Ministrja Gërvalla përgatitet për goditjen e radhës kundër krimit

Ministrja Gërvalla përgatitet për goditjen e radhës kundër krimit

Hajrullah Tërnava

  • 18 July 2021 - 08:55

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava


Sikur që po vërehet tani kjo qeveri,  në të vërtetë po bënë ç’mos për  ti luftuar të gjitha të këqijat në vend, edhe pse po ka rezistime dhe pengesa nga opozitarët në mënyra të ndryshme. Megjithatë në të gjitha ministrit po vërehet një luftë konstante kundër të gjitha  të të  këqijave, prandaj nëse ministresha Donika Gërvalla e ka pasur guximin për shkarkimin të ambasadoreve, nuk ka dyshime se ajo nuk do të hezitoj që t’jua heq edhe Pasaportat Diplomatike banditëve të ish Pushtetit të koalicionit PAN, tabelat zyrtare nga automjetet dhe të gjitha  benefitet tjera që mundë ti mbajnë për abuzim e keqpërdorim.

Është e pritshme që të fortit e politikës në opozitë do të tentojnë që edhe më tutje, në vazhdimësi ta vazhdojnë përpjekjen për të abuzuar me një pjesë të privilegjeve që i kanë pasur në të kaluarën si vegla të pushtetit të korruptuar, që edhe pas përfundimit të mandatit të mbajnë, ose pas shkarkimit nga detyra, të tregohen uzurpator dhe  ti shfrytëzojnë dhe abuzojnë me dokumentet diplomatike që ju sigurojnë benefite për lëvizjen tyre jashtë̈ vendit, sipas ligjit në fuqi, madje duke mbajtur edhe në vetura me tabela zyrtare  diplomatike. Mirëpo për këto detaje kur bëhet shkarkimi i diplomatëve ligji në fuqi i MPJ-së i shpjegon këto detaje e që duhen të gjithë t’iu përmbahen ligjeve në fuqi, dhe të gjithë pavarësisht pozitave në MPJ duhen t’iu përmbahen neneve që i parasheh ligji në fuqi, e sidomos nëse ata diplomat kanë ardhur në konflikt me ligjin në fuqi, e sidomos me këto shkelje është e mundur që janë kryer edhe vepra penale, prandaj të tillët duhet të procedohen në gjykatat kompetente dhe të tillët duhet ta dinë se ku e kanë vendin. 
 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".