“Shpikja”ahtisariane, e fyen rëndë gatishmërinë tonë për ta ushtru shtetndërtimin

“Shpikja”ahtisariane, e fyen rëndë gatishmërinë tonë për ta ushtru shtetndërtimin
“Shpikja”ahtisariane, e fyen rëndë gatishmërinë tonë për ta ushtru shtetndërtimin

Fadil Maloku

  • 30 June 2021 - 16:45

Shkruan: Sociologu:Fadil Maloku

“Shpikjes” Ahtisariane (ku një qytetarë voton pesë kandidat, për deputet dhe vetem nje parti politike!), duket qe duhet t’i vie fundi?! “Shpikja”, është thjesht: nje absurd, sepse, deshmoi situata kunderthenese ne procesin zgjedhor, unikate, sepse askund në gjithë rruzullin nuk mund ta hasish të njejtin me gjitha këto elemente të diskriminimit pozitiv, jokoherent, sepse, nuk është krahasues e as kompatibil me asnje process apo zhvillim politik të asnjë vendi në botë!

“Shpikja” Ahtisariane, është edhe realitet e edhe metaforë për të ilustruar një proces të tejkaluar: politik (superdiskriminon serbet): social (pengon emancipim të lirë e kompatibil me nivelin e zhvillimit ekonomik në Kosovë); juridik (me një Kushtetutë të vjetëruar, dhe aspak fleksibile me zhvillimet dinamike në shoqërin kosovare. Në fakt, as institucionet, e as ligjet e derivuara nga kjo Kushtetute ligjërisht të “shpikura” dhe arkivuara nga “arkitektët dhe sponzorët” e pavarësisë së Kosovës, nuk e kan pandamin e vete! Edhe kjo sikurse “shtetësia dhe pavarësia”, janë “sui generis” dhe të pakrahasueshme me asnjë rast tjetër! 

2. Kur është në pyetje, procedimi i zgjedhjeve lokale dhe atyre nacionale, nuk mund të gjesh asnjë vend ku legjitimiteti dhe legaliteti i përfaqësimit të sovranit, të bëhet në mënyrë kaq të margjinalizuar dhe jo cilesore, sa në Kosovë!

Bile as në demokracit e reja nuk do mund të gjesh një diskriminim dhe degradim kaq të “avansuar” të emancipimit të një vendi dhe publiku, kur janë në pyetje procedimet zgjedhore dhe Ligji Zgjedhor, pastaj superdiskriminimi i minoriteteve, si edhe legjislacioni social, siq është rasti ynë kosovar!?

Ai ishte i nevojshëm edhe i dobishëm, vetëm në fazën e parë të procesit të kornizimit të zhvillimeve demokratike në vend, kurse tani është bërë pengesë serioze në ndertimin e demokracisë. Ai duhet gjithësesi të ndryshohet, por, ndryshimin, e kësaj procedure, s’duhet pritur që do e bëjë e njejta kastë politike që është duke i shijuar të gjitha beneficionet e kësaj “shpikjeje”! Arsyeja e vetme është; mburrja e tyre për numrin e madhë të votave nga votuesit. 

 “Shpikësit”, e kësaj mënyre të votimit, e kanë ditur, që do vij një moment, kur do reduktohet dukshëm dalja dhe interesimi për të votuar sipas këtij sistemi! A duhet dhe kush duhet t’u thotë stop, gjithë këtyre deformiteteve? 

Tash për tash, po më duket që i vetmi agjens social që e kundërshton fuqishëm dhe stoikisht natyrën deviante të injorancës dhe budallakisë sonë politike, ka mbetur ai i guximit intelektual!Ndryshe, injoranca politike do vazhdoj pafundësisht “misionin” e saj të shndrrimit në palaço, trafikant, oborrtar e çertifikant social, edhe të shtresave tjera sociale, që mbetën ende pa u “arratisur” për ndonjë (pa)arsye logjike, nga liria e tyre personale! 

 Tani, Intelektuali i sotëm, kryesisht mbetet të rropatet me disa dilema kruciale pë shoqërinë dhe shtetin e tij; a. të bashkejetoj me ndjenjën e të qenit i margjinalizuar dhe i pafuqishëm për të ushtruar ndikimin e tij në luftimin e krimit dhe korrupsionit në shoqëri;  b. t’i bashkangjitet institucioneve të korruptuara shoqërore, duke u bë kështu agjent i “industrisë” makabre politike, çka mendoj se nuk është ndonjë zgjidhje e duhur: apo  c. të shndrrohet nē tellall dhe prokuror i së vërtetës faktike publike për çfarëdo problemi madhor!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".