Nga [100] premtimet e Shpend Ahmetit [72] Premtime nuk u realizuan asnjëherë.?!

Nga [100] premtimet e Shpend Ahmetit [72] Premtime nuk u realizuan asnjëherë.?!
Nga [100] premtimet e Shpend Ahmetit [72] Premtime nuk u realizuan asnjëherë.?!

Ismail Muçiqi

  • 19 July 2021 - 08:31

Shkruan:Ismail Muciqi

Kryetari i Komunës së Prishtinës gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017 ka premtuar gjithsej 100 premtime te cilat i kanë nda në dhjetë fusha.

1 Lagjja jonë e pastër me rregull e rend.

2 Lagjja jonë me Sport dhe Rekreacion.

3 Mobilitet dhe parkingje edhe në lagjen tonë.

4 Prona jonë e barabartë në planifikim.

5 Shëndet dhe Mërqinje Sociale për të gjithë.

6 Lagjja jonë me arsim të mirëfillte.

7 Zhvillim në çdo cept.

8 Art në lagjen tonë.

9 Infrastrukturë në çdo lagje dhe ,

10 Ndërmarrje Publike në shërbim të qytetareve.

Nga kjo del secila fushë përmban në vete premtimet e veçantë dhe numri i përgjithshëm i tyre është 100. Nga raporti i Organizatës Iniciativa për progres INPO. Gjatë periudhës 4 vjeçare të mandatit të Kryetarit të Komunës së Prishtinës janë përmbushur vetëm 28 premtime dhanë qytetareve gjatë fushatës zgjedhore. Shpend Ahmeti në mënyrë të heshtur dhe përfite i shfrytëzojë dy mandate në krye të Prishtinës duke i realizuar qëllimet e ti dhe të klanit të tij të përbashkët të cilët asnjëherë nuk i kërkuan falje qytetareve për dështimet e tyre programore të zhvillimit të gjithmbarshëm të Kryeqytetit të Kosovës.

Ky me dinakëri qëndrojë në krye të Komunës duke e shfrytëzuar mandatin e fituar nga Lëvizja Vetëvendosje të cilës në mënyrë të pa ndershme ja ktheu shpinën më vonë duke u munduar bashkë me shokët e ti ta përqaj këtë subjekt politikë, për ta marrur kalanë nga brenda. Shpend Ahmeti i njohur si kalkulant dhe njeri i cili din të notojë sa here që ka turbulenca politike dhe sa here që ndërrohet pushteti dhe Qeveria qendrore. Të dhënat dhe raportet e organizatave të cilat e monitorojnë punën e Qeverisjes në Komunën e Prishtinës tregojnë në mënyrë të detajuar për realizimin e projekteve të premtuara gjatë mandatit para qytetareve të Prishtinës. Të dhënat tregojnë se Qeverisja Komunale e Shpend Ahmetit do të mbahet mend gjatë për paaftësinë udhëheqëse dhe dështimet e tija të një pas njëshme, në udhëheqjen e Pushtetit Lokal të Prishtinës.

Dështimet e ti janë të shumta por po i përmendem vetëm disa të cilat janë të lidhura me jetën e përditshme të qytetareve. Gjendja tregon se asnjëherë në Prishtinë nuk u ndërtua Tregu i Pemëve dhe perimeve si nevojë jetike për banorët e Kryeqytetit. Dështoj renovimi i Pallatit të Rinisë, dështojë ndërtimi i objekteve shkollore për të cilat u kishte premtuar qytetareve si për shembull Shkolla në Veterrnikë në Kolovicë në Badovc dhe në disa pjesë të Kryeqytetit ku numëri i nxënësve është trefishuar. Shpend Ahmeti dështoj edhe në ndërtimin e Teatrit Publikë në ndërtimin e sallës Koncentrale si dhe në zgjerimin e hapësirave publike si janë çerdhja e re në Kalabri ajo në Veterrnikë në Kolovicë në Bardhosh dhe në disa vende tjera.

Duhet theksuar se premtimet e Shpend Ahmetit dhanë qytetareve të Prishtinës gjatë mandatit qeverisës ishin edhe.. përfundimi i dy kolektorëve në Matë dhe Kalabri por fat të keq Komuna nuk ka arrit që ti përfundojë këto dhe gjendja në teren është e njëjte dhe paraqet rrezikë të madh për jetën e qytetareve. Premtimet e Kryetarit të Komunës dhënë qytetareve ishin të shumta.. Rritja e fushave sportive nën menaxhimin e ndërmarrjes “Sport dhe Marketing”, përkundrazi kjo ndërmarrje nuk i solli ndonjë të mirë Prishtinës por i krijoj humbje vetes dhe është në pikëpyetje të funksionojë më tutje.

Qeverisja e Shpend Ahmetit gjatë mandatit 4 vjeçar u përfol se e ndihmojë  mafia e ndërtimit të egër të kompanive ndërtimore të dyshimta?. Në fund po theksojmë se 100 premtimet e Shpend Ahmetit dhënë qytetareve të Prishtinës ishin boshe dhe mashtrime të cilat e dëmtuan zhvillimin e përgjithshëm të Kryeqytetit dhe e vështirësuan jetën e qytetareve. Shpend Ahmeti i shfrytëzoj dy mandate në krye të Prishtinës duke qëndruar nën hije larg, duke i shfrytëzuar rrethanat e politikës qendrore dhe në anën tjetër duke punuar për interesat e tija personale dhe të klanit politikë i cili punojë kundër Lëvizjes Vetëvendosje e këtë realitet po e vërteton koha. Prandaj në fund duhet theksuar se Shpend Ahmeti ishte dhe do të mbetet kryetari më i dështuar i cili ka udhëhequr me Komunën e Prishtinës që nga lufta e dytë botërore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".