Richard Grenell na befason,  po na del  edhe si "njohës" i historisë së Betejës së Kosovës!

Richard Grenell na befason,  po na del  edhe si
Richard Grenell na befason,  po na del  edhe si

Muhamet Kelmendi

  • 29 June 2021 - 16:36

Shkruan: ANALISTI-Muhamed Kelmendi

 Me urimin e bërë z.Grenel ka treguar se nuk ka njohuri për historinë e Ballkanit dhe se kështu ka rrëshqitur në anën e historisë jo reale të Betejës së Kosovës. Pse z. Grenel bëri kështu? Në kuadër të kësaj çështje nuk ka ndonjë arsye konkrete mohimi i historisë reale në këtë betejë!

Duhet thënë se Beteja e Kosovës është zhvilluar nga një koalicion i ushtrive ballkanike të asaj kohe. Nuk ka fakte se ky apo  ai popull ka luftuar dhe se tjetri jo. Në lufte morri pjesë ushtria shqiptare, ajo serbe, sikundër edhe shumë luftëtar të minoriteteve të ndryshme. Është gjë jo normale që luftëtarët shqiptarë të mohohen në luftë. Kjo është jo reale.

Z.Grenel po e përzien historinë me të tashmen! Kjo nuk është e drejtë. E kaluara ju takon popujve të Ballkanit. Shqiptarët jetonin në këtë kohë deri në Nish, në gjithë këtë hapësirë. Luftuan pandërprerë kundër ushtrisë otomane dhe shumë humbën në luftën e tillë. Shkenca shoviniste serbe ka kohë që shtrembëron të vërtetën historike për qëllime serbizuese.

Kështu ka filluar dhe mbështetet në fakte abstrakte se gjoja Kosova na qenka serbe. "Në luftë ishte ushtria serbe dhe Lazari na qenka heroi i Kosovës "serbe". Shqiptare nuk ka pasur këtu". Ky është përfundimi mendimit shoviniste, ku ra z. Grenell dhe arriti të humbi karakterin e një politikani real dhe pragmatik. Mbështetja te fakti se ishte një luftë e popujve të Ballkanit është reale. Koalicione në luftëra ka mjaftë. Por kurrë nuk thuhet se si vend është i atij vendi a shteti që ushtri e saj e çlirojë apo luftojë. kështu mund të thuhet për luftërat ballkanike, për LPB, për LDB, apo për Kosovën sot. I tërë koalicioni i NATO-se morri pjesë në çlirimin e Kosovës.

Mirëpo ky vend është i popullit që jeton aty. Jo i NATO-se. Është normale që luftërat zhvillohet nga shumë popuj që kanë interesa reciproke. Në luftën e Kosovës ranë heroikisht shumë shqiptar. Ra edhe heroi i njohur shqiptar, ndonëse serbët e quajnë serb, heroi Kopiliqi, që vrau Sulltan Muratin në Obiliq. Nuk ka fakte se ky hero është serb. Po kështu nuk ka asnjë fakt që provon se shqiptarët nuk luftuan. Populli shqiptar ishte dhe mbeti një popull kryengritës.

Ai dha me mijëra e mijëra veta në luftë kundër të huajve në Kosovë. Këtë fakt nuk e zbehen mendimet jo shkencore, sikundër ishte mendimi i  z. Grenell, sepse faktet flasin të kundërtën. Shqiptarët janë krenar që luftuan në këtë betejë historike. Ndërsa, urimi shovenist i Grenellit për serbët e Car Lazarit, tregon panjohurit totale të këtij avokati të pakualifikuar të historisë shoviniste serbe. Duket se në urim është tipik mendimi shovinist serb.

Ndoshta edhe ata e shkruan këtë urim, ndërsa z. Genell ra në këtë nivel pa përgjegjësi. Kosova tregon  ishte dhe është shqiptare. Është anomali të mendohet e kundërta shoviniste. Me këtë donjë shovinistët serb të tregojnë se në Kosove kanë "jetuar" vetëm serbët. Shqiptarët ishin në "male". Logjika shoviniste shkon edhe më tej. "Shqiptarët u bënë një me osmanët dhe zbritën nga malet në Kosovën e pabanuar". Kjo formë e shtrembërimit të fakteve historike është tipike raciste dhe tepër antishqiptare . Shqiptarët ishin jo vetëm në Kosovën e sotme, por shtriheshin në këtë kohë më tej, në tokat stërgjyshorë të rrethit të Pirotit, të Leskovcit, të Nishit, të Top licës etj..

Edhe sot atje gjinden toponimet shqiptare për malet, fshatrat e shumë vende tjera. Mos njohja e kësaj historie të shpie te mendimi që thjeshtë shtrohet: Pse veproi kështu z.Grenel!? Fakte  histori8ke nuk ka për atë mendim të shprehur! Pse? Kjo mbetet që z. Grenel të tregoi. Ndoshta ka fakte tjera që nuk njihen në historiografinë e Ballkanit. Nëse ka fakte të tilla z. Grenel se vetëm serbët kanë luftuar është mirë që ti publikon ato. Kjo sepse kështu dalin faktet historike në dritë. Në të kundërtën duhet të kualifikihet ky urim në veprim politike me elemente shumë shoviniste dhe si të tillë duhet injoruar tërësisht. Për këtë flasin manastiret aktuale. Si patriarkana e Pejës dhe manastiri i Deqanit, ashtu edhe ai i Geaqanicës etj., janë ndërtuar kur serbët ishin përtej Karpateve, në Rusi. Patriarkana e Pejes z.Grenell , ka filluar së ndërtuari në shekullin e parë të epokës sonë. Kishte në këtë kohë serb në Kosovë? Jo, z Grenell. Kosova pavarësisht kësaj është shqiptare. Këtu dhe në këtë vend kanë jetuar të paret tanë, ilirët, si dhe këtu jetojnë edhe sot shqiptarët. Kjo është faktike.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".