Depolitizimi i bordeve në ndërmarrjet publike dhe zëvendësimi me profesionistët, një test serioz  

Depolitizimi i bordeve në ndërmarrjet publike dhe zëvendësimi me profesionistët, një test serioz  

Gani Qarri

  • 11 July 2021 - 08:33

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Këto veprimet e fundit, me shkarkimin e bordeve politike  të ndërmarrjeve publike, e do të tregojnë se a është e gatshme Qeveria Kurti, që ta jap provimin, ashtu siç ka premtuar, kurse  qytetarët e vendit i kanë besuar  për reforma dhe profesionalizëm. Praktika e deritashme ka dëshmuar në shumë raste, që kur kandidatet e dështuar për deputet ose kryetar komunash, të subjekteve politike të  inkriminuara nuk kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme në zgjedhjet e viteve të fundit, ata  janë përzgjedhur si drejtorë të bordeve të ndërmarrjeve publike të cilat kanë sjellë gjithë vendin në gjendje tejet të mjerueshme dhe ndërmarrjet kryesore ekonomike, buzë falimentimit.

 

Në gjendjen alarmante në të cilën partitë e inkriminuara kanë sjellë vendin, duke quar në falimentim edhe ndërmarrjet më profitabile ekonomike, vetëm shkarkimi i bordeve të korruptuara dhe të lidhura me politikën mafioze të ish pushtetarëve të deridjeshëm, mbetet një nga mundësit reale për ndërprerjen e këtij trendi destruktiv, zbardhjen e dosjeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar që kanë ndodhur dhe thelluar për vite të tëra në vend. E gjitha kjo erdhi si pasojë e kapjes së ashpër të të gjitha poreve të shtetit dhe lidhjeve të ngushta klanore, politike e familjare me mafio-oligarkët më të mëdhenj në vend, të cilët në kooketim me ish pushtetarët e kriminalizuar, shumë ndërmarrje  me mundësi  afarizmi pozitiv i dërguan qëllimisht deri në falimentim të tërësishëm, për ti blerë dhe përvetësuar ato vet krimo politika, qoftë “pa lekë” apo edhe vetëm për pak para.  Madje ish kasta e kriminalizuar politike, në kooketim me mafi oligarkët e kompanisë më të kriminalizuar në vend, si ajo "Devolli", pak para se të rrëzoheshin nga pushteti me votën e lirë të popullit, ia bënë kurthin edhe vet ndërmarrjes më profitabile ne vend, si Telekomi i Kosovës e ardhmja e të cilit akoma mbetet e pa sigurt dhe e pa qartë deri në fund. Ndaj duke ditur dëmet që i kanë shkaktuar vendit dhe gjithë ndërmarrjeve më të fuqishme, ish qeveritarët e  deridjeshëm, të dëshmuar gjatë për krim e korrupsion në mandatet e tyre qeverisëse edhe në raportet e organizatave më kredibile ndërkombëtare, kanë filluar të tremben jashtëzakonisht shumë me fillimin e reformave të thella institucionale nga Qeveria Kurti, të cilat pritet ta goditin rëndë, korrupsionin dhe krimin e organizuar,  aty ku e ka fuqinë më të madhe të shkatërrimit të shtetit, siç ishin Bordet kriminale të Ndërmarrjeve publike.

Kështu që shkarkimi i bordeve të tilla destruktive, do të jetë edhe një mundësi më tepër për të zbardhur përfundimisht dosjet e krimit të organizuar që janë thelluar gjithnjë e më shumë, për vite të tëra nga krimo-politika, kapja e ashpër e të gjitha institucioneve të shtetit, përmes lidhjeve të ngushta klanore, politike e familjare dhe oligarkiste, duke bërë që shumë ndërmarrje  me afarizëm pozitiv, të dërgohen qëllimisht, në falimentim, për ti blerë pastaj ato, vet krimo politika fare “pa lekë” apo vetëm, për pak para,  sikur që ia bënë kurthin së fundi në kooketim me Devollët edhe ndërmarrjes më profitabile ne vend, Telekomit të Kosovës, e ardhmja e të cilit akoma mbetet e pa sigurt dhe tërësisht e pa qartë.  Për aq më tepër Instituti Demokrati i Kosovës, ka publikuar së fundi edhe hulumtimin e radhës që flet drejtpërsëdrejti mbi funksionimin e  bordeve të ndërmarrjeve publike, i cili ka konstatuar se  “Bordet Politike”, që udhëhoqën me ndërmarrjet publike qendrore gjatë vitit 2020 dhe më herët, nga të gjitha qeveritë e deritanishme të Kosovës, ishin borde me emërime, puro-politike, ndaj dhe me të drejtë, është kërkuar nga Qeveria  Kurti që në procesin e ndryshimit të këtyre bordeve, të ketë kujdes të veçantë, për emërime profesionale dhe  të pa varura nga grupet e interesit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".