Mungesa e Autokombajnave dhe pasiviteti i Pushtetit Lokal po e rrezikojnë fushatën e korrjeve!...

Mungesa e Autokombajnave dhe pasiviteti i Pushtetit Lokal po e rrezikojnë fushatën e korrjeve!...
Mungesa e Autokombajnave dhe pasiviteti i Pushtetit Lokal po e rrezikojnë fushatën e korrjeve!...

Ismail Muçiqi

  • 16 July 2021 - 10:36

Shkruan:Ismail Muciqi

Këto ditë kur bujqit me padurim po presin  ti korrin arat e tyre për ta siguruar bukën e re, gjithandej Kosovës po ndihet mungesa e autokombajnave dhe po reflektohet papërgjegjësia totale e Pushtetit Lokal të Komunave të Kosovës, në mos organizimin me kohë të fushatës së korrje/fshirjeve.

Është shumë shqetësuese gjendja e organizimit dhe mobilizimit të strukturave nëpër fshatra dhe Bashkësi Lokale të cilat do duheshin që ti aktivizojnë Shtabet për korrje në nivel të bashkësive lokale në mënyrë që ta kordinonin planin operativë për marrjen e detyrave për grumbullimin e bukës së re.

Paradoksi edhe më i madh është se nëpër fshatrat e Kosovës nuk ka apo nuk funksionojnë strukturat udhëheqëse. Në shumë fshatra dhe Bashkësi Lokale qytetaret nuk kanë njohuri se kush është Kryetar i fshatit apo bashkësisë lokale të cilit do ti drejtoheshin.

Kjo gjendje e pasivitetit politikë nuk donë koment. Qytetarët me vite kanë harruar të tubohen në ndonjë mbledhje të fshatit apo bashkësisë lokale për ti prezantuar hallet dhe problemet e tyre. Me vite nuk organizohen tubimet e qytetareve dhe kjo ka bërë që bujku nuk din kujt ti drejtohet. Kjo anarki e mos organizimit qytetarë po ndikon edhe sot në mjediset e ndryshme. Bujqit janë në panik nga frika se moti i ligët, breshëri apo fatkeqësitë natyrore do tua dëmtojnë bukën e gojës.

Duhet theksuar se dikur kur ka pasur ndërgjegjeje dhe përgjegjësi nëpër bashkësitë lokale gjithandej Kosovës strukturat komunale bashkë me udhëheqësit e fshatrave kanë qenë shumë më të organizuara dhe më të suksesshëm sa here që ka filluar fushata e korrje/fshirjeve.

Sot sipërfaqja më pjellore e tokës së bukës në Kosovë po zvogëlohet përditë e më shumë për shkak të ndërtimit të egër të mafisë biznisore. Kjo ka bërë që për çdo vit të zvogëlohen sipërfaqet  e tokave pjellore dhe sasia e grurit. Të dhënat tregojnë se Kosova vet i përmbush nevojat e bukës vetëm 55% ndërsa sasia tjetër importohet nga vendet e ndryshme të rajonit. Sektori i bujqësisë është lënë anash vite me radhë nga Qeveritë e shkuara më së miri na tregojnë statistikat dhe aferat e keqpërdorimit me grande dhe subvencione duke pësuar fermerët dhe bujqit e Kosovës.

Kjo gjendje u debatua dje edhe në mbledhjen e Institutit Gap në Prishtinë në të cilën u konstatua gjendja dramatike në sektorin e bujqësisë dhe dështimet e institucioneve të shtetit karshi këtij sektori. Sesi do të përfundojë fushata e korrje/fshirjeve bujqit po i lutën Zotit që mos të kenë ndonjë breshër katastrofal.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"