Populli i dërrmuar me padurim po i presin ndërhyrjet ligjore ndaj të kriminalizuarve!

Populli i dërrmuar me padurim po i presin ndërhyrjet ligjore ndaj të kriminalizuarve!

Hajrullah Tërnava

  • 12 July 2021 - 19:06

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Tani nga që kaluan mbi 100 ditë të qeverisjes së VV-së me Listën Guxo, e kur i kemi te freskëta premtimet parazgjedhore të kësaj qeverisje, se ka për ti luftua të gjitha të këqijat e këtij vendi,  e në rendë të parë krimin e organizuar dhe korrupsionin,  ka fillua ajo procedurë dhe në disa raste po realizohen ato premtime, ku po shkarkohen e burgosen vepër kryesit e krimeve të ndryshme nëpër institucione dhe organizata punonjëse, sidomos  ata që nuk janë të pastër dhe janë pasuruar skajshëm, sepse Kosova është e vogël dhe gati në tërësi njihemi qysh moti mes veti.

 

Me fillimin e funksionimit të shtetit të së drejtës, në përgjegjësit që i ka ekzekutivi, ata të papastërit e që janë të pasuruar skajshëm, nuk janë  të rehatshëm, sepse po i shohin veprimet e institucioneve që i luftojnë krimet. Prandaj është e kuptueshme pse po tremben kaq shumë ish- qeveritarët e  deridjeshëm, të vlerësuar dhe të dëshmuar për krim e korrupsion në mandatet e tyre qeverisësë edhe në raportet e organizatave më kredibile  ndërkombëtarë, që kanë kërkuar  fillimin e reformave të thella institucionale nga Qeveria Kurti,  me  goditjen e krimit aty ku e ka fuqinë më të madhe të shkatërrimit të shtetit, në Bordet e Ndërmarrjeve publike. Tani përpos shkarkimeve nga ato borde do të jetë një̈ mundësi plus për të zbardhur dosjet e krimit që ka ndodhur për vite të tëra nga kapja e ashpër e lidhjeve të ngushta klanore, politike e familjare, dhe oligarkisë, që shumë ndërmarrje  me mundësi afarizmi pozitiv i kanë dërguar deri në falimentim, për ti blerë krimo politika “pa lekë” për pak para, sikur që ja bënë kurthin së fundi edhe ndërmarrjes më profitabile në vend Telekomit të Kosovës me Devollët, e ardhja e të cilit akoma mbetet e pa sigurtë dhe e pa qartë. Instituti Demokratik i Kosovës, ka publikuar së fundi një hulumtim të radhës që ndërlidhet me funksionimin e bordeve të ndërmarrjeve publike, ku ka konstatuar se Bordet të cilat udhëhoqën me ndërmarrjet publike qendrore gjatë vitit 2020, por edhe më herët, nga të gjitha qeveritë e deritashme të Kosovës, ishin borde të pastërti me emërime politika, prandaj i eshtë kërkuar qeverisë  Kurti që në këtë̈ proces të ndryshimit të ketë̈ kujdes për mërimë profesionale dhe  të pa varura nga grupet e interesit. Sipas KDI-së, praktika e deritashme  tregon shumë raste kur kandidatë të subjekteve politike për deputetë të Kuvendit të Kosovës ose kryetarë komunash që nuk kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur në zgjedhjet e viteve të fundit, janë përzgjedhur si drejtor të bordeve të ndërmarrjeve publike pavarësisht se a e kanë njohur atë punë ku tani janë përzgjedhur si drejtor. Këto veprime që po ndërmerren nga kjo qeveri, do të jetë kjo një sprove dhe një test serioz  që ta jep provimin, për atë që është premtuar dhe i është̈ besuar nga qytetarët. Prandaj tani është koha që kjo qeveri ti realizon premtimet e dhëna elektoratit, sepse vetëm në këtë mënyrë do t’ia zgjat mandatin kësaj qeverie që edhe në të ardhmen me vite të tëra ta qeverise Kosovën, sepse populli i dërmuar nga ata politikan udhëheqës të mëparshmit, janë zhgënjye në ta dhe padurim po e presin ndërhyrjet ligjore ndaj atyre të kriminalizuarëve, dhe t’iu konfiskohet pasuria e përfituar në bazë të krimeve.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".