Paqja me fqinjët nuk ndërtohet duke marrur tokë nga tjetri në emër të paqes!

Paqja me fqinjët nuk ndërtohet duke marrur tokë nga tjetri në emër të paqes!
Paqja me fqinjët nuk ndërtohet duke marrur tokë nga tjetri në emër të paqes!

Muhamet Kelmendi

  • 09 July 2021 - 10:44

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 Miodrag Vllahovic Ish ministër i jashtëm i Republikës së  Malit të Zi, në një konferencë për shtyp, për demarkacionin nxjerrë konkludim: "Demarkacioni, në njërën anë, është i drejtë dhe, në anën tjetër, kemi mundësi për ri  diskutim, i cili do të sjell të njëjtin përfundim".

Ky diplomat, në mënyrë perfide dhe shumë shoviniste, tregon se ai territor, përkatësisht mbi 8 mijë h. tokë të Kosovës, "janë" të Malit të Zi. Por, për këtë diploma dhe për mendimtarët si ky, qoftë nga Kosova, qoftë nga Mali i Zi etj., po sjellim disa fakte, të cilat tregojnë se kudo ku vendoset kufiri në atë territor, tokat janë shqiptare. Faktet janë:

1. Ulqini dhe Tivari ishin shqiptare dhe po Mali i Zi në vitin 1879, pas një vendimi të padrejtë të Kongresit të Berlinit, i pushtoje me forcën ushtarake nën ndihmën e Francës.

2. Po pas këtij kongresi u pushtua Plava dhe Gucia, Hoti dhe Gruda, tërë Malësia e Shkodrës, si dhe u nda Liqeni i Shkodrës me rrethinë, që ishin thjeshtë territore shqiptare.

3. Po në këto vite u ripushtua Rozhaja dhe Dacajt. 

4. Tash përsëri po e zgjeron Mali i Zi territorin e vetë në tokë shqiptare në trevën heroike të Rugovës së Pejës. I theksova këto fakte për të sqaruar faktin se vetë Podgorica duhet të hoqi dorë nga territoret e tilla shqiptare.

Dhe, jo vetëm kjo, por që të kemi paqe të qëndrueshme midis malazezve dhe shqiptarëve, duhet të rishikohet i tërë kufiri. Mali i Zi nuk  mund të fshehta  pas idesë së çështja e demarkacionit është çështje e Kosovës. Kjo, natyrisht është çështje e Kosovës, por edhe e Malit të Zi, sepse ky shtet po i merr tokat shqiptare. Për këtë kërkohet të shqyrtohet i tërë kufiri shqiptaro - malazez.

Pse? Sepse nën Malin e Zi kemi territore të mëdha shqiptare dhe kjo nuk e garanton paqen midis dy popujve. Z. Vllahoviq ikë në Podgoricë dhe atje trego faktet historike ndaj shtetit tënd  se si i keni pushtuar territoret shqiptare. Trego se shteti i juaj është ndërtuar dhe po ekziston mbi tokat shqiptare. Kjo nuk e garanton paqen z. Vllahoviq. Paqja nuk sigurohet duke marre tokë në emër të ndonjë çështjeje që gjoja e garanton paqen, por që në realitet, krijon tendosje ndërshtetërore midis dy popujve tanë. Pushtimi i tokës shqiptare qon te konfliktet e reja. Paqja garantohet duke i lëshuar tokat shqiptare nga okupimi.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".