Sa e rafinuar është politika serbe!

Sa e rafinuar është politika serbe!
Sa e rafinuar është politika serbe!

Skender Kapiti

  • 22 July 2021 - 09:43

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Para ca ditësh Presidenti turk Erdogan bëri një deklaratë për mbështetje dhe lobim    për njohjet e Kosovës, gjë e cila nuk u pëlqen dhe është kundër politikës së Beogradit dhe të aleatëve të saj që nuk e njohin shtetin e Kosovës. Ndërsa po ta shohim reagimin e Beogradit , shikojmë se ai është një reagim mjaft finok dhe i rrafinuar, duke mos dalë në kundërshtim kundër Erdoganit me fjalë bombastike por duke thënë  “kjo është reale sepse Turqia është fuqi e madhe e Edogani lider i madh”, shkruan “Kurir” Pra vertetohet ajo se Serbia gjithmonë tregohet e matur dhe e kujdeshme me të fortët dhe agresive dhe shoviniste me fqinjët, pra me shqiptarët.

Pse e bën këtë Serbia?!

Ajo duke qëndruar “urtë” e “butë” nuk dëshiron që të prishet as me shtetet e fuqishme që janë mike të shqiptarëve, nuk don që të acarojë marrëdhëniet as me Amerikën e as me Gjermaninë e madje as me Turqinë e cila po armatos Kosovën si dhe lobon për njohjet e saj. Shikoni se sa e rafinuar është politika serbe, kur thotë se kerkon integrimin në BE dhe e orientuar nga Perendimi, dhe nga ana tjetër ka deklaruar e shpallur aleatë strategjik Rusinë e Kinën.A mos do ta quajmë të gabuar afrimin e Kryeministrit Kurti me Greqinë e që i kërkron asaj njohje për Kosovën kur Kurti madje për të përfituar njohjen e Greqisë  e fton atë që të jetë   lider në Ballkan, kur dihet se Greqia gjithmonë ka qenë mike dhe aleate e Serbisë kundër shqiptarëve?! Edhe sikur të mundësonte  politika shqiptare që edhe Kinës t’ia “mbushte mëndjen”që ta njohë edhe ajo Kosovën kjo do të kishte qenë një sukses i madh apo jo.

Nëse do të lobonte për Kosovën  p.sh. Vatikani apo Izraeli sa shumë të “ekzaltuar” e të zhurmshëm  do të kishin qenë islamofobët dhe sipërfaqësisht edhe ndonjë patriot i rrejshëm e kriptoproserb.

Nëse Erdogan lobon Kosovën, Turqia nuk ka pretendime territoriale dhe a nuk e ka në kufi Kosovën sic ndonji injorant thotë se Kosova nuk është as tokë turke e as serbe. Ështe vërtetë  dhe këtë e dinë e gjithë bota dhe jo vetëm shqiptarët se Kosova nuk është  tokë turke e as amerikane, as italiane  e as gjermane, por është vetëm Serbia ajo që  e quan atë tokë serbe, madje djep të Serbisë. Por dihet se ishte edhe superfuqia rajonale, Turqia,   ajo që mori pjesë në bombardime kundër Serbisë për clirimin e Kosovës shqiptare, dhe është po shteti turk dyti pas SHBA-ve që e njohu Kosovën.

Këto u duhet thënë  injorantëve por sidomos si  ballafaqim kundër turkofobëve të cilët i dinë por bëjnë sikur nuk i dinë këto  u nisur nga verbëria urrejtëse dhe fanatizëm urrejtës kundër Turqisë ata kurrë nuk thonë ndonjë të vërtetë për Turqinë si mik i madh i shqiptarëve.

Serbia në strategjinë e saj e ka si projekt e synim që të punojë edhe për prishjen e marrëdhënieve miqësore e vëllazërore të shqiptarëve me shtetet e me popuj të tjerë. Por ndërsa  të vetëquajturit “patriotët” turkofobë shqiptarë, disa farë analistësh, intelektualës, opinionistë e mediatucë shihen e vihen re përpjeklet djallëzore dhe mercenare të tyre që kanë si qëllim po atë të politikës së Beogradit:  atë të percarjes së marrëdhënieve shqiptaro-turke. Ata , pra trurkofobët shqiptarë arrijnë deri atje sa që janë kundër vizitave të personaliteteve shqiptare në Turqi dhe anasjelltas; ata paragjykojnë gjithcka pozitive me rëndësi jetike e strategjike të marrëdhënive shqiptaro-turke dhe të ndihmave që jep Turqia në ditët më të vështira për shqiptarët.Deri atje arrin urrejtja e fanatikëve turkofobë e antishqiptarë se pavarësisht se politika e shtetit turk ndaj Kosovës është krejtësisht e kundërt madje dhe në përplasje me atë ruse e kineze për Kosovën, islamofobët mercenarë shqiptarë mundohen me djallëzi dhe me paturpësi që ta përafrojnë  në një plan shtetin turk me atë rus e kinez, dhe duke edhe u orvatur që nëpërmjet turkofobizmit të tyre ata përpiqen që të largojnë dhe ta devijojnë vëmëndjen e opinionit  nga genocidi serb,  duke trilluar me injorancën e tyre djallëzore në përpjekje për ta  “aktualizuar”  të kaluarën mesjetare të Perandorisë osmane.

Pra është mjerim që disa mercenarë dhe pseudo e mashtruso-intelektualë u rrinë akoma edhe sot “besnik” sloganeve e parullave ateiste, turkofobe e  islamofobe të ideologjisë fetaro-kryqtare mesjetare dhe të letraxhinjve komunisto-ateist e sllavo-bizantinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".