Të adresohet përgjegjësia politike për tentativën e taksës së automjeteve prej 5 euro, njerëz të krimbur nuk guxojnë të jenë pjesë e kësaj qeverie
Shkruan: Dr.Hysni Aliu
Pezullimi i taksës 5 eurove për kontrollin teknik të automjeteve, është një lajm shumë i mirë për secilin nga ne, sepse kjo tregon që kjo qeveri është me këmbë në tokë, e si rrjedhojë din të reflekton dhe të reagon pozitivisht në reagimin e opinionit publik. I mençuri, edhe dëgjon, edhe din, edhe pyet, së paku kështu kanë thënë të moshuarit. Dobësia më e madhe për një individ apo qeveri është kur e mbron të keqen, ashtu siç vepronin këta që për 20 vite na robëruan dhe deshën ta copëtojnë edhe Kosovën për interesat e tyre individuale.
Kjo taksë, u planifikua nga Pale Lekaj i AAK-se një Dr. specialist i korrupsionit, vazhdoi kjo çështje heshturazi me Lumir Abdixhikun e LDK së që ja mban vetes për të pa korruptuar, kaloi po ashtu në heshtje edhe tek Arban Abrashi, ndërsa së fundi erdhi tek Ministri Liburn Aliu dhe Zv. Ministri Hysen Durmishi, e që ky i fundit me vetëdije apo pa vetëdije deshi ta vazhdon dhe fillon ta zbaton financimin e mafisë ashtu siç kishin planifikuar të tjerët më herët. Zv. Ministri Durmishi, është dashtë që me kohë ta dërgon në prokurori këtë çështje për hetim, ashtu siç kanë bërë me disa raste tjera e jo të tentoj ta shndërroj në një korrupsion të madh në një korrupsion pak më të vogël.
Çështja e taksës për tiketën e automjeteve ishte shume shqetësuese, sepse ky proces u shty përpara pikërisht kur kryeministri Albin Kurti ishte për vizitë dy javore në Greqi, ndërsa këta këtu pra Zv. Ministri Durmishi sipas të gjitha gjasave së bashku me Ministrin Liburn Aliu e shfrytëzuan rastin e një hapësire që ju dha për korrupsion dhe vepruan.
Është e pa pranueshme që në një qeveri me duar të pastra të qëndrojnë ministra, njerëz që japin shenja se janë etikisht të manipulueshëm dhe jo rezistent ndaj korrupsionit apo merakli të mëdhenj të parasë. Në realitet, ministri Liburn Aliu që nga fillimi nuk është dashtë të vendoset në atë pozitë duke ditur që është i akuzuar për korrupsion, ndërsa ky tjetri zv. Ministri Durmishi po jep shenja që ka ”lidhje të shkurtë” me korrupsionin.
Në çdo rast, këto janë çështje që z Kurti së bashku me zonjën Osmani duhet ti analizojnë në thellësi, ku këta dy ministra së bashku me zonjën Gërvalla që po shquhet për pakujdesi dhe jo profesionalizëm duhet të largohen nga pozitat që i mbajnë nëpërmes të një riformatimi të qeverisë së Kosovës. Shkurt e shqip, njerëz të krimbur nuk guxojnë të jenë pjesë e kësaj qeverie, përndryshe do të ketë dëshpërim dhe dështim.
Nga ana tjetër, e lexova deklaratën e LDK se, ku këtë qeveri e quan qeveri e PRAKTIKANTEVE, ishte fjali fyese për mua, duke i njohur shuma mirë se si kanë vepruar bash këta ”PROFESIONISTET E HAJNISË” në të kaluarën, andaj vendosa të shkruaj. Këta kërkojnë dorëheqjen e ministrit për një kontratë të trashëguar nga qeveritë e kaluara, pas një reagimi të matur dhe shumë të pjekur të kësaj qeverie në krye me z Albin Kurtin. Nuk me brengosi kërkesa për dorëheqje, por fjalori i përdorur, ”praktikant”.
