Oligarkët dhe politikanët e korruptuar e kanë privatizuar Kosovën!

Oligarkët dhe politikanët e korruptuar e kanë privatizuar Kosovën!
Oligarkët dhe politikanët e korruptuar e kanë privatizuar Kosovën!

Naim Miftari

  • 04 July 2021 - 08:42

Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari 
 
 
Ligji për konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme është shumë i mirë,  edhe pse është i vonuar,  por implementimi i këtij ligjit nuk besoj se do të bëhet nga prokurorët, hetuesit, gjyqtarët e Hashim Thaçit, Isa Mustafes e Ramush Haradinajt, sepse Kosova ka nevojë për VETTING të përgjithshëm dhe gjithëpërfshirës. Edhe deri më tani ligjet kanë qenë të mira, edhe më parë, por nuk ka guxuar askush ti zbaton ato, sidomos kur kanë qenë në pyetje politikanët  e korruptuar dhe oligarkët, sepse gjyqtarët dhe prokurorët kanë qene vetëm kukulla shërbyese të këtyre politikanëve dhe oligarkëve,  siq e ka treguar edhe afera Pronto. 


 
 
Data 1 korriku shënon përfundimin kohor të përfundimit të draftit të pare të projektligjit të ligjit për konfiskimin e pasurive të fituara ne mënyrë te paligjshme, ligj ky i përshpejtuar i qeveris Kurti. Ky ligj kjo nguti e qeveris Kurti është e ardhur si tepër e domosdoshme  por mbase edhe  shumë e vonuar,  pasi që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës është dashur të miratohet ky ligj duke e ditur se sa është e përhapur dukuria e korrupsionit që kryekëput  lidhet me politikën dhe me pushtetarët. Tani për pa u pastruar Prokuroria, Gjyqësia, Policia, Inteligjenca, KGJK e KPK...dhe pa bërjen e një VETTING-u nuk ka shumë  shpresë se do të goditet krimi i organizuar si duhet, sidomos oligarkët e politikanëve dhe ish pushtetarëve të Korruptuar të cilët në barrë të popullit nga korrupsioni dhe grabitja e pasurive kombëtare janë pasuruar aq shumë sa që  as vetë nuk mundë ta dinë  sa janë të pasur sot.  Faktikisht oligarkët dhe politikanët e korruptuar e kanë privatizuar Kosovën dhe shtetin tonë e kanë bërë pronë private të tyre duke qëndruar non_stop të mbrojtur nga strukturat,  kukullat e tyre që i kanë instaluar vetë në Prokurori, Polici, Gjyqësi, Inteligjencë . 


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".