Një pyetje Albin Kurtit e Vjosa Osmanit

Një pyetje Albin Kurtit e Vjosa Osmanit
Një pyetje Albin Kurtit e Vjosa Osmanit

Skender Kapiti

  • 10 July 2021 - 11:15

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI

Së pari ju uroj suksese në drejtimin e punëve të shtetit të Kosovës.

Albin dhe Vjosa kisha këtë pyetje publike për Juve.Që t’i realizoni premtimet tuaja për shtetndërtimin demokratik, modern, funksional e ligjor  dhe të efikasitetit në luftën kundër krimit, korrupsionit e tradhtisë duhet që në qeveri, në diplomaci, në presidencë dhe në administratë të mos ketë individë injorantë, të korruptuar dhe me lidhje nepotike e familiaro-fisnore.

A po u bëni këtyre institucioneve VETING-un meritor, profesional, moral dhe patriotik, dhe jo thjesht sa për zëvëndësim politik?!

Një Kryeministër i mirë dhe një Presidente e mirë pavarësisht meritokracisë, aftësisë dhe përkushtimit të mirë që i karakterizon , poqese ata do do të duan që të kenë sukses në punët shtetërore, ata duhet që stafet  qeveritare e presidenciale si dhe këshilltarët t’i zgjedhin më të aftë sec janë edhe vetë ata.

Nuk duhet që të ketë dehje dhe mendjemadhësi  nga pushteti dhe as që  ta mbërthejnë pushtetarin e mirë ethet e egoizmit dhe të pëlqimit të vetëvetes dhe as rritjemëndjeje nga shërbesat dhe servilizmat e servilëve e injorantëve.

Askush vetë nuk mund të jetë i gjithëkompetent, mbipatriot, i pagabueshëm  dhe i shumë i gjithekspertdijshëm për të gjitha fushat dhe lëmejtë.

Ju nuk duhet t’i harroni dhe as t’i neglizhoni ekspertët dhe ata të cilët ju  kanë mbështetur aq shumë në fitoren e betejës politike kundër ishpushtetit të keq të cilin e ndëshkoi referendumi 14 Shkurtit 2021.  

Mos harroni se koha nuk është gjithmonë e ndokujt, dhe për pushtetin nuk mbetet gjithmonë justifikim krahasimi me të kaluarën dhe me ishpushtetin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".