Po amnistohen hajnat dhe mashtruesit!

Po amnistohen hajnat dhe mashtruesit!
Po amnistohen hajnat dhe mashtruesit!

Hasan Preteni

  • 04 July 2021 - 15:22

Një veprim që nuk sjell rezultate duhet ndryshuar, hetimet administrative të saktësisë së deklarimit nuk po kanë efekt. Agjencia nuk mundë  të ju kërkoi deklaruesve se si e kanë krijuar atë pasuri. Gjithçka fillon dhe përfundon në kërkimin e të dhënave në Agjencinë e regjistrimit të biznesit, të dhënat nga kadastra dhe verifikimi i të hyrave vjetore, thjeshtë hetim administrativ.

 

 

Ligjvënësit më herët e ndryshuan edhe Kodin Penal, kinse për të penalizuar mos deklarimin e pasurisë dhe deklarimin e rrejshëm dhe asgjë. Asnjë dënim me burg, dënimet më të vogla se kur ishte mos deklarimi i pasurisë vetëm shkelje administrative ku dënimet shkonin deri në 1500 euro. Regres edhe në këtë drejtim. Të kontrolli i formularëve të deklarimit të pasurisë duhet marrë përvojat nga Tirana. Zyrtarët duhet të dëshmojnë pasurinë e deklaruar. Në përgjithësi trajtimi i pasurisë se zyrtarëve të lartë dhe jo vetëm duhet të ketë një dimension tjetër dhe kyçje të më shumë mekanizmave. Njësiti i Inteligjencës Financiare, njësitet përkatëse kadastrale, ATK-ja, duhet ngushtuar rrethin për veprim të të gjithë atyre që po e keqpërdorin paranë publike. Duhet “ vështirësuar” jetën e të korruptuarve. Sa i përket Agjencisë është shumë mirë që po rishikohet mandati i saj.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".