Serbia me Mini Shengen dominon në Ballkan!    

Serbia me Mini Shengen dominon në Ballkan!    
Serbia me Mini Shengen dominon në Ballkan!    

Muhamet Kelmendi

  • 02 July 2021 - 10:14

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Mini Shengeni eshte një veprim dhe organizim qe fare nuk shkon ne interes te shtetit te Kosovës. Ne fakt as për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut, sikundër për vendet tjera, nuk ka efekte pozitive dhe atë ne asnjë fushe. Shteteve te Ballkanit Perëndimor nuk u duhen Mini Shengene. Këtyre u duhet hapa konkret te perspektives nga UE ne shume fusha për te mundur qe ne te ardhmen te inkuadrohen. Kuptohet se me këtë mekanizëm te Mini Shengenit fiton ne peshe Serbia si shtet ne Ballkan.

Si ekonomikisht, ashtu edhe ushtarakisht dhe politikisht, eshte Serbia me e forte dhe asaj i konvenon një treg i gjere dhe i lire për ma llërat e veta. Pa kufijtë dhe dogane eshte tamam për Serbinë një treg i gjere. Edhe ne qarkullimin e mjeteve dhe te qytetareve fiton shteti serb.

Kjo vlen edhe për qarkullimin e krimit dhe te veprave te renda penale. Kuptohet se kështu realizohen me lehte edhe aksionet qe kane karakter te pretendimeve pushtuese ne vendet qe Serbia synon pushtimin. Nuk ka asnjë logjike juridiko-politike qe Kosova te futet ne këtë Mini Shengen. Serbia nuk e njeh Kosovën. Ajo e cilëson këtë vend ne vend serb dhe te shtetit serb. Pse, pra, ky Mini Shengen?

Kjo eshte shume e qarte. Thjeshte: Ndikimi ekonomiko-financiar për te rritur ndikimin ushtarak ne Maqedoni, ne Mal te Zi, ne Shqipëri dhe ne Kosove e Bosnjë Hercegovine. Asgjë pozitive nuk ka për vendet ne fjale. Përkundrazi. Kështu rritet ndikimi i shtetit serb dhe rrezikohet tërësia territoriale e vendeve. Serbia kështu e ushton vartësinë mbi këto vende.

Edhe shtetit shqiptar nuk i vyen ky mekanizëm. Shqipëria nuk ka çka shet ne Serbi. Bilanci midis eksportit dhe importit eshte 80% me 20%. Me mire nuk eshte as pozita e Maqedonisë se Veriut. Edhe me shume se kudo ka interes dhe synim territoriale shteti serb. Minishengeni i hape rruge këtyre synimeve dhe me lehte realizohen pretendimet territoriale mbi hapësirat qe i synon Serbia. Nuk shihet asgjë pozitive nga Mini Shengeni as për Malin e Zi dhe as për Bosnjë e Hercegovine.

Shteti serb eshte thjeshte shtet kriminal Dhe me kriminel nuk realizohet asnjë e mire. Ndërsa, te Kosova ashtu e kështu kalimi behet për qytetaret e Kosovës me letra te njoftimit. Pasaportat e shtetit te Kosovës nuk njihen. Nuk njihen as regjistrimet e mjeteve te qarkullimi dhe as dokumentet tjera qe kane shenja te Republikës. Prandaj ne çfarëdo ane qe shikohet Mini Shengeni del si mekanizëm qe vetëm te mira i sjelle Serbisë. Kjo mund te përdoret si mënyrë edhe për Mini Shengene ne aspektin Shtetëror.

Fillimisht si Union, ndoshta konfederate dhe me vone si federate etj. Pretendimet serbe janë te dukshme ne këtë ane. Serbia po armatoset dhe po e rrite buxhetin e shtetit për ushtri. Pse? Kuptohet për te u shtrire ne Jug te Ballkanit. Ndoshta edhe me gjere. Dhe, këtu nuk ka dileme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".