Kontrata e manipuluar 8 milionëshe për FSK-në nga krimi i organizuar, godet imazhin në organet e sigurisë së shtetit

Kontrata e manipuluar 8 milionëshe për FSK-në nga krimi i organizuar, godet imazhin në organet e sigurisë së shtetit
Kontrata e manipuluar 8 milionëshe për FSK-në nga krimi i organizuar, godet imazhin në organet e sigurisë së shtetit

Xhevat Meha

  • 22 July 2021 - 18:22

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

 

Me sa kujtoj unë, kjo kontratë ka disa vite që është nën kontest. Se çfarë vërtet ka ndodhur, duhet që prokuroria ta hetoj dhe të nxjerr dëshmitë. Po pikërisht tek segmentet siç janë institucionet përgjegjëse për zbatueshmëri të ligjit qëndron problemi më i madh. Se sa e si do të punoj prokuroria dhe me vonë eventualisht gjyqësia jemi në pritje.

 

Ajo çka mundë të thuhet me siguri është se hajnia masive është instaluar dhe kultivuar në mënyrë të organizuar. FSK nuk ka pasur dhe nuk ka nderin dhe privilegjin që të jetë e liruar nga kjo hajni masive. Përkundrazi, segmentet me shkallë të lartë të besimit tek qytetarët siç janë FSK, policia, gjyqësia etj. posaçërisht kanë qenë atraktive për instaluesit e hajnisë masive që të jenë të përfshira. Synimi i instaluesve të hajnisë masive ka qenë dhe vazhdon të mbetet që institucionet e Kosovës përveçse të jenë sa më jo-funksionale dhe jo-efikase, mundësisht të shkatërrohen sa më shumë në mënyrë që të humbë çfarëdo besimi i qytetarëve të Kosovës në institucionet e shtetit të Kosovës ku me këtë edhe do të bëhej Kosova shtet jo-funksional edhe zbrazja e Kosovës do të ishte maksimale.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".