Po “Srpski svet”, por vetëm brenda Shumadisë !

Po  “Srpski svet”, por vetëm brenda Shumadisë !
Po  “Srpski svet”, por vetëm brenda Shumadisë !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 21 korrik 2021 - 09:29

Barometri diplomatik

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Kjo sintagmë “srpski svet” nuk paraqet kurrfarë rreziku real për fqinjtë (duke qenë se nuk ndodhemi në shekujt XIX dhe XX), mbase pikësëpari ka për qëllim fshehjen e kryerjes së gjenocideve të deritashme të Serbisë ndaj shqiptarëve; ndaj kroatëve dhe ndaj myslimanëve boshnjakë në Bosnjë.

Ndërkaq, një nga parullat dhe nga akuzat më të rrezikshme serbe, që po i bëhen Kosovës në Dialogun e Brukselit (2011-2021), është kjo : “Jeta e serbëve në Kosovë, është bërë e pamundshme, mbase po u mohohen të gjitha të drejtat dhe liritë elementare…”!?

Kjo akuzë e shpifur dhe krejtësisht e gënjeshtërt, sheshit do të thotë se, Serbia në çdo kohë është e gatshme, që të ndërhyjë në Kosovë për t’i marrë në mbrojtje serbët e “diskriminuar” dhe të “pambrojtur” nga institucionet dhe nga organet shtetërore të Republikës së Kosovës. Kështu ia patën filluar çetnikët serbomëdhenj në Kosovë, më 1987, kur e sollën për vizitë dhe për mbështetjen e tyre, kryekriminelin Slobodan Milosheviq. Po në këtë stil, tani Beogradi ka filluar ta destabilizojë rendin dhe sigurinë në Kosovë, duke dërguar eksponentët e tyre, si atëfarë Dara Gashiqin në Gjakovë përmes së cilës po orvatën, që të gjejnë mënyrën dhe momentin e përshtatshëm të ndërhyrjes së ushtarake dhe policore të Serbisë në Kosovë.

Mirëpo, forcat policore dhe të sigurisë së Kosovës, si dhe ministritë e tyre përkatëse së bashku me Qeverinë, duhet të jenë në gjendje gatishmërie, që t’i përgjigjen çdo provokimi  dhe infiltrimi të spiunëve dhe të elementeve terroristë të Beogradit, i cili Dalogun e Brukselit po e shfrytëzon vetëm për të fituar në kohë, sepse vetë janë bllokuesit dhe penguesit kryesorë të tij.

S’ka më “srbovanje” në Kosovë !

Nuk do të ketë më serbizim dhe gjenocid në Kosovë  e as në Kroaci dhe,  as në Bosnjë (1989-1999).Prandaj,   kurrë nuk do të ketë një "botë të bashkuar serbe" në territoret autoktone të Kroacisë dhe Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Prandaj,  presidenti Vuçiq dhe “piuni” i tij, Vulin le të gënjenë dhe le të vajtonë sa të duan para Evropës dhe Botës, sikur gjoja "Serbët janë të rrezikuar në Kosovë dhe Kroaci"!?

Kjo është një gënjeshtër e pastër idiotike dhe e turpshme e zyrtarëve politikë të Beogradit, siç janë Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiç dhe Aleksandër Vulin, të cilët përmes kësaj akuze  sheshit po paralajmërojnë ndërhyrjen ushtarake të Serbisë në Kosovë, gjoja për t’i mbrojtur “serbët e rrezikuar”, ashtu siç vepruan edhe në prill të vitit 1987, kur  shovinistët çetnikë serbë kosovarë me kryeorganizatorin e tyre Miroslav Sholeviq në krye, organizuan një demonstratë të madhe antishqiptare në Fushë-Kosovë (duke gënjyer dhe shpifur se ekzistenca dhe jeta e serbëve ishte në rrezik nga shqiptarët...) , ku  Slobodan Milosheviqi nga dritarja e Shtëpisës së Kulturës iu drejtua demonstruesve të tërbuar serbë : “"Niko ne sme da vas bije" (24-25 prill 1987).

Serbomëdhenjtë, të mos i harrojnë mizoritë, masakrat dhe gjenocidin  e tyre në Kosovë (1878-1999)!

Gjithshtu, t’i braktisin këto parulla  ideologjike mitomane dhe fashistoide anticivilizuese serbomëdha : “Svi srbi u jednoj drzavi”,  “Srspki svet”, “Kosovo je Srbija”, “Hrvatska Dalmacija i Slavonija je srpsko”…etj.  Me këto fantazi Serbia e as serbët nuk kanë asnjë gjasë të pajtohen dhe t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre si popuj dhe si shtete fqinje në Ballkan, por duhet ta ndjekin shembullin e  BE-së së integruar dhe demokratike. Ky është opsioni i vetëm realist, që mund t’i shpëtojë dhe pajtojë popujt e armiqësuar në Ballkan, siç është Serbia me fqinjtë e saj (Kroacia, Bsonja dhe Kosova).

 

Ndryshe, me  krijimin e “srpski svet” – “svi srbi u jednoj drzavi”, “Kosovo je Srbija” etj. Serbia e as serbët kurrë nuk do të gjejnë gjuhë të përbashkët as me kroatët, as me shqiptarët e as me myslimanët boshnjakë të Bosnjës.

Të gjitha këto janë projekte, plane dhe ëndrra të shkreta shumëshekullore të Serbisë (1844-2021) për të dalë në Detin Adriatik, me qëllim të defaktorizimit gjeostrategjik, gjeopolitik, gjeoekonomik, tregtar dhe ushtarak të Kroacisë dhe të Shqipërisë. Kjo është përmbajtja e  së ashtuquajturës “bota serbe” e autorit Aleksandër Vulin, përkatësisht e Slobodan Milosheviqit. Mirëpo, as shqiptarët, as kroatët e as hungarezët nuk do të duhej të viktimizoheshin nga kjo ëndërr imagjinuese shekullore e Serbisë së Madhe.

