Qëndrimi i politikës aktuale të Francës po e dëmton interesin e Kosovës

Qëndrimi i politikës aktuale të Francës po e dëmton interesin e Kosovës
Qëndrimi i politikës aktuale të Francës po e dëmton interesin e Kosovës

Faik Krasniqi

  • 30 June 2021 - 18:15

Shkruan: ANALISTI: Faik Krasniqi

Franca gjithmonë ka qenë aleat i Serbisë. Më aleat Serbia e ka Francën se sa Rusinë. Por Macron hapur është duke e shprehur këtë gjë, urrejtjen patologjike që ka ndaj shqiptarëve. Edhe për çështjen e liberalizimit të vizave Franca është kundër.

Ky shtet që po e shpreh hapur racizmin ndaj nesh, është duke na bllokuar lëvizjen e lirë në BE. Si hap i parë që duhet t'i bëhet këtij shteti është kushti: Na jepni liberalizimin e vizave, ne e vazhdojme dialogun me Serbinë. Cfarë t'i japim ne Serbisë? Territor ose Asociacion në këmbim të njohjes? Këtë po e kërkon Franca për Serbinë. Cfarë idiotizmi. Viktima ta shpërblej vrasesin e tij. Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë në historinë e njerëzimit. Serbët në Kosovë kanë më shumë të drejta se ne shqiptarët që jemi shumicë në Kosovë. Asociacion në asnjë menyrë. Pa kompetenca ekzekutive bën, por me kusht që edhe shqiptarët në Kosovën Lindore ta kenë Asociacionin e tyre. Përndryshe s'bën. Në të kundërtën pranojmë shkëmbim territori ashtu sic ka ndodhur në 1956. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t'i kthehen Kosovës, kurse Leposaviqi t'i kthehet Serbisë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".