Nenad Çanak si Dimitrije Tucoviq !

Nenad Çanak si Dimitrije Tucoviq !
Nenad Çanak si Dimitrije Tucoviq !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 05 July 2021 - 09:47

Barometri diplomatik

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Nenad Çanak e njeh Republikën e Kosovës, ashtu sikurse dikur Dimitrije Tucoviq, i cili  thoshte dhe shkruante në librat e tij, se pa njohjen e  së drejtës historike dhe të lirisë së shqiptarëve në tokat e tyre, serbët gjithmonë do të jenë në luftë me shqiptarët. Fatkeqësisht këtë e dëshmoi edhe gjenocidi i fundit të Serbisë së Slobodan MIlosheviqit ndaj shqiptarëve në Kosovë (1989-1999), ku fallangat paramilitare, militare dhe policore vranë dhe maskaruan barbarisht mbi “ 11.800” civilë shqiptarë, për shkak se ishin shqiptarë dhe në shtëpitë e në tokën e tyre stërgjyshore autoktone.

*** Dimitrije Tucoviq(socialdemokrat) : “ Serbët do të kenë marrëdhënie të mira me shqiptarët vetëm atëherë kur të kuptojnë se ndodhen në truallin e huaj-truallin shqiptar” (1914). Ky është problem dhe konflikti shekullor serb me shqiptarët, që serbët nuk duan të përballën me të, por vazhdimisht gënjejnë dhe fshehin këtë të vërtetë në sy të gjithë botës, duke pohuar se “Kosova është djepi, zemra dhe koka serbe” !?

*** Nenad Çanak(socialdemokrat) : “Kosova është pushtuar me shpatë në vitin 1912, kurse është çliruar me bomba të NATO-s më 1999, Kosova është e pavarur dhe, kurrë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë” (2021).

Ky konkluzion është i drejtë, objektiv dhe realist si në kuptimin historik, ashtu edhe në atë politik, mbase  Kosova ishte koloni e Serbisë jo më pak se një shekull (1912-1999). Mirëpo, këtë të vërtetë të hidhur kurrë nuk e kanë pranuar regjimet e derisotme fashiste reaksionare borgjeze shtetërore të Serbisë, as shkenca e as kisha politike  retrograde ortodokse serbe, mbase janë shkaktarët kryesorë të pushtimit kolonial dhe gjenocidal të Kosovës, si dhe të viseve të tjera autoktone të Shqipërisë Etnike (të cilën e quajnë “Juzna Srbija”, që do të thotë “Serbia Jugore”).

Mirëpo, këtë gënjeshtër historike dhe politike të Serbisë kolonialiste pushtuese  të Kosovës dhe të territoreve të tjera shqiptare (Nish, Vranjë, Pirot, Leskovc, Prokuple, Kurshumli, Bllacë, Novi Pazar…Shkup, Manastir, Tetovë, Kumanovë, Dibër… etj.), që në dekadën e dytë të shekullit XX(1912-1914) e ka kritikuar ashpër dhe me plot të drejtë socialdemokrati serb Dimitrije Tucoviq (dëshmitar i drejtpërdrejtë i masakrave  dhe i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve deri në Lumë , në Durrës e në Elbasan…etj.), i cili nga ekspeditat e përgjakshme të soldateskës vrastare serbe, apelonte regjimin çetniko-vrastar  serb të Nikola Pashiqit dhe të Jovan Gjorgjeviqit…etj., që të heqte dorë nga politika gjenocidale dhe pushtuese hegjemoniste serbomadhe në trojet shqiptare, sepse therja, masakrimi, djegja, plaçkitja, vrasja masive e popullsisë shqiptare (foshnja, nëna shtatzëna, fëmijë, gra burra e pleqë), ashtu sikurse në kryerjen e masakrave dhe të gjenocidit të fundit të soldateskës së Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1989-1999) ishte barbarizëm sui generis, me qëllim të fundmë të grabitjes së territoreve dhe të serbizimit të tyre me kolonistët serbë dhe malazezë.

Simetria Tucoviq-Çanak-humanizmi dhe drejtësia !

 Të dy këta socialdemokratë serbë nuk janë “tradhtarë”, ashtu siç i ka stigmatizuar  dhe, edhe sot i baltos politika propagandistike reaksionare serbomadhe, por janë humanistë, demokratë dhe patriotë me gamë ndërkombëtare, sepse nuk pranojnë lirinë e serbëve, duke mohuar lirinë e shqiptarëve. Nuk pranojnë regjimet terroriste vrastare të Serbisë, duke shfarosur shqiptarët dhe, duke grabitur territoret  e  tyre etnike  në Ballkan. Kjo është substanca thelbësore e humanizmit, e drejtësisë dhe e patriotizmit të tyre ndërkombëtar. Me një fjalë, si Tucoiviqi dikur (në dekadën e dytë të shekullit XX), edhe  Çanaku sot (pas 100 vitesh) në dekadën e tretë të shekullit XXI, nuk pranon lirinë e serbëve, të ndërtuar mbi vrasjen e lirisë dhe të popullit shqiptar në shtëpitë dhe në tokat e tyre stërgjyshore.

