Goditja e bordeve në ndërmarrjet publike,fillimi i shembjes së krimit

Goditja e bordeve në ndërmarrjet publike,fillimi i shembjes së krimit

Gani Qarri

  • 01 July 2021 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Masat e përgjegjësisë duhet të ashpërsohen akoma më shumë, në mënyrë që niveli i parë i përgjegjësisë të jetë shkarkimi i udhëheqjes së ndërmarrjes, kurse niveli i dytë kërkimi i hetimit nga ana e prokurorisë për keq menaxhimin dhe abuzimet e konstatuara për të cilat konstatime , fatkeqësisht nuk po kalojnë raportet në Kuvend dhe as në Qeveri duke e marr vlerësimin negativ.

Fakti se praktika e kontrollit të forcuar institucional, po instalohet në këtë mandat qeverisës të VV-së, ka filluar ti tmerrojë shumë, ish qeveritarët e inkriminuar të mandatit të kaluar, veglat e të cilëve, ngadalë por sigurt, përfundimisht po dalin jashtë sistemit.

Ndaj dhe ka shpresë që me fillimin e kërkimit të llogaridhënës, për performancë të dobët dhe keq menaxhim të ndërmarrjeve publike, duke shkarkuar bordet e këtyre ndërmarrjeve të emëruara në të kaluarën kundërligjshëm e me lidhje të grupeve të interesit politik e klanor, të kthehet edhe ligjshmëria për menaxhimin e tyre në interesin e qytetarit, që fatkeqësisht ishte shkëputur nga kapjet e deritanishme të grupeve kriminale të interesit. Ndaj norma e përgjegjësisë duhet të instalohet përgjithmonë për cilindo raport vjetor të punës, e sidomos për raportet e auditimit të financave të ndërmarrjeve publike që i raportojnë Kuvendit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".