Vetëvendosje në pushtet duhet ta shkëpus zinxhirin e zhvatjes prej dekadash nga oligarkët Devolli

Vetëvendosje në pushtet duhet ta shkëpus zinxhirin e zhvatjes prej dekadash nga oligarkët Devolli
Vetëvendosje në pushtet duhet ta shkëpus zinxhirin e zhvatjes prej dekadash nga oligarkët Devolli

Blerim Burjani

  • 13 July 2021 - 18:21

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Ligji për automjetet që herën e fundit nuk kaloi në komisionit parlamentar, ligj që është kundër monopolit në homologimin dhe e heq atë detyrim për automjetet e reja të importuara sikur e parasheh ligji, herët a vone duhet të votohet nga kuvendi. Deri me tash është zvarritur, por shkarkimet e bordeve nuk janë zvarritur.

 

Vetëvendosje duhet të vendosë a do ti toleroj Devollët apo do të ndërpres hallkën e ndikimit të tyre ekonomik. Devollët janë krijesë dhe sajesë politike. Vetëvendosje ka dy rrugë: të veproj duke larguar nga interesat e tyre apo të pranoj e të mos i prishë ndikimet e Devollëve. Kështu duhet vepruar edhe kur është çështja e Telekomit, Vales që duhet të mbyllet. Mendoj që Vala duhet të privatizohet plotësisht dhe të gjitha ndërmarrjet publike përveç hekurudhe dhe ujërave, privatizimi i Valës do të i shmangej Devollëve,  në të kundërtën Devollët e kërkojnë borxhin e tyre dhe të gjithë e din që Vala ka bankrotuar legalisht. Vetëvendosje dhe të gjitha partitë që kanë familjar të shumtë të punësuar dhe partiak mundohen ta shpëtojnë nga bankroti, mendoj që është vepër e rëndë të mbrohet krimi politik dhe partiak në vala900. Përplot gra e burra familjar të punësuar, motra e vëllezër, kunata dhe dajë, secili kryeministër në botë do ta privatizonte po sikur edhe ndërmarrjet tjera publike që janë  bërë strehë  familjare e të punësuarave dhe partive.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".