Profesionalizimi dhe dekriminalizimi i administratës publike është kusht i hapjes së prespektivës evropiane

Profesionalizimi dhe dekriminalizimi i administratës publike është kusht i hapjes së prespektivës evropiane

Gani Qarri

  • 18 July 2021 - 15:32

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri


Duke pasur parasysh pengesat e vazhdueshme të mafisë politike dhe ish qeveritarëve e politikanëve të kriminalizuar, pastrimi urgjent i administratës publike dhe reformimi i kërkuar nga BE, do të jetë një nga misionet më të vështira për tu realizuar nga Qeveria Kurti 2, megjithëse tepër i domosdoshëm për liberalizimin e vizave, rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian, si dhe mënyrë e detyrueshme dhe kusht paraprak, që Kosova të mos humbas edhe njëherë, dhjetëra miliona donacione të BE-së të cilat ka vite që presin për ta mbështetur Republikën e Kosovës.


Pikërisht për shkak të rrëzimit të kundërligjshëm, të Qeverisë Kurti nga tandemi i huliganëve Thaçi-Mustafa dhe marrjen e kundërligjshme të pozitës së kryeministrit nga LDK dhe Avdullah Hoti, në mandatin e kaluar, mbi 20 milion euro të parapara si donacion për Kosovën, u bllokuan nga BE, në shenj mospajtimi me lojërat e kalkuluara kriminale politike nga kuislingu Hashim Thaçi dhe matrapazi  jugo komunist Isa Mustafa


Për aq më tepër vet shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka sqaruar edhe një herë se Kosova rrezikon t’i humbasë përsëri dhjetëra miliona euro donacione për shkak të mungesës së reformës, politizimit dhe stërngarkesës së madhe të administratës publike nga ish partitë e inkriminuara të cilat, jo vetëm se lanë vendin pa liberalizim të vizave dhe izoluan Kosovën nga gjithë bota demokratike, por pengojnë edhe reformat e kërkuara nga BE. Ndaj Tomas Szunyog, shefi i zyrës së BE-së ka paralajmëruar serish, se shansi për ti shpëtuar donacionet e humbura  nga mandati i kaluar klandestin i ish qeverisës me Avdullah Hotin, do të realizohet vetëm nëse Qeveria Kurti 2, arrin që përkundër pengesave të opozitës së inkriminuar, deri në fund të këtij viti të ndërmarr veprimet e nevojshme që kërkohen nga BE në fushën e reformës së administratës publike, pasi që në muajin dhjetor fillon faza e re e programit të mbështetjes, për vendet e rajonit. Kështu që, nëse deri atëherë, nuk realizohen reformat e kërkuara nga BE, në administratën publike…përsëri ka rrezik që Kosova të humb dhjetëra miliona, siç deklaron vet Tomas Szunyog. Pra në mënyrë që Kosova të mos i humb këto fonde, Szunyog ka sugjeruar që Qeveria e re, të përgatisë urgjentisht legjislacionin për pagat e shërbyesve civilë, rregulloret e reja dhe vendimet që e bëjnë zbatimin e legjislacionit, pasi që tanimë kemi një departament të ri në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili detyrë prioritare dhe specifike, ka rekrutimin e shërbyesve civilë, departament që në të kaluarën nuk ka funksionuar mirë as si duhet, prandaj edhe nuk ka pasur rekrutim të ligjshëm të shërbyesve të rinj dhe reformë në administratë. Për aq më tepër, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën, partitë e inkriminuar, në dy dekadat e fundit e kanë sjellë Kosovën, Szunyog ka theksuar se nga Qeveria e re duhet të përmbushen një numër i konsideruar çështjesh dhe një listë e tërë tragetesh deri në muajin dhjetor, të bllokuara nga ish pushtetarët e inkriminuar, në mënyrë që projekti i mbështetjes me donacionet e BE-së, të mos kthehet serish mbrapa në Bruksel. E gjithë kjo flet hapur, se sa pa hamendje, me çfarë vendosmërie dhe sa urgjentisht duhet të veprojë Qeveria Kurti, për pastrimin, depolitizimin dhe dekriminalizimin e tërësishëm të administratës publike, për ti realizuar reformat e parashtruara nga BE si dhe realizuar programin Qeverisës, në mënyrë që të mos humben gjithë këto donacione të vlershme të BE-së, me rëndësi jetike për ecjen e vendit përpara dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve, për të ruajtur besimin e madh të votuesve të vetëdijshëm që kanë sjellë serish Qeverinë Kurti në krye të vendit, si dhe arsyetuar mbështetjen e BE-së dhe atë ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe Qeverisë së re.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".