Helmimi në Deçan nuk është helmim i rastësishëm, kërkojeni në tokë e mos e kërkoni në qiell!

Helmimi në Deçan nuk është helmim i rastësishëm, kërkojeni në tokë e mos e kërkoni në qiell!
Helmimi në Deçan nuk është helmim i rastësishëm, kërkojeni në tokë e mos e kërkoni në qiell!

Dr. Hysni Aliu

  • 15 July 2021 - 11:27

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Epidemia e ditëve te fundit ne Komunën e Deçanit, eshte shqetësuese, pore edhe me shqetësuese eshte mënyra se si po i qasen institucionet kompetente kësaj problematike. Nga frika qe bizneset po shkojnë ne humbje, institucionet kompetente dhe profesionalistet e lemive duke përfshirë edhe infektologet kompetent po heshtin ndaj fakteve qe ata i dine shuma mire. 

Mënyrë me e mire për ta mbuluar krimin, eshte te kërkosh për krimin aty ku nuk gjendet, pra e orienton hulumtimin  ne drejtim dhe vend te gabuar.  Helmimi ne Deçan nuk eshte helmim i rastësishëm, dhe as i përqendruar vetëm ne komunën e Deçanit, pore eshte i përhapur edhe ne Peje e besoj edhe ne vise tjera te Kosovës. Nuk kemi te bëjmë me asnjë konspiracion, sikur dikush nga”  Serbia na e paska helmuar ujin” ashtu siç ne lehtë e natyrshëm besojmë duke e mbajtur ne mend te kaluarën, pore eshte infeksion i shkaktuar nga pakujdesia njerëzore.

Pra kemi te bëjmë me infeksion viral apo bakterial, i cili infeksion ndërlidhet me higjienën katastrofale neper hotelet dhe restorantet e Kosovës.  Unë personalisht, të premten isha në Pejë, dhe aty qëndrova në dy vende, në një hotel të njohur ku me familje pimë kafe, dhe në një restorant të njohur  ku kemi ngrënë ushqim, në Pejë. Menjëherë pasi konsumova kapuqinon e parë, brenda gjysmë ore vërejta një marramendje, por mendova që ishte vozitja ajo që më lodhi.

Pore me kalimin e kohës shenjat shtoheshin, marramendja veç arrinte kulminacionin, kështu që u detyrova ta ndërprej takimin me miqtë e mi të nderuar. Edhe bashkëshortja ime, më vonë më tregoi që edhe ajo kishte ndjerë marramendje  por më pak të theksuar. Në ditën tjetër shenjat veç sa mu shtuan dhe të hënën isha në gjendje ku vazhdimisht kisha vjellje, marramendje dhe turbullime, kështu që u detyrova ta shtyj një takim që kisha me mikun një tim të nderuar edhe këtu në Prishtine.

Njëjtë i ndodhi edhe bashkëshortes sime, dhe disa individëve që ishin me ne, pore jo në të njëjtën ditë. Zakonisht, shenjat që ndërlidhen me infektim nga ushqimi, paraqiten rreth dy orë pas konsumimit të ushqimit, në përgjithësi më pak se 24 orë nga përdorimi i ushqimit të infektuar. Nëse kemi të bëjmë me infeksion viral, atëherë koha e inkubimit është 1-3 ditë ndërsa tek infeksionet bakteriale koha e inkubimit është 2-5 ditë. Nëse kemi të bëjmë me Norovirus,  është  12-48 orë.

Për këtë virus nevojiten disa dhjetëra virus për të shkaktuar një infektim më të gjerë sepse ky virus përhapet nëpërmes duarve shumë lehtë.  Zakonisht infeksionet bakteriale nuk përhapen ose përhapen shumë pak nga një individ tek tjetri, dhe zakonisht përhapja e tyre ndërlidhet me higjienën e duarve. Mjafton një individ që përgadit ushqimin, që të jetë i pakujdeshëm dhe infeksioni është i pashmangshëm.

Përkundër infeksioneve virale që përhapen shumë shpejtë.  Unë po besoj që ky është infeksion viral.  Edhe tek infeksionet e zakonshme të traktit intestinal edhe te infeksionet me ushqim kemi shenja klinike të njëjta, pore ajo  që e dallon imfeksionin me ushqim nga infeksionet e zakonshme të traktit intrestinal  është se infeksioni me ushqim përcillet me vjellje të shpeshta dhe shumë të forta,  pore edhe me dhimbje të forta barku. Pjesa më e rrezikuar e popullatës janë: fëmijët nën moshën shkollore, pastaj nënat shtatzëna, të moshuarit dhe në përgjithësi individët me imunitet të dobësuar apo me sëmundje kronike.

Zbritja e tensionit të gjakut është shenjë e dehidrimit( humbjes së lëngjeve) që në këto raste është i zakonshëm, andaj komsultimi me mjekun është i domosdoshëm.  Për funde, i ftoj profesionistët e lëmisë, që të flasin hapur për këtë fenomen shumë të dëmshëm në Kosovë, mjetet e informimit, të ftojnë sa më shumë profesionistë të lëmive në emisionet e tyre televizive, për të informuar dhe edukuar popullatën në lidhje me rreziqet që ju kanosen dhe mënyrën e shmangies së tyre. Ndërsa një thirrje të veçantë kam për qeverinë e Kosovës, që të ngritët në nivelin e detyrës, dhe të angazhon inspektorët sanitar në çdo cep të vendit ku ofrohet ushqim në mënyrë që kënaqësia e njerëzve të mos shndërrohet në tragjedi. Njerëzit që punojnë nëpër restorante, detyrimisht duhet të ju nënshtrohen kontrolleve të vazhdueshme shëndetësore, në mënyrë që mos të jenë burim infeksioni për konsumatorët.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".