Ishte vota jonë e gabuar,e cila i solli në pushtet hajnat!

Ishte vota jonë e gabuar,e cila i solli në pushtet hajnat!
Ishte vota jonë e gabuar,e cila i solli në pushtet hajnat!

Faik Krasniqi

  • 04 July 2021 - 08:45

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi
 
E pamë pasurinë e deklaruar të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Po ato që nuk janë deklaruar, janë shumë herë më shumë. Nëse e marrim parasysh se me qindra politikanë të tjerë nuk janë më pjesë të politikes ose nuk kanë marrë vota të mjaftueshme për Kuvend, atëherë mund të kolaudojmë që pasuria e tyre është me dhjetëra miliarda euro. Tash duhet të arrestohen dhe t'u konfiskohet pasuria politikanëve dhe zyrtarëve të ndryshëm që kanë mbajtur poste të larta, dhe që janë përgjegjës për vjedhjen e parasë publike. S'duhet të harrohen as përgjegjësit e shitjes së tokës "gjithçka 1 euro", dhe të ndërmarrjeve publike. Bashkë me ta edhe bizneset që kanë përfituar jashtëligjshëm përmes tyre.


 
Pa konfiskimin e pasurisë së tyre të paligjshme, nuk mundë të themi se është bërë diçka. Krimi duhet goditur nga koka. Ata nuk duhet ta shijojnë djersën e popullit, por duhet ta shijojnë burgun. Aty dua t'i shoh. Vetëm në këtë mënyrë ndalet keqpërdorimi i parasë publike. Është fjala për keqpërdorimet prej 1999 e deri më sot. Asnjë person dhe asgjë nuk guxon të harrohet. Mjafton ta shohim një pjesë të pasurisë të vetë deklaruar të politikanëve, për t'u bindur sa u bëhet vonë atyre për neve. Atyre u është dashur vota jonë për t'u pasuruar. U duhet ende për ta bërë pasurinë akoma më të madhe. Me qindra politikanë e zyrtar të ndryshëm kanë mbajtur poste të ndryshme. Ne i kemi votuar për të na i vjedhur paratë tona. Për 22 vite rresht. Imagjinoni. E sjellim hajnin në shtëpi dhe i themi vidh sa të mundesh. Akoma nuk bindemi se kush është politikani. Prapë i votojmë. Prapë i votojmë. Prapë i votojmë. Ne e dimë se kush kanë qenë dje. Por harrojmë se ata u pasuruan me paratë tona. Me djersën tonë. Vodhën paratë dhe djersën tonë. Jo vetëm që i votojmë, por edhe jetën e japim për ta. Ne kujdesemi që fëmijët e tyre të jetojnë si mbretër. Të shkollohen në shkollat më të mira. Të vozisin makinat më luksoze. Të bëjnë pushime përrallore. Kurse fëmijët tanë shkojnë në shkollat publike ku kundërmon erë e qelbur nga tualetet e papastërti. Fëmijët tanë mezi i dërgojmë deri në Durrës. Edhe aty pikëpyetje e madhe. Dhe diçka për ekonominë. Nuk mundë të kemi zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, pa themelimin e Bankës Zhvillimore. Bujqësia, blegtoria, turizmi, mini-fabrikat dhe teknologjia inovative janë katalizatori i zhvillimit ekonomik në Kosovë, dhe jo skemat sociale.
 
 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".