Hetimi i pasurisë së politikanëve që e vodhën nga populli të fillon tash, konfiskimi në vjeshtë

Hetimi i pasurisë së politikanëve që e vodhën nga populli të fillon tash, konfiskimi në vjeshtë
Hetimi i pasurisë së politikanëve që e vodhën nga populli të fillon tash, konfiskimi në vjeshtë

Dardan Grapci

  • 05 July 2021 - 19:00

Shkruan: ANALISTI:Dardan Grapci

Nëse nisemi dhe shikojmë nga një logjikë e shëndoshë, askush  në Kosovë, sikur në shtetet tjera, nuk është kundër njerëzve të pasur që krijojnë standard të mirë apo bëjnë biznes për ta zhvilluar vendin, madje as kundët politikanjëve të  pasur, por ajo se çka më së shumti po i brengos qytetarët e Kosovës, shoqërinë civile dhe opinionin e gjërë, është se si po ka mundësi që njerëzit të jenë pasuruar dhe të vazhdojnë të pasurohen brenda natës dhe pa ndonjë traditë të gjatë në biznes. Ky fenomen është hetuar te shumica e politikanëve të cilët deri më tash e kanë qeverisur vendin, madje edhe disa ish “komandanta” dhe ish- ushtar të UÇK-së, të cilët nga njerëz të cilët nuk kanë pasur asnjë biznes apo ndonjë firmë qoftë edhe mini biznes familjar, janë bërë super milioner e miliarder brenda 20 viteve të kaluara.

 

Tani kur po bombardohemi me shifrat e pasurisë së njerëzve të politikës, shtrohet pyetja  se si i kanë fituar ato pasur, se a kanë mundur të bëhen me punë të ligjshme dhe me djersë ato? Shumica e dijmë që nuk është e vertetë as për së afrëmi ajo qka është deklaruar se pse pasurija e vërtetë  qinrda mijëra erosh e milionëshe është Akoma e pa publikuar  në letrat zyrtare, prandaj unë edhe si qytetar  të të kërkoja nga Agjencioni Kundër Korrupcionit,  në bashkëpunim me Prokurorinë e Kosovës, ti hetojne të gjithë këta zyrtar që e kanë bërë publike pasurinë e tyre, të hetohen pa asnjë rezervë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, duke u nisur nga pyetja se si  mundë të arësyetohet e logjikohet kjo formë deklarimi krejtësisht mashtrues, sikur në një rast që thotë se ka 85 mijë Euro kredi për të  blerë banesë dhe makine me afat prej tre viteve të kthimit. Të hyrat vjetore janë kryesisht nga puna në qeveri, ligjërues në universitet privat me  28 mijë euro ose 84 mijë Euro të hyra për tre vite. Shtrohet pyetja gjatë tre viteve ky ministri dhe makina e tij a kërkojnë për të “ngrënë” dhe për të “pirë”, a ka ku njeri bashkëshorte dhe a kanë fëmijë? A kanë shpenzime të tjera apo jetojnë të mbyllur në kafez? A ka mendje të shëndosh qe e shpjegon dhe deshifron këtë enigmë? Kjo është vetëm një arësye prej qindar dyshimeve të tjera pse duhet urgjentisht hetuar pasurija e secilit e deklaruar në qindar mijëra euro dhe në miliona. Duhet të hetohen të gjithë që e kanë obligim deklarimin e pasurisë sipas ligjit. Ti marrim shembull në rend të parë njerëzit e politikës, deputetët. Deputetët e Kuvendit të Kosovës po na dalin super të pasur. Ata kanë deklaruar pasuri në vlerë prej plot 720 milion eurosh, apo gati sa 1/3 e buxhetit të vendit. Më së shumti deputetë milionerë ka grupi parlamentar i LVV-së – me 4 sosh, pasuar nga AAK-ja, LDK-ja dhe PDK-ja – me nga 2 deputetë milionerë secila parti politike, si dhe Lista Serbe e Grupi Multietnik që kanë secila nga një deputet milioner. Deputetët kanë dekaluar rreth 210 milion euro pasuri të paluajtshme, rreth 13 milion euro pasuri të luajtshme, rreth 480 milion euro aksione në shoqëri komerciale, 155 mijë euro në letra me vlerë, kurse 17 milion euro para të gatshme.  Mendoj që  deklarimi i pasurisë së secilit duhet të hetohet dhe vlerësohet deri në detajet më të vogla të prejardhjes, e aty ku nuk ka përputhje ligjore të konfiskohet  nga Ligji i cili në vjeshtë do të miratohet. Shpresoj dhe besoj që të jetë një vi e cila do të jetë në funksion për të gjithë pa dallim. Me këtë Ligj duhen të ju konfiskohen të gjitha ato pasuri të cilat i kanë fituar ilegalisht dhe jo ligjerisht. Si dhe në fund t’ju mbyllen bizneset pa asnjë spjegim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".