Votimi në mërgim bëhet në përfaqësi dhe në shoqata!

Votimi në mërgim bëhet në përfaqësi dhe në shoqata!
Votimi në mërgim bëhet në përfaqësi dhe në shoqata!

Muhamet Kelmendi

  • 08 July 2021 - 10:13

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Çështjet qe nuk janë të rregulluar me ligj, pavarësisht nga rregullsia e tyre, nuk mund te futen ne veprim konkret. Ka shume çështje qe janë te rregullta. Por ato nuk janë te rregulluara me ligj dhe nuk funksionojnë juridikisht. Demokracia ne Kosove eshte e re. Ajo jeton qe dy decenie. Ende jemi larg rregullimit te shtetit ne çdo fushe ne mënyrë juridike.

Dua këtu te theksoj se mërgatës duhet domosdo ti lehtësohen çështjet qe shteti duhet ti kryejnë për ta. Janë dy çështje me rendësi:

1. Çështja e rregullimit te dokumenteve ne mënyrë elektronike pa vajtur te zyrat dhe

2. Çështja e votimit. Te rasti i pare ka mundësi shteti me mënyrë elektronike te i organizohet lëshimin e dokumenteve. Me këtë i lehtësohet shume mërgimtarit koha dhe paraja. Te votimi ka rëndësi sistemi qe aplikohet.

Ne sistemin elektronik votimi behet neper ambasada a konsullata dhe regjistrim behet ne mënyrë automatik ne brenda vendit. Edhe votimi me poste duhet domosdo te behet ne përfaqësitë e shtetit tone. Ndërsa, regjistrimi duhet te jete i njëjtë si brenda vendit. Jashtë lejohet votimi me poste dhe me votim ne përfaqësitë e shtetit. Nuk duhet lejuar një burokraci te gjere dhe te mundimshme.

Duhet punuar ne mënyrën e lehtësimit te votimit. Mërgimtarit duhet krijuar kushtet qe me atë sa afër pranë përfaqësive te votojnë. Ka raste kur votohet edhe neper shoqata etj. Janë këto mënyra te votimit qe domosdo duhet te futen ne veprim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".