Shpend Ahmeti në krye të Prishtinës, satelit i strukturave të krimit të organizuar te SHIK-ut, ku gjithçka funksionon vetëm me ryshfete 20-30%

Shpend Ahmeti në krye të Prishtinës, satelit i strukturave të krimit të organizuar te SHIK-ut, ku gjithçka funksionon vetëm me ryshfete 20-30%
Shpend Ahmeti në krye të Prishtinës, satelit i strukturave të krimit të organizuar te SHIK-ut, ku gjithçka funksionon vetëm me ryshfete 20-30%

Naim Miftari

  • 09 July 2021 - 20:05

Shkruan: ANALISTI- Naim Miftari

 Edhe shkollat që janë ndërtuar në Prishtinë ,  janë dhënë  me ryshfet ku firmat ndërtuese deshën apo jo kanë dhënë   ryshfet 20- 30% të totalit të vlerës së projektit. Këtë e them me përgjegjësi dhe dijeni të fortë pasi jam i informuar shumë mirë.   As çerdhe nuk ke mundur të ndërtosh, ose  ta riparosh shtëpinë pa jua dhënë tallin dostave dhe oligarkëve të Shpend Ahmetit por besoj që herët a vonë ligji i shtetit do ti vë gjërat në sistemin e drejtësisë së pa varur  në vendin e vetë,  duke e dërguar  në burg çdo zyrtar që është korruptuar ,  pa shikuar fare se cilës parti apo  cilit krah ose  cilit klan të mafies i takon.

 -Shpend Ahmeti ka ardhur në pushtet me mision përmes mashtrimeve dhe premtime si kryetar i kryeqytetit,  si pjesë e LVV-së,  pastaj u pa si e tradhtoi keq për interesa të PDK-së dhe LDK-së,  me disa të tjerë partin e vetë LVV-në, në përpjekje të misionit real që ishte qëllimi i marrjes nga brenda të LVV-së nën kontroll nga një lidhje e krimit të organizuar, e ish “FERR-istave” te SHIK-ut ilegal dhe disa lojtarëve që i hodhi vet HashimThaçi dhe Kadri Veseli në preher te LVV!!! 

Mirëpo shume shpejt u pa se si dështoj ky plan  vetëm pasi ata  u konfrontuan me autoritetin e Albin Kurtit dhe tentuan ta ndajnë në dysh LVV-në përmes ish FERR-istave te SHIK-ut ilegal dhe disa lojtarëve që PDK-ja me Thaçin dhe  Veselin i kishte hedhur në preher e per balline te LVV si kolonë e pestë.  Normalisht kishte edhe deputet të LVV që ranë viktimë e naivitetit të tyre duke mos e kuptuar lojën e prapaskenën e skenarit siç ishte për shembull Aida Derguti .

Dhe pasi ju dështoj edhe skenari i dytë këta harruan se nëse tradhtojnë LVV -në atë nuk do ti tradhton elektorati i saj, ai elektorat  që ju tregoj vendin  pastaj kur këta rebelët artistë të teatrit të Hashim Thaçit  dështuan të gjithë në zgjedhjet parlamentare dhe  nuk u zgjodh më askush deputet. Pas këtij dështimi Shpendi me dostat e tij e anashkaloi pushtetin lokal që e kishte përmes LVV dhe pastaj ju gjuan Komunës ku me ndihmën e opozitës e cila më shumë përfaqësohet nga disa oligarke mafioze dhe disa tregtare sesa njerëz politik.  

Dhe posa e larguan nga pushteti LVV-në në pushtetin lokal ju gjuan në përqafim kriminal tanime 100% te mafies së ndërtimeve kriminale shkel e shko dhe tenderëve ku nuk pyetshin fare se  çfarë pune bënë por sa paguan,  sa është përqindja e tyre dhe shumë shpejt për nga ndërtimet Prishtina ja kaloj edhe mafies së ndërtimeve të Fushë Kosovës,  pasi ishin pothuajse të njëjtit njerëz të njëjtit oligarke.  

Ndoshta jo sot , por sigurt pas pak vitesh pasi të pastrohet edhe prokuroria ,policia e gjyqësia nga ndikimi i drejtpërdrejtë i mafies krimo- politike me siguri dot të  hapen procese penale për përvetësim, falsifikim dhe shitje të lejeve të ndërtimit me para dhe dhënie e tenderëve miqve dhe jaranëve që paguajnë nga 20- 30% për tenderët e marr nga komuna e Shpend Ahmetit, ku në pyetje janë disa dhjetëramiliona,e besa  ndoshta edhe disa  qindramiliona euro para te pista te zhvatura nga korrupsioni e krimi i organizuar.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".