Është më se e vërtetë se,  historia e derisotme e njerëzimit të civilizuar ka provuar se humanizimi dhe drejtësia nuk njohin kufizime fetare, nacionale, partiake e as kufijëgjeografikë, por vetëm vlerat njerëzore, që duhet shpëtuar, mbështetur, mbrojtur dhe respektuar si vlera universale të përbotshme.

Duke qenë se në kohë të ndryshme historiko-politike (Tucoviq, gjatë viteve 1912 -1914, kurse Çanak, gjatë viteve 1992-2021) asnjëri e as tjetri nuk u pajtuan me politikën pushtuese dhe hegjemoniste të regjimeve ultranacionaliste reaksionare serbe të mbretit Aleksandër Karagjorgjeviq dhe të nacionalsocialistit etnocentrist Slobodan Milosheviq, të cilët nxorën ligje e kushtetuta për shfarosjen e shqiptarëve dhe për kolonizimin e Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.

Pa asnjë dyshim, simetria e këtyre dy socialdemokratëve progresivë altruistë serbë është  guximi, humanizmi  dhe drejtësia-ngritja e zërit dhe e kritikës publikekundër regjimeve të kalbura reaksionare dhe fashiste  militariste vrastare të Karagjorgjeviqëve, të Pashiqëve, të Gjorgjeviqëve, të Sheshelëve dhe të Milosheviqëve , që të heqnin dorë nga politika militariste pushtuese dhe  e shfarosjes dhe e kolonizimit të shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Ballkan (1912-1999).

Nenad Çanak: “Kosova është pjesë e Serbisë, aq sa është Holanda pjesë e saj”.  

Nenad Çanak (ish-kryetar i Kuvendit të Vjovodinës, kryetar aktual i LSD-së së Vojvodinës, ish-deputet i parlamentit të Serbisë dhe, njëri nga oponentët më vehementë të kryekriminelit Slobodan Milosheviq, 1990-2001), më 1919, pohoi se“KOSOVA ËSHTË PUSHTUAR ME SHPATË më 1912, kurse është humbur nga bombat e NATO-s më 1999” ( “Kosovo je osvojeno sabljom 1912. a izgubljeno NATO bombama 1999. godine"), kështu i deklaroi gazetares Bojana Milovanoviq të Agjenocionit “FONET” të Beogradit (korrik, 2021). Këtë të vërtetë të qëndrueshme, Nenad Çanak e përmbyll këtë të vërtetë me vlerësimin se “Ideja që Kosova të përfshishet në inegritetin territorial dhe në tërësinë e shtetit të Serbisë, është aq joreale  saqë është vetëm mashtrim i njerëzëve.”

Ky është argument i parrëzueshëm historik, politik dhe realist, mbase Kosova ka qenë vetëm plaçkë koloniale e Serbisë, e cila “me shpatë”(siç thotë Çanak) dhe me gjenocid e ka aneksuar dhe kolonizuar në vjeshtën e vitit 1912. 

Nenad Çanak vizitoi  Mejën e gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999) !

Me rastin e vizitës në Kosovë (28 qershor 2021), ku u takua me kryeministrin Albin Kurti, Nenad Çanak vajti edhe në Gjakovë, ku në shenjë nderimi u përkul  para 370 varrezave civile shqiptare në Mejë, të pushkatuara dhe të  masakruara nga bandat vrastare çetniko-fashiste të regjimit serb të Slobodan Milosheviqit (27 dhe 28 prill 1999). Prej tyre “36 ishin nën moshën 18-vjeçare”, si dhe një vajzë 7-vjeçare, e cila duke mos lëshuar dorën e mamit, vritet barbarisht me tërë familjen e saj.  Kjo ngjarje barbarike, Çanakun e tronditi shpirtërisht, ku nën emcione të forta vuri një kurorë me lule mbi varrin e saj, në shenjë dhembjeje dhe nderimi ndaj voglushes dhe 370 viktimave të tjera, të ekzekutuuara nga forcat barbarike çetniko-serbe  të Slobodan Milosheviqit. Me këtë rast, duke parë me sytë e tij, Çanaku bindet dhe, njëherazi sforcon tezat dhe akuzat e tij 30-vjeçare kundër regjimit fashist të Slobodan Milosheviqit, se serbët kanë kryer gjenocid ndaj shqiptarëve “duke vrarë 100 civilë shqiptarë për një ushtar serb”.  Kjo është teori dhe praktikë e njohur e nazifashizmit dhe e gjenocidit serb (1878-1999).

Pas kësaj vizite në Kosovë, Çanaku dellaroi masmediave se, arritja e kompromisit politik të Beogradit dhe të Prishtinës, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve, mund të arrihet vetëm pasi Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës,; vetëm kur Serbia t’i ketë gjetur edhe “1647” viktima të shqiptarëve të vrarë  në Kosovë, dhe të groposur në varrezat masive në Serbi (1998/1999),  si dhe, pasi Beogradi zyrtar dhe serbët të kenë kërkuar falje për gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke qenë se në Kosovë forcat serbe kanë vrarë dhe masakruar mbi “11.800 civilë shqiptarë”, me qëllim të shfarosjes  dhe të rikolonizimit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".