Krimi i organizuar do të mobilizohet për ta penguar edhe zbatimin e Ligjit VETTING

Krimi i organizuar do të mobilizohet për ta penguar edhe zbatimin e Ligjit VETTING
Krimi i organizuar do të mobilizohet për ta penguar edhe zbatimin e Ligjit VETTING

Muhamet Kelmendi

  • 02 July 2021 - 18:32

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Sado që ka presione dhe veprimtari penguese VETING-u do të vjen dhe do të bëhet pjesë e sistemit të drejtësisë kosovare, për të cilin ndryshim pozitiv edhe  sistemi do të fillon të peshohet. Këtu do te ketë vështirësi të mëdha. Pengesat gjithsesi  do të shtrohen dhe ndikimet do të rriten kundër VETTING-ut. Por, VETING-u do të futet në zbatim. Ai do të zgjatet mjaftë shumë dhe ndikimet do të jenë të dhimbshme. Po me VETING krijohen rrethanat e ndërtimit të një sistemi ligjor dhe profesional në Kosovë.

Sistemi i drejtësisë në Kosove, i ndërtuar nga UNMIK-u dhe që po vazhdon nga EULEX-, ka dështuar dhe  këtë fushë, është pa legjitimitet në ndërtimin e një sistemi ligjor dhe profesional. Kështu kemi dështime dhe ndarje të mëdha, kuptohet në drejtim të ndjekjes se rasteve të dënueshme. Kjo në njërën anë dhe, në anën tjetër, keqpërdorimet e pozitës dhe korrupsioni, i kanë dhënë sistemit një të  goditur të rëndë dështuese. Këtu është shkaku pse nuk ndiqen rastet e rënda që kanë bazë ekonomike  korrupsioni në nivele të larta dhe krimet në fushën ekonomike. Këtej është bërë një ndarje e madhe në veprimtarinë e hetimeve të rasteve të rënda dhe që kanë fuqi të madhe politike e ekonomike. Është besuar se në këtë Qeveri shpejtë dhe pa luhatje do të shkon drejtë  hartimit, miratimit dhe fillimi i zbatimit të Ligjit VETTING. Kaluan 100 ditët e saj të para  dhe ne ende nuk po shohim ndonjë projekt konkret të këtij Ligji. Sidoqoftë besohet që shumë  shpejt do të nxirret ky ligj. Megjithatë me EULEX- jemi mësuar për dështimet që i ka pasur deri më tani ky mision. Dështimet e këtij misioni janë të rënda dhe përsëri vendi do të ketë probleme në drejtësi. Mendohet se ky ligj, Ligji VETTING,  do të ndikon dukshëm në përmirësimin e sistemit. Dhe këtu kjo është shumë reale.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".