***Aleksandar Vulin (ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë): “ Detyrë e kësaj gjenerate të politikanëve është krijimi i botës serbe ku do t’i bashkojmë të gjithë serbët.”

-Bashkimi i të gjithë serbëve në një të ashtuquajtur “Srpski svet” të Aleksandër Vulinit, është çështje serbëve, POR,  ama vetëm brenda kufijve historikë  të Serbisë, pa Vojvodinën hungareze dhe kroate; pa Preshevën, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën shqiptare; pa Novi Pazarin dhe pa Kosovën e Shqipërisë Etnike. Dhe, pa dalje në Detin Adriatik.

Thjesht për faktin se në Kroaci (nuk ka fuqi që e serbizon territorin e saj) serbët kanë statusin e minoritetit nacional, nuk janë komb. Po ashtu, edhe në Kosovë, serbët janë minoritet nacioal, nuk janë komb. Prandaj, nuk fuqi që e ndryshon këtë gjendje reale në terren as në Kroaci e as në Kosovë.

Si rrjedhojë e këtij prononcimi idiotik dhe tejet naiv  me mesazh të fortë neofashist milosheviqian për rizgjerimin e territorit të Serbisë së Madhe në dëm të popujve fqinj (sidomos të kroatëve dhe të shqiptarëve), menjëherë reaguan me arsye shumë njerëz në Kroaci, në Bosnjë, në Vojvodinë, në Novi Pazar, në Kosovë dhe në Iliridë, mbase  u trazuan keq nga deklarata e tillë fashistoide dhe antipaqësore e Aleksandar Vulinit, se gjoja  sipas këtij budallai, është i domosdoshëm krijimii i  një “bote serbe” (sepse sipas këtij analfabeti politik, “ende nuk qenka zgjidhur çështja nacionale serbe”. Kjo është rrenë, padituri dhe turp për një ministër të tillë, që nuk e njeh historinë e vet) , gjë që disa prej tyre me të drejtë kritikuan ashpër  shfaqjen e parullës “srpski svet” të Vulin karagjozit, sepse ajo mund të risjellë tragjedi dhe katastrofa të reja për popujt dhe për territoret joserbe të Ballkanit, ashtu sikurse dikur në dekadën e fundme të shekullit XX, me ç’rast Serbia  kreu  tri (3) gjenocide në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1989-1999).

Parulla “srpski svet” nuk është e Vulinit, por e Slobodan Milosheviqit !

S’ka problem, kjo “gjeneratë e re” e politikanëve serbë me Aleksandër Vuçiqin (president), me Aleknsadër Vulinin (ministër policor) dhe me Ivica Daçiqin(kryekuvendar” në krye, mund ta formojnë “botën serbe”, por, paraprakisht, është e domosdoshme, që t’i lirojnë të gjitha tokat e pushtuara, të aneksuara dhe të kolonizuara me dhunë dhe me gjenocid të kroatëve dhe të  shqiptarëve, përkatësisht të Kroacisë  dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan (1878-1999).

Shikuar në kuptimin më të gjerë, krijimi i “botës serbe” është produkt politiko-propagandistik racist dhe gebelsian i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Serbe në Beograd, i Kishës Ortodokse Serbe dhe i vetë shtetit serb, i trashëguar, i përpunuar, i ‘modernizuar’ dhe i përditësuar nga Platforma “Naçertanije” e Ilija Garashaninit (1844), si dhe nga ‘elaboratet programore’  të “shpëtimtarëve-unifikuesve” të rremë të kombit serbë: Jovan Cvijiq, Vaso Qubriloviq, Ivo Andriq, Dobrica Qosiq…, dhe Slobodan Milosheviq, të cilët ishin “arkitektët”  dhe ideologët kryesorë për shfarosjen e kombit shqiptar dhe të kolonizimit të territoreve të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Mos e dhashtë Zoti çfarë mendon budallai dhe injoranti Vulin

Që  ideja e marrë dhe perverse politiko-propagandistike e budallait shovinist serb Aleksandër Vulin të bëhet realitet, sepse krijimi i “botës serbe” do të shkretonte dhe digjte flakë Ballkanin, ashtu sikurse e dogji dhe e shkrumoi Slbodan Milosheviqi (mesia i popullit qiellor serb) në vitet ’90 të shekullit XX, ku nën flamurin e tij “Samo sloga spashava Srbiju” dhe, nën parullën hegjemoniste, militariste dhe kolonialiste “SVI SRBI U JEDNOJ DRZHAVI” Serbia i kreu tri (3) gjenocide: në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999).  

Së këndjemi edhe parulla nacionalshoviniste etnocentrike e Aleksandër Vulinit “krijimi i një bote serbe” ka të njëjtin kuptim dhe domethënie të idesë strategjike të Slobodan Milosheviqit “Të gjithë serbët në një shtet të përbashkët”. Mirëpo, në vend të realizimit të kësaj ideje të çoroditur nazifashiste gjenocidale dhe anticivilizuese,  serbët e Koracisë, të Bosnjës, të Sllovenisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë Veriore  nuk ia arritën të bashkohen në një shtet me Serbinë e Madhe të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit, të Ivica Daçiqit, të Aleksandër Vuçiqit, të Aleksandër Vulinit…etj., edhe pse bandat paramilitare, militare dhe policore çetniko-fashiste të Serbisë së Slobodan Milosheviqit kryen tri(3) gjenocide ndaj kroatëve, ndaj myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë (1989-1999).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".