Pse UE me Borellin nacionalistë?

Pse UE me Borellin nacionalistë?
Pse UE me Borellin nacionalistë?

Muhamet Kelmendi

  • 05 July 2021 - 12:27

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 Emërimi në pozitë të komisarit të UE në vend të z.Morgherini, të ministrit të jashtëm të Spanjës, të nacionalistit spanjoll, Borrelli, është një vendim i gabuar i UE. Këtë e tregoi ky nacionalist në raportet Spanjë-Kataloni.

Natyrisht se Kosova nuk është Kataloni. Kosova është shtet i lirë dhe sovran, ndërsa Katalonia ende nuk është i tillë, ndonëse e ka organizuar Referendumin, nga ka dalur shtetësia. Por këtu nuk po e analizojmë këtë çështje. Spanja nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Me dhjetëra aksione antishtetërore i ka ndërmarrë kundër shtetit të Kosovës. Ka raste ku edhe takimet i kanë anuluar, sikurse edhe vizitat e zyrtareve tanë me flamurin e Kosovës në Spanje etj. Këtej është gabim emërimi i tillë. Me këtë kurrsesi nuk del se UE mundet dhe ka dëshirë për te zgjidhur çështjen me konfliktuoze në Ballkan. Me këtë spanjolli nuk ecet në raportet e paqes dhe të njohjes. Ne vizitën e këtij nacionalisti Borrelli në Serbi tha: "Është gabim shpallja dhe njohja e shtetit të Kosovës...Këtu kemi "shkelje" të së drejtës ndërkombëtare". Kjo tregon vetë. Me këtë vendim të UE del e domosdoshme pjesëmarrja e amerikaneve, të anglezëve dhe të gjermanëve në ndërmjetësim me Beogradin.

Me nacionalistin spanjoll Borrelli marrëdhëniet për njohje reciproke të Kosovës dhe të Serbisë janë shumë larg. Ai nuk do të ndërmjetëson për njohje por për ndarje dhe copëtim të Kosovës. Për këtë nacionalist eshte e rëndësishme mos njohja e shtetit të Kosovës, por shkatërrimi dhe ndarja e copëtimi. Kjo për faktin se automatikisht, mendon ky nacionalistë spanjoll, se duhet të kemi konstituim të shtetit të Katatonisë. E ky është armik i lirisë dhe të pavarësisë së katalonëve. Në fakt ky veprim me këtë nacionalist spanjoll është akt i dëmshëm për vetë UE. Nuk mundet kurrë një nacionalist të zgjidhë problemet në Ballkanin Perëndimor mbi baza nacionaliste dhe antishtetërore. Ky nuk i zgjidhi problemet në Spanjë. Katatonia gjendet ende nën administrim të Madridit. Shumë katalonias gjinden nëpër burgje. Po Kosova nuk është Kataloni. Natyrisht se dëshirojmë liri për të gjithë. 

 Mirëpo, nuk jemi ne që përcaktojmë të ardhmen e Katatonisë. Kosova dëshiron bisedime paqësore për çdo çështje. Pra, i takon z.Merkel dhe z. Makron të mendojnë, sikundër edhe evrodeputeteve të PE, se a është një vendim i tillë adekuate me kërkesat e kohës dhe gjendjen dhe ku dërgon ky vendim? Jam i bindur se për paqe nuk është dhe rrjedhimisht as për marrëdhënie paqësore. UE kërkohet të veproj pa bërë eksperimente me kuadro. Kosova është në Evropë. Edhe Spanja gjendet në UE. Nuk është e drejtë mohimi i shtetit ku mbi 95% të shteteve të UE e kanë njohur shtetin. Vallë a nuk u gjende ndonjë politikanë tjetër! Çudi! Kosova tash është shtet. Mbi këtë dhe kudër kësaj nuk ka asnjë zgjidhje.

E ardhmja është te njohja e shtetit te Kosovës. Por, pse nacionalisti Borrelli? Mendohet se këto janë kryesisht kompromise. E kjo e dëmton paqen. Mjafton që të bart mendimin e shprehur në Beograd dhe kurrë nën udhëheqjen e këtij komisari nuk do të arrihet asnjë marrëveshje me Serbin. Pra, pse UE!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".