Banorët e brezit kufitar Kosovë-Serbi nga Karaçeva e Kamenicës  kërkesë publike Kryeministrit Albin Kurti

Banorët e brezit kufitar Kosovë-Serbi nga Karaçeva e Kamenicës  kërkesë publike Kryeministrit Albin Kurti
Banorët e brezit kufitar Kosovë-Serbi nga Karaçeva e Kamenicës  kërkesë publike Kryeministrit Albin Kurti

Selver Lenjani

  • 12 July 2021 - 10:22

Shkruan: Selver Lenjani

I nderuari Kryeministër i Kosovës Z. Albin Kurti! Me anë të këtij njoftimi-kërkesë, ju njoftojmë2  që ne banorët e brezit kufitar të Karçevës kërkojmë nga ju që të trajtohet problemi i Fshatit Karaçevë lidhur mes kufirit të Kosovë-Serbi që Serbia pretendon që ta shkëputë këtë pjesë që nga viti 2001.

Nga ky vit hyrja e gjandarmëris serbe-paramilitar polici e Serbisë që vazhdimisht hyn në brendësi të territorit të fshatit Karaçevë që prej kthesës së fshatit Novosellë e deri në hyrje të fshatit Karaçevë lëvizin shumë lirë forcat serbe me mjete motorike të armatosur deri në dhëmb,  sepse sipas marrëveshjes tekniko-ushtarake  e 9 qershorit është nënshkruar kjo marrëveshje nga faktori ndërkombëtar ku gjenerali serb Sfetozar Marianovic dhe shumë gjeneral të tjerë të Serbisë kanë falsifikuar hartat dhe dokumentacionin valid që ka pasur Serbia dhe këtë marrëveshje e ka tradhtuar dhe mashtruar edhe faktori ndërkombëtar sepse është llogarit si pjesë e Serbisë me dokumente të falsifikuara që ja ka servuar faktorit ndërkombëtar -Nato.Pra e ka mashtruar drejt për së drejti faktorin ndërkombëtar.

Ne Bashkësia Lokale bashk me banorët e brezit kufitar kërkojmë që rasti Karaçevës të shtrohet në tavolinë në takimin e radhës në Bruksel që pritet të mbahet gjatë këtij muaji. Të trajtohet me seriozitet të lartë kjo çështje e kësaj pjese të territorit të Republikës së Kosovës. Ne si banor të kësaj pjese mbesim me shprese që kjo kërkesë e jona të merret parasysh dhe të mos refuzohet sepse është çështje territoriale. Pra kemi dëshmi se është toka që na takon ne dhe tatimi është paguar në Kamenicë-Kosovë dhe jo në Sërbi.

Me gjithë dokumentacionin që posedojmë ne dhe sipas hartave katastrale, sipas hartave gjeografike, topografike, hartografike, hartat pedologjike e shumë të tjera, dhe sipas kësaj marrëveshje 170 pronarë humbin tokat e tyre që i kanë me dokumentacion. Dhe si për fund as Policia e Kosovës nuk ka qasje në këtë pjesë të rrugës sepse është një zonë e ndaluar për Policin e Kosovës.

Mbesim me shprese që mos të neglizhohet kjo kërkesë serioze nga fshati Karaçevë. Karaçevë. 07.07.2021
Bashkësia Lokale-Karaçevë- Kryetar:Selver Lenjani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".