Në prag të zgjedhjeve për pushtetin lokal në Kosovë, partitë politike kanë mbetur të pa reformuara!

Në prag të zgjedhjeve për pushtetin lokal në Kosovë, partitë politike kanë mbetur të pa reformuara!
Në prag të zgjedhjeve për pushtetin lokal në Kosovë, partitë politike kanë mbetur të pa reformuara!

Ismail Muçiqi

  • 02 July 2021 - 09:07

Shkruan:Ismail Muciqi

Skena politike në Republikën e Kosovës vite me radhë është e ngulfatur me retorika dhe premtime me të ndryshme karshi elektoratit, premtime këto boshe të cilave nuk ju beson më askush. Që nga paslufta u krijuan disa parti politike të cilat më shumë përbeheshin nga klanet farefisnore, familjare dhe mund te themi edhe nga regjionet krahinore si zanat te interesit partiak në luftë për ta marrë pushtetin.

Koha po tregon se partitë politike të cilat ende frymojnë janë subjekte të cilat vazhdimisht janë konsumuar për shkak të mos reformimit programor dhe kadrovik të burimeve njerëzore që u angazhuan në politikë. Zgjedhjet e fundit Nacionale treguan më së miri se niveli i organizimit në strukturat e partive politike është i degraduar në masë të konsiderueshme për shkak të mospërtrirjës të elektoratit të ri dhe të kuadrove të reja të cilat kanë dije dhe kapacitet profesional për ti avancuar proceset programore në të mirë të qytetareve dhe të Shtetit të Kosovës.

Mjerisht decenie me radhë disa parti të ashtuquajtura politike udhëheqin nga të njëjtit lider të cilët më shumë punojnë për interesat e tyre personale dhe familjare sesa për zhvillimin e partisë apo të mirën e Shtetit. Për shkak të kësaj mendësie shkurtpamëse politike grupet e interesit të cilat dominojnë nëpër partitë politike janë bërë deputet të Parlamentit po thuajse në të gjitha legjistraturat e pasluftës. Kjo gjendje e ngulfatur me motive të interesit të klaneve partiake në mënyrë permanente për ti realizuar favoret e tyre kanë futur në listat e tyre për deputet të njëjtit individ të cilët kanë qenë dhe janë të lidhur me liderin e partisë apo me shtabin e ngushtë ku hartohen politikat e brendshme.

Tani kur jemi në prag të zgjedhjeve për pushtetin lokalë gjithnjë e më shumë po përfolën emra të kandidatëve për Kryetar të Komunave, të cilët nuk e kanë besimin e qytetareve të Kosovës. Kjo tregon se partitë politike nuk e qajnë kokën për ti zgjedh kuadro të përgatitura në të gjitha aspektet për të qenë të gatshme me u ballafaqua me sfidat dhe problemet e ndryshme të Komunave tona. Kjo mënyrë e politike bërjes tregon më së miri nivelin organizativ dhe përkushtimin e partive politike për zhvillimin e vendit dhe për zgjidhjen e problemeve të qytetareve të cilat presin me vite për tu adresuar.

Disa emra për kandidat për Kryetar të Komunave që priten të zgjidhen në muajin Tetor nuk janë kandidat që i përmbushin nevojat për të udhëhequr me Komunën dhe problemet e qytetareve. Sido që të jetë skena politike në Kosovë është e lodhur, e molisur pa invencion duke u munduar që me çdo kusht të qëndroj në pushtet pa asnjë dobi për të mirën e vendit.

Politikën kadrovike po e bëjnë grupet e ngushta të interesit të subjekteve politike të cilët kanë emra dhe mbiemra dhe janë të paprekshëm karshi elektoratit. Kjo gjendje në politikën e Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje deri sa inteligjenca e Shoqërisë Kosovare vazhdon të qëndrojë pasive dhe indiferente ndaj proceseve shoqërore. Kjo këngë do të këndohet derisa e keqja do të arrijë në pragun e derës të çdo familje Kosovare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".