Skena politike po pastrohet nga liderët e dëshmuar që ishin thellësisht të korruptuar

Skena politike po pastrohet nga liderët e dëshmuar që ishin thellësisht të korruptuar

Hajrullah Tërnava

  • 08 July 2021 - 18:01

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Ternava

 

Me këto ndryshime  në politiken kosovare nënkuptohet se nëse punohet pastër dhe ligjshëm për të gjithë, edhe mundësia e atyre që e udhëheqin partinë do të jetë më jetë gjatë në pushtet, dhe në atë mënyrë qytetarët në zgjedhjet e radhës do të përcaktohen më lehtë dhe ndershëm se kujt me ia dhënë votën, dhe me këto veprime do të zhduken lokalizimet qe ishin deri më tani të padëshirueshëm sikur ishin deri më tani si: drenicasi, llapjan, gollak, dugaxhinas etej, që partie e deritashme vetëm në këto korniza lokale i përfitonin votat nga vendoret kryesisht te atyre partive apo prijësve të tyre, por me këto veprime sikur po vërehej një ndarje lokaliste e popullit!

 

Kalimi nga sistemi monist në sistemin politik pluralistë shume partiak të pasluftës, ishte një shprese për popullin, sepse periudha e sistemit monist-komunist ishte përshtypja se populli i Kosovës ishte në ato kohëra pa të drejtat e plota në shumë aspekte, e sidomos te asaj kohës të qeverisjes së Millosheviqit që populli shqiptar faktikisht ishte totalisht i okupuar dhe pa të drejtat që i takojnë një popullit. Mbas mbarimit të luftës përpos partisë së LDK-së që ishte e themeluar në vitin 1989, u krijuan parti të ndryshme si PDK, AAK, AKR,ORA, NISMA dhe LVV etj, të cilave parti i prinin njerëzit që rrihnin xhokës se ata e kanë çlirua Kosovën, dhe populli i ngazëllyer për lirinë e tyre, pa ndonjë analizë u renditën në radhë të partive posa të krijuara dhe bënin çmos me propaganda të ndryshme duke i lavdëruar partitë të cilave iu takonin për përfitimin e sa ma shume votave që ta qeverisin vendin. Me veprime të tilla që i fitonin votat edhe qëndronin në pushtet dhe e qeverisen vendin, edhe që më parë ndoshta shumica nga ata udhëheqës as nuk kane pasur një përvojë apo në të kaluarën as që kanë qenë kurrë te punësuar e mos të flasim për shkollimin e tyre, sepse kur erdhën në pushtet ata arritën ti posedojnë edhe diplomat te fakulteteve të ndryshme edhe ato diploma çfarë i dëshironin por edhe me tituj më të lartë si Dr, Mr, etj e mos të flasim për diploma të fakulteteve. Të gjithë ata të cilët u kooptuan në kryesit e partive, filluan ti shijojnë titujt e posteve më të larta nëpër institucionet e shtetit, dhe duke qëndrua në ato poste filluan të pasurohen skajshëm, e sidomos përfituan nga tokat e kooperativave  si pasuri të sistemit të kaluar që ishin, ato blerje ishin blerje qesharake që një ari sipas komunave u shiten për disa cent, apo nga një euro ari, e dikën edhe deri në 50 euro, dhe kur ata i përvetësuan ato toka qindra hektarësh tani filluan ti shesin nga 5000, 7000 e shuma tjera më të larta, e sidomos u interesuan që kur u dashtë të ndërtohen autostradat, i orientuan ato plane të ndërtimit në tokat e tyre, prandaj tani nga ato përfitime u bënë multi milionerë, e mos të flasim tani për nepotizëm e familjarizim që gjithkund i punësuan të afërmit e tyre, sepse ata iu sillnin vota që të qëndrojnë sa më shumë në pushtet dhe ishin argatët e tyre në krime për përfitimet e tyre. Me një fjalë të mëdhenjtë  e shtetit në mënyra të organizuara merreshin  me krimin dhe korrupsionin në të gjitha institucionet e Kosovës, e kjo situatë edhe sot e kësaj dite po na përcjell, sepse krimi ka lëshua rrënjë në shoqërinë tonë, prandaj nuk është për tu habitur pse jemi i vetmi shtet pa Liberalizim të vizave deri më tani në Evropë. E krijuan Gjykatën Speciale për qëllimet e tyre por me presion edhe të ndërkombëtarëve, dhe tani po shihet dobia e ati gjyqi, që në të gjinden po ata që e krijuan atë gjyq, e që ishin ma të mëdhenjtë e shtetit si Kryetari Thaçi, Kreparlamentari Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi etj, e që e udhëhoqën shtetin deri në nëntor të vitit 2020. Që nga ajo kohë tani ata gjinden në burxhet e Hages. Me këto të bëra ma në fund populli u dëshpërua dhe në zgjedhjet e para fundit ia dha votën LVV si fituese e zgjedhjeve në koalicion me LDK, por kjo qeveri u rrezua nga te gjitha partitë që u bënë bashkë sepse iu frikësuan që kjo tani do i burgosë dhe do ua konfiskon edhe pasurie dhe do ua qet në fushë të gjitha të palarat e tyre. Por në zgjedhjet e fundit, kësaj radhë u bashkua  elektorati nga te gjithat partitë, ata  të cilët ishin shumë të dëshpëruar për të këqija që ju bënë  vendit nga ata  që e qeverisën  deri aso kohe, duke parë se deri ku e kanë katandisur këtë vend, dhe ia dhanë votën mbi 50% që si e vetme ta formoj qeverinë, prandaj tani Qeveria e LVV me Listen “Guxo” po e qeverisin vendin  mbi 100 ditë në mandat. Nga kjo qeveri  po vërehen se ka filluar ndryshimi  në të mirë të popullit, s’paku nuk po vërehet që janë kriminalizuar  apo që po përfitojnë si ata të mëparshmit. Është e kuptueshme se tani është̈ duke shkuar në theqafje  kjo skenë e vjetër politike e  degraduar dhe puro e kriminalizuar për gjithë̈ këto vite në pushtet,  po shkon  pashmangshëm drejtë zhbërjes dhe  defaktorizimit, duke ja imponuar lindjen dhe forcimin e lëvizjeve të reja politike, me njerëz dhe ide të reja të pa sprovuara e të pa korruptuar në hap me kohën. Për dikën kjo çfarë po ndodhe në skenën politike te tanishme janë̈ tronditjet e mëdha që e pësuan PDK dhe LDK nga vota e popullit, pikërisht këto dy partitë politike ”tradicionale” që e mbajtën monopolin krimo-politik për më shumë se dy dekada, degraduan dhe u korruptuan në keq qeverisje duke humbur besimin qytetare, shembulli më i mirë që flet për nevojën e ndryshimit dhe ristrukturimit gjeneral të skenës politike kosovare, prandaj kjo ndodhi duhet te kuptohet se çfarë eshte mjaft, mjaft eshte, dhe ne te kaluarën duhet qe ata te cilët e udhëheqin partine ti përjetojnë ndërrimet e shpeshta e jo dikush te mplakte duke mendua se eshte i pazëvendësueshëm, sepse me këtë mënyrë partitë kriminalizohen partitë sikur u pa deri me tani.

Me këto veprime te deri tashme është shpresa e vetme vetëm te ndryshimet që do ta sjellin alternativat e re politike, sikur zgjedhjet e fundit me VV-në që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, për ti dhënë shansin secilit, për ta zhbërë traditën e monopolit familjar e klientelistë të  diskriminimit të qytetarëve në baza partiake dhe familjare, formë kjo e qeverisjes kriminale për plotë dy dekada nga monopolet krimo- politike  të cilave tani me qeverinë e re po ju ikë e rrëshqet dheu nën këmbë

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".