Demokracisë i duhen shumë parti politike!

Demokracisë i duhen shumë parti politike!
Demokracisë i duhen shumë parti politike!

Muhamet Kelmendi

  • 23 July 2021 - 14:03

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 - Skema politike e Kosovës ka parti. Mirëpo ato parti janë mjaftë të amortizuara dhe kanë rënë në produktivitet. Këtej del fakti se ka nevojë për parti të reja politike. Ndaj çështja se a duhet apo jo edhe një parti e re është një çështje jo relevante. Në sistemet demokratike borgjeze dhe shumë partiake ka mundësi të krijohen parti të ndryshme politike.

Ndërsa, Kuvendi i Listës Serbe është tepër i pa rëndësishëm. Fare nuk luan rol se a e ka mbajtur Lista serbe Kuvendin apo jo të partisë? Kjo fare nuk ka rëndësi, sepse ai është tipik Kuvend i parëndësishëm, kur dihet se dirigjohet dhe vendimet e udhëheqësit dalin në Beograd. Lista Serbe është parti e Vuçiqit. Mbajti a nuk mbajti Kuvend, nuk ka rëndësi dhe çdo gjë është formale. Kuvendi është formal. Kryetar është krimineli Vuçiq. Sistemi demokratik lejon numër të shumtë të partive politike.

Ligji mbi partitë politike ekziston. Mbi atë krijohen partitë parlamentare dhe lëvizjet e ndryshme në vend. Në skenën politike të Kosovës ka nevojë për parti. Partitë politike ekzistuese janë amortizuar dhe Republikës i duhen parti tjera të reja dhe produktive. Konkurrenca e forcon demokracinë në vend. Nga ajo nuk ka vendi të këqija

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".