Kur mundohesh ta shikosh dikën nga lart, duke tu dukur vetja i madh apo i dijshëm, ajo për mua si mjek me ngjan me dikën që ose është totalish i paditur, ose është në një gjendje manie, ku mendon që e tërë bota sillet rreth tij, ose është aq mashtrues patologjik sa që shfrytëzon çdo vrimë mini për të njollosur dikën që me mish e shpirt po punon për ta nxjerrë vendin nga gërmadha që bash këta ”profesionistët ”që veten e quajnë akademik, ndërsa me vepra ja tejkalojnë edhe mafisë së drogës e futen. Le të tregojnë këta të LDK-së për hajnit e veta miliardëshe, dhe mënyrat e pasurimit të tyre, ku së fundmi pikërisht nën udhëheqjen e tyre u vodhën nga arka e shtetit në pikë të ditës , me kode të qeverisë Hoti, dhe me ministër të LDK-së se më shumë se 2 milion euro , dhe kurrë nuk patëm asnjë dorëheqje apo përgjegjësi për vjedhjet që u bënë. Vjedhjet në dhomat e dëshmive, e hajni të tjera.
Po, është krenari të kesh edhe PRAKTIKANT në një qeveri shtet ndërtuese, është krenari të jesh pastrues, është krenari të mbudhesh bërllokun aty ku është, sepse po i shërben shtetit tënd dhe një qeverie që po e shthur robërinë që ju i shkaktuat vendit tuaj për 20 vite, por është aq e tmerrshme sa që s’ja vlen as të flitet kur ju nga të vetëquajturit profesionist, profesor e akademik, u shndërruat në njerëz që udhëheq një qeveri që përbëhej nga hajna e robërues profesionist.
Të mos dish e të gabosh është njerëzore, të pyesësh është njerëzore, të reflektosh në gabime është edhe më njerëzore, por të jesh akademik, profesor e profesionist e të robërosh e vjedhësh shtetin tënd është gjëja më mizore që mundë ti bëj një njeri për popullin e vetë. Ju e keni vendin në burgjet e Kosovës, dhe në realitet, jeni aq shumë sa që nuk ju zënë burgjet, dhe aq shumë keni bërë krime ndaj njerëzimit në kohë paqe sa që bukën që do ta hani në burg do ta keni haram. Turp ju qoftë. Juve mund të ju përshkruhet gjenocidi i katërt, pas këtyre tre të Serbisë.
Po them kështu sepse, si pasoj e robërisë suaj, pra të juve akademikëve e profesorëve, që nga paslufta u larguan nga Kosova një milion njerëz, me dhjetëra mijëra vdiqën si pasojë e mungesës së kujdesit shëndetësor adekuat, qindra bënë vetëvrasje, e mijëra të tjerë mbeten në karrocë sepse ju i vidhnit paratë e buxhetit duke mos lejuar zhvillimin e shtetit që ju si profesionist e udhëheqëshit. A nuk është ky gjenocid modern që vetëm ju ditët ta bënit me aftësitë e juaja akademike.
Çka mendoni ju të ligj, që reagoni kështu në një vendim reflektues, a e kuptoni se çfarë pasojash psikologjike do të ketë reagimi i juaj antisocial, nëse sërish në të ardhmen kjo qeveri bënë ndonjë gabim, a do të guxojnë të reflektojnë në të ardhmen në ndonjë gabim që mundë të jetë shumë njerëzore, duke ditur se sa pafytyrësish e keqpërdorni reflektimin e një qeverie të dinjitetshme. Ju nuk do fitoni vota në këtë mënyrë, ju do të fitoni fundosjen edhe më të thellë sesa që pësuat në zgjedhjet e kaluara, posaçërisht kur paraja e vjedhur fillon të ju harxhohet dhe bizneset kriminale fillojnë të ju shuhen. Mësyni kah Serbia, sepse siç po duket atje i keni miqtë e këtu i keni armiqtë përndryshe nuk do vepronit kështu.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".