë i Thaçit, as Enver Hoxhaj e as Isa Mustafa apo Haradinaj, që kritikat e tyre i bëjnë për poenë politike, pore jam njeri që ka votuar pikërisht për këta që janë sot në pushtet, dhe  dua që vota ime të kontribuon në nxjerrjen e Kosovës nga kjo krizë e vështirë. Gabimet e njëpasnjëshme të ministres së punëve të jashtme Donika Gërvalls, janë bërë të pafalshme. Unë personalisht përulem para  emrit dhe sidomos mbiemrit të sajë, sepse ajo përfaqëson një emër që bëri histori për Kosovën, por nuk mundem që të heshtë kur kjo ministre bën gabime aq naive saqë ngre dyshime të mëdha për aftësitë e saj përfaqësuese në arenën ndërkombëtare. Nuk kam reaguar në disa raste sepse kam besuar që gabimi është njerëzorë, por përsëritja e gabimeve mua si mjek më nxit dyshimin për nivelin e saj të përgjegjësisë ndaj detyrës që kryen dhe nivelit kognitiv të sajë. Si mundemi të besojmë ne që kjo zonjë që boton  shkrime në tviter me gabime të mëdha apo i përzien flamujt e institucioneve  më të rëndësishme botërore, që e njëjta nuk bën budallallëqe në takimet bilaterale e multilaterale  të vendit tonë. 

Nëse kjo ministre, nuk ka kurajën të kërkoj ndihmë për gjërat themelore siç është gjuha angleze apo përzgjedhja e flamujve, atëherë  çfarë  mundë të bëj  kur merret me gjera mijëra herë më të mëdha se kjo. Unë nuk e konsideroj si problem mungesën e gjuhës angleze apo gabimet drejtshkrimorë, por problem të pa tolerueshëm e konsideroj mos konsultimin apo mos përdorimin e njerëzve që janë profesionalist të lëmive të caktuara. Ne si shqiptarë mendojmë që të konsultosh do të thotë  se  je i padijshëm, e në realitet, të konsultohesh dhe ta plotësosh ekipin tënd me profesionist të lamive do të thotë që je njeriu i duhur në vendin e duhur. Naivitetin e Donika  Gërvalles, e kam vërejtur gjatë diskutimit të sajë në mbledhjen e kombeve të bashkuara për Kosovën, ku ajo ja sjell  ndër hundë Gjermanisë të bërat e Hitlerit duke e vënë shtetin mik në siklet pa kurrfarë nevoje, dhe e  ngrit vlerën e Serbisë në raport me Gjermaninë dhe botën, si një shtet i vuajtur nga gjenocidi në luftën e dytë botërore. Kjo tregon që zonja Gërvalla nuk ka ekspertë e as dije personale për ta analizuar çdo fjalë  e presje të shkruar e të folur se çka do të thotë, nga të gjitha  këndvështrimet e mundshme. Unë, e ftoj kryeministrin Kurti, dhe presidenten Osmani, si përgjegjës të koalicionit dhe të emëruarve  të tyre nëpër ministri, që të gjejnë një zgjidhje për këtë problem, dhe zgjidhja nuk mund të jetë kompletimi i stafit të ministres Gërvalla, por largimi i sajë i menjëhershëm nga ajo pozitë, vendosja e saj në një dikaster tjetër  të cilin mund ta zotëron, dhe zgjedhja në vend të saje e një njeriu që është në nivelin e diplomatëve botërore.  Kjo do ti evitonte gabimet  edhe në politikën ndërkombëtare, që jam i sigurt që do të ndodhin nëse Donika Gërvalla nuk largohet nga ajo pozitë, gabime të cilat do ti shfrytëzon Serbia me zgjuarsi. Kjo duhet të bëhet menjëherë sipas mendimit tim. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".