A/po qkapet Radiotelevizioni i Kosovës nga kthetrat e politikës dhe të grupeve të interesit.?!

A/po qkapet Radiotelevizioni i Kosovës nga kthetrat e politikës dhe të grupeve të interesit.?!
A/po qkapet Radiotelevizioni i Kosovës nga kthetrat e politikës dhe të grupeve të interesit.?!

Ismail Muçiqi

  • 09 July 2021 - 08:49

Shkruan:Ismail Muciqi

Parlamenti i Republikës së Kosovës shkarkoj sot bordin e Radiotelevizionit të Kosovës, me shumicën e votave të deputeteve. Ky vendim u pritë gjatë nga qytetaret e Kosovës të cilët vite me radhë përmes taksës financuan këtë medium i cili më së paku ishte në shërbim të qytetareve. Një thënie e vjetër e popullit “Thotë se çdo punë që niset me hile [me sherr] nuk pritet asnjë hajrë apo ndonjë e mirë nga ajo”.

Radiotelevizioni i Kosovës pas lufte bëri shumë mëkate ndaj ish punëtoreve të cilët dhanë çdo gjë nga vetja në ditët dhe kohërat më të vështira duke e informuar opinionin në mënyrën të drejtë dhe të saktë. Me një fjalë i gjithë kuadri i gazetareve dhe redaktoreve ishte në shërbim të qytetareve dhe të interesave të Kosovës. Janë me qindra emra të ish gazetareve të Radiotelevizionit të Prishtinës të cilët u ndoqën, u rrahën, u malltretuan dhe u burgosën nga pushteti okupues serbë.

Pas lufte me ndërrimin e emrit të Radiotelevizionit të Prishtinës duke emëruar me Radiotelevizionin e Kosovës më shumë se 800 ish punëtor mbetën rrugëve pa punë, të pa përfillur fare nga institucionet të cilat dolën pas çlirimit të Kosovës e të cilat për interesat e tyre formuan të ashtuquajturin televizion publikë me emrin Radiotelevizioni i Kosovës. Ky medium i cili në bazë të ligjit duhet të ishte i pavarur dhe në shërbim të gjithë qytetareve, u shndërrua në byro informative dhe propaganduese në shërbim të partive politike të cilat ishin në pushtet. Politika redaktuese ishte fillim dhe mbarim në favor të grupeve të interesit të cilat udhëhiqnin në Kosovë.

RTK-ja vite me radhë u shndërrua në byro të punësimit në të cilin u punësuan familjarët e liderëve politikë, të afërmit e strukturave udhëheqëse të partive politike duke kaluar në absurditet të shkeljes më flagrante të ligjit dhe rregullave të punësimit pa konkurs. Të gjitha këto devijime dhe probleme të grumbulluara vite me radhë bënë që “televizioni publikë” ta humb vlerën dhe imazhin karshi audiencës. Duhet theksuar se në krye të RTK-së me vite qëndruan drejtorët dhe krye redaktorët të cilët ishin në shërbim të politikës ditore duke e shndërruar mediumin publikë në servisë të një partie politike.

Vite me radhë Sindikata e punëtoreve sinjalizoj institucionet dhe opinion për shkeljet dhe keqpordimet të cilat kanë ndodhur në kuadër të Radiotelevizionit të Kosovës. Në mbledhjen e Parlamentit deputetet me shumicë votash nuk e miratuan raportin e punës të këtij mediumi. Ata morën vendim dhe e shkarkuan bordin e deri tanishëm dhe kështu më në fund hapën rrugë për q/kapjen e RTK-së nga kthetrat e politikës duke e cenuar Pavarësinë editoriale të një mediumi publikë i cili financohet nga taksat e qytetareve të Kosovës.

Padrejtësitë në këtë medium janë të shumta kështu me ndihmën e politikës dhe të grupeve të interesit Radiotelevizioni i Kosovës që nga paslufta ka bërë uzurpimin e të gjitha objekteve dhe pronave të ish punëtoreve të Radiotelevizionit të Prishtinë prona këto të cilat janë produkt i ndjerësës dhe punës të ish punëtoreve të cilët punuan që nga themelimi përkatësisht nga mbarimi i luftës së dytë Botërore.

Mjerimi edhe më i madh për shoqërinë dhe institucionet e shtetit është se ish punëtoret e Radiotelevizionit të Prishtinës kanë mbetur pa asnjë përkrahje, duke bredhur rrugëve e mjerisht një numër nuk është më në jetë. Qfare drejtësie është kjo kur objektet dhe infrastruktura e ish punëtoreve të Radiotelevizionit të Prishtinës shfrytëzohet në mënyrë të pa ligjshëm nga logoja e RTK-së duke fituar para të majme nga qiraja e shumë objekteve të cilat u janë dhënë bizneseve të ndryshme me qera. Në fund po theksojmë se vendimi i Parlamentit të Republikës së Kosovës për shkarkimin e bordit të RTK-së është vendim i shumëpritur dhe i drejtë i cili do tu hap rrugë organeve të Ndjekjes dhe te Drejtësisë që ti hetojnë të gjitha keqpërdorimet dhe anomalit të cilat kanë ndodhur vite me radhë.

Qfare komenti i duhet opinionit kur sot në foltoren e Parlamentit deputetet konstatuan se në Televizionin Publikë të Kosovës ka pasur dhe ka individë që marrin rrogë e të cilët asnjëherë nuk kanë shkel në zyrat e këtij mediumi. Në shkeljen e të drejtave të ish punëtoreve të Radiotelevizionit të Prishtinës përgjegjësi mban edhe agjencioni Kosovarë i privatizimit i cili as asnjëherë nuk morri vendim që 20 % e qerave dhe shitjen e disa pronave tu a ndaj punëtoreve të cilëve u garanton ligji